Vrasesi dashuruar ....''lamtumire Gerta ''

ida angel

:)
V.I.P
Falenderoj mikun e Gretës i cili rrëfeu ngjarjen sinqerisht, duke mundësuar kështu krijimin e këtij tregimi. Faleminderit E.S U prehsh ne paqe Gerta


1-4.gif

...Dhe ajo një ditë e martë me pak diell. U ngrita herët në mëngjes dhe diçka më thëmboi në zemër. I përngjante një parandjenje të keqe... U vesha dhe u nisa për në shkollë. Kur je maturant nuk të bëhet të ikësh prej saj...Kalova midis nxënësve të shumtë nxitimthi ndërsa zilja binte. Hyra në klasë. Në bangë gjeta si gjithnjë Gertën.
Ajo ishte e njëjta. Me atë buzëqeshjen e mrekullueshme që i shkëlqente fytyrën. Kishte marrë me vete fotografitë e ekskursionit, që kishim bërë tri ditë më parë.. Filluam t’i shihnim me kënaqësi duke komentuar çastet e bukura që kishim kaluar. Do të mbesnin të paharruara në mendjet tona prej maturantesh. E shihja, ajo ishte e lumtur si kurrë më parë. Vetëm buzëqeshte, vetëm qëndronte ashtu e bukur në atë bangën tonë të fundit, të zbukuruar me miqësinë tonë të ngushtë.
Mbaroi ora e parë e mësimit... Ishte ajo një orë mësimi, për të cilën do të betohesha.

Që nuk e kisha jetuar kurrë! Kaloi aq shpejt, aq gëzueshëm! Ne filluam të lëviznim të shkujdesur, sapo mësuesja doli nga klasa.
Por jo edhe për shumë kohë, një palë pantallona blu e një këmishë me kuadrata hynë brenda, duke mbyllur derën pas vetes. Ai ishte një djalë i ri, që qëndronte para nesh me një pistoletë në duar. Heshtëm... U shtangëm! U drithëruam.
Mu duk sikur bota ndali pikërisht prej atij njeriu. Dera që ai mbylli ashtu me forcë, mu bë si një zhurmë e largët e ca dyerve të mëdha pas të cilave kishte jetë. Ne u bllokuam aty. Ai djali me pistolete dukej i çuditshëm. Iu drejtua Gertës.


Atë çast e kuptova. Ky ishte ai djali i famshëm, që e bezdiste në celular orë e çast. PO Po! Ishte ai djali që kishte dërguar të atin për të kërkuar dorën e saj, e që ajo nuk kishte pranuar. Me të drejte. Ishte e fejuar tashmë. Ajo ishte e lumtur me jetën që kishte. Vetëm Ai... Ai njeri i paemër (kurrë s`na e tregoi emrin e tij) vetëm ai e prishte lumturinë e saj. Ishte aq i fiksuar, saqë na i kish gjetur numrat e celulareve edhe neve djemve e na kërkonte t`i jepnim numrin e Gertës. E më në fund se nga e kish gjetur...

Ai, i paemri, ishte bërë hija e saj, e ndiqte kudo, e gjente përsëri, çfarëdo që të bënte ajo...Eh, ishte e kot të vazhdonte të ndërronte numrat e celularëve. Ai ishte aty, i pa lëvizshëm, i papërkulshëm, i pakuptueshëm...

Ai e dashuronte! Ajo jo!
E kishte njohur në një të mallkuar ekskursion në Vlorë, e tani si shqitej më nga jeta! Kishte një mënyrë të çuditshme të të dashuruarit! Ah... Sikur meshkujt të dinin të dashuronin, do te kishte me pak femra të lënduara, më shumë lumturi në këtë botë! E çfarë mund t‘i thoje këtij djali- fantazmë, që qëndronte përballë një klase të tërë me një armë zjarri, por që ishte si një thikë e ftohtë, që çdokujt prej nesh i hyri në zemër e na e ndali atë. Nuk mund të mendoja, nuk mund të merrja frymë, kisha ngrirë... Si një kukull e hedhur diku në një cep të një shtëpie të braktisur... U tronditëm nga rënia e karikatorit të pistoletës se tij të mbushur... Ai u përkul, e mori dhe e vuri përsëri. Pastaj iu afrua Gertës, mikes sime më të ngushtë...


O zot! Hiqi duart prej saj! Jo! Jo mos i gjuaj! Oh, sa dhemb kjo shuplakë e dhënë faqeve të saj... Ajo klith e trembur... Shqipton e sigurt: "Ik ore idiot!"
Ai, oh mallkuar qoftë! Ai ashtu si një bust i pa tundur diktatori shpirtzi i qëndron mbi krye dhe e godet me shqelm! Ajo rënkon! Oh nuk duroj më! اohu i them vetes, bjeri këtij maskarai me sa fuqi ke, mos e lër Gertën aty, ajo kush e di sa po vuan...! A e ke mikesh apo jo? اohu pra, lëviz!


Për të parën herë në jetën time trupi nuk iu bind shpirtit. Ai bëri ta qëllonte, i zgjati pistoletën dhe... E shkrepi... Asnjë klithmë vdekje prej saj, asnjë tingull shurdhues, asgjë... I zhgënjyer Vrasësi i Dashuruar provon përsëri.. Sërish heshtje... Oh për atë qiell! Zemra ime kish ngrirë! Kisha një furi emocionesh, një grusht lotësh të kripur të zjarrtë të akullt, në sy.. E sytë nuk qanin...Mjekra më dridhej... Dhëmbët më kërcisnin si të isha në Antarktidë. E drejtë... Isha në Antarktidën e shpirtit të tij. Pyeta veten a ka: “Dashuri ajo akullnaje e braktisur?”

Oh të lutem! ا`dashuri thua?! Kjo është dashuria? Kësaj i thonë njerëzit dashuri? Një shuplakë në fytyrë, një shqelm në stomak, një pistoletë mbi kokë?! A ka të drejte ky njeri të shqiptojë emrin Dashuri? Jo, Jo, Jo! Ky nuk e njeh dashurinë! Ky njeri, që mallkuar qoftë, duhet të heshti, të zhduket që këtu... ...E kur rikthehem në këtë botë, klasa është e boshatisur, është vetëm Ai, një hije me këmishë më kuadrata! E ajo... Gerta... Nuk po qesh më...

Nuk është më e lumtur... Sytë e saj janë ngulitur në të mitë. Sikur t`i kishte duar, do të më kishte çjerrur fort duke u mbajtur pas meje. E ndjeja që sytë e saj më kërkonin ndihmë... Oh sa shumë shprehnin ata sy! Sikur më thonin: “Ndihmë! Hiqma këtë njeri që këtu! Më shpëto, ti je miku im...”. Por mallkuar qofsha! Nuk bëja dot asgjë.... Ai kishte një armë! Isha vetëm unë dhe ata të dy... Papritur mendova atë shprehjen: "E treta e vërteta". U luta me gjithë shpirt, që këtë herë të mos funksiononte! Mbylla sytë dhe pëshpërita: “ Të lutem mos... Jo.. Ajo nuk duhet të vdesë...” Prej syve më rrodhën dy lot imcak, dy lot dhembjeje të madhe, që u përplasën faqeve të mia, por kurrë, kurrë nuk oshëtin më shumë se ajo krismë e thatë, që ra mbi zemrën time dhe e shpërndau atë në miliarda galaksi! U largova, nuk pash asgjë...U zhduka si të isha një avull, sikur të isha ajër... S`dija nga ecja, s`dija në ecja! Unë nuk isha më unë, unë isha një trup, pa shpirt, pa jetë, pa zemer...! Pa miken time...

Thjesht eca sikur të isha duke ecur në rrugët e përjetësisë, sikur të isha në një dimension tjetër kohor. Plotësisht i harruar, plotësisht i humbur me mendjen tek Ajo. Veshët e mi ishin shurdhuar nga ajo krismë, që për mua ishte një klithmë vdekjeje! Vazhdonte të jehonte brenda meje si një këmbanë e vjetër e një kishe të braktisur..

Dëgjova edhe dy krisma të tjera dhe zemra ime, si një materie e pa trajtë ra mbi kozmos, e ndoshta që prej atij çasti nuk do ta shoh më kurrë... Për një çast mendova se u rrëzova, por jo, çuditerisht këmbët e mia, sikur të mos ishin të miat, vazhdonin të ecnin atyre korridoreve të ngushta të asaj shkolle, që dreqi ta hajë! Dukej si e ndërtuar në një planet ende të pa zbuluar.


Vallë këto ishin tunelet, që kishin përshkruar njerëz pranë vdekjes?! Një rreze e fortë dielli më ra mbi sy. Ishte si një shkëndijë zjarri, që më ngrohu trupin, më dogji të tërin! Ndala hapat... Ngadalë... U riktheva në tokë... Për herë të parë në jetën time mu duk sikur, isha midis jetës e vdekjes, secila një hap larg. Prapa vdekje, para Jetë. Prapa Gerta, para... Jo, jo! S’ka asgjë para që mund të krahasohet me miken time, që është ende në dhome me atë maskarain.

Dashtë zoti është gjallë gjer tani, nëse po, premtoj që nuk do të vdesë më kurrë! Një hap prapa, edhe një tjetër, edhe një tjetër...
PO! Drejt vdekjes me gjithë fuqinë! Do ta shoh në sy atë vrasës dhe do t’i gjuaj sa fuqi kam, do ta shtrij përtokë e do të vazhdoj t`i gjuaj, e do t’i gjuaj gjersa të çlirohet prej shpirtit të tij gjithë kjo ligësi... Do ta marr Gertën prej krahësh do ta përqafoj shumë shumë shumë! Do ta mbështes në supin tim, duke i premtuar që unë, miku i saj më i mirë, nuk do ta braktis më kurrën e kurrës! T`i them gjithashtu se e kam mikeshën time më të mirë dhe që e kam shumë xhan! “ا`është jeta ime para të sajës?”


-Asgjë. Gjithçka është asgjë para atyre syve, që tani po më trokasin në zemër duke më thënë me zërin e saj të brishte: “Ndihmomë!”
Ja ku jam, përsëri përball kësaj dere, që e kam hapur me mijëra herë, por sot..
Sot dora po më dridhet.. Duhet të jetë përsëri aty ai? ا`po i bën? A është gjallë ajo? Brenda heshtja ka vënë kurorën mbretërore. Prek bravën dhe ndjej se ajo më thote: "Mos"! E dridhet e digjet prej flakësh ferri të pamëshirshme. I jap dorës një forcë, që se di se nga më vjen. Dera hapet.. Shoh jashtë dritares. Një ditë e zymtë. Dhe ishte kaq e bukur në mëngjes! Atje tej... Ai nuk është brenda... Por vepra e tij endet në këtë klasë si një fantazmë prehistorike, që këndon me zërin e drithëruar të një violine për vdekjen...


Ku është Gerta? Mendja ime fillon të tingëllojë emrin e saj, atë emër aq të dashur për të gjithë ne... Eci përmes bangave, të cilat lotojnë edhe klithin: “Ne e pamë! Ne e pamë! Ai e vrau! Ajo... S`ështe më... Gjallë...”
Afrohem... Ajo duhet të jete diku këtu, ja në bangën e f... fundit.
O zot një trup i gjakosur! Për atë qiell! Kudo gjak! Merr frymë? Jo... Gjaku po përkëdhel lëkurën e saj të zbehur, fytyrën e saj të qeshur, që jo, nuk qesh më... Flokët e saj... Trupin e saj... Bota bie mbi krahët e mi! Oh sa e rëndë! Oh vdekje, sa e rende që je! Kur e pash ashtu të shtrirë, me një lum gjaku që rrjedh mbi të, ndjeva një dëshirë të madhe të vrapoja, të vrapoja, të vrapoja! Të ikja! Pak rëndësi kishte se ku! Dola jashtë, kudo kishte panik, unë nuk pash asgjë, pash vetëm një hije të bardhë, që i ngjitej qiellit dhe e ndoqa. E ndoqa me sa fuqi kisha duke ulëritur: " Unë mund të të kisha shpëtuar! Më fal... Ndodhi kaq papritur, ai kishte një arme, u shtanga, më ngriu zemra, nuk munda të lëvizja, është.... E kot? Po, është e kot....
Gerta iku...
E fundit gjë që kujtoj nga ajo është e qeshura e asaj dite, ishte aq e lumtur... Mos ndoshta...? Jo... Ajo nuk kishte si ta dinte që kjo ishte dita e fundit e saj. Ajo nuk kishte se si... Sa qeshëm atë orë! Sa lumturi kishte mes nesh...
...Pastaj sytë e saj... Oh si ma çorrën zemrën me gërrvishtje shikimesh!! Ajo na u lut të gjithëve, por askush nuk mundi të bënte diçka... Ai vrasës i dashuruar kishte një armë! Ajo... Ne... Asgjë nuk do të jetë e njëjtë pa të... Do të shkoj nesër të ulem në bangën time, i vetëm, do të marr një tufe lule dhe do t`ia dhuroj hapësirës në të cilën ajo duhet të ndodhej... Ajo sigurisht që do të më falenderojë e pas një përqafimi të sinqertë e miqësor, do të më buzëqeshi përsëri, duke mbajtur në duar fotografinë tonë të fundit... Edhe pak ditë, ne do të ikim... Edhe pak ditë na ndajnë nga zhdukja prej atij vendi të hidhur, që fatkeqësisht është ndërtuar tani mbi kraharorin tim të majtë, në të cilin duhet të ishte zemra... Një klithme, një krisme! Një shikim... Gjak... Sytë e saj... Buzëqeshje...
Gerta, e dashur, ne të duam kudo që të jesh... Ti je shpërndarë në zemrat tona si një mozaik i çmuar. E të premtojmë se shpesh do të mblidhemi për të të ribashkuar, që të jesh përsëri me ne...
A, edhe një kërkesë të fundit, të lutem mos më shih më me ata sy, që më ndjekin kudo. Të lutem, ti je shumë e bukur kur buzëqesh...
Ja tani po... Të kemi shumë xhan... Të duam shumë.... Do të na mungosh... Mos na harro...!

Tirana Observer
 
Titulli: Vrasesi dashuruar ....''lamtumire Gerta ''

si nuk e kane shpetuar shoket e klases more i marrofte zoti gjenaze,
 
Titulli: Vrasesi dashuruar ....''lamtumire Gerta ''

o zott...mu mbushen syte me lot..

E njejta gje dhe une kur e lexova ,me preku ky material :(

Dashuria vertet eshte e bukur ,por duhet ditur si te menaxhohet ,ne te kundert ka dhe efektet e saj negative .
 
Titulli: Vrasesi dashuruar ....''lamtumire Gerta ''

Tregim gazetaresk......
 
Titulli: Vrasesi dashuruar ....''lamtumire Gerta ''

Gazetaresk por gjithsesi behet fjale per jeten e dy te rinjve sido qe te jene rrethanat jane dy jete te humbura..

Ina postimi im eshte mbi gazetat jo mbi dy te rinjte qe humben jeten....Mendimin e ka dhene dhe tek tema e hapur per vrasjen e goces dhe vetvrasjen e djalit..
 
Titulli: Vrasesi dashuruar ....''lamtumire Gerta ''

Nuk e lexova deri ne fund artikullin... Por me aq sa lexova kuptova (gjithemone sipas ketij shokut) qe vajza nuk e paska mashtruar vrasesin. Thjeshte vrasesi na qenka fiksuar pas vajzes.
Po pres te dali ndonje shkrim tjeter ku flitet per vrasesin e vetevrasesin.
 
Titulli: Vrasesi dashuruar ....''lamtumire Gerta ''

si nuk e kane shpetuar shoket e klases more i marrofte zoti gjenaze,

emocionet e bejne te veten edhe ty une ajo ato ishim aty shume rende qe do te vepojshim qe ta shpetojm por ralle ka bura me zemer te till qe jeta e vete i duket asgje per shoqen/i e vete pasi cdo njeri e dim dhimbjen e atij momenti te mallkuar
 
Titulli: Vrasesi dashuruar ....''lamtumire Gerta ''

shum te shpeshta po bohen kto raste....
ke frik me dal sepse ku i dihet nqs dikush fiksohet ne ket menyr me ty...

dhe mua me ka ndodhur dicka e till ne shkoll.. kam qen vetem ne klas te katert.... sa kam qajt.... sa jam tmerruar....sa rend kam qen ...
mua me ndodhi qe njoni me ngacmonte keq... asnjeri smund te bente gje kunder tij... edhe drejtori e kishte frik familjen e tij...
mbaj mend cdo cast .. cdo moment...cdo fjal ... shkelmat shpullat te sshajmet qe hengra.
ne ate moment as vet se di se ku e gjeta gjith ate guxim .. dhe gjak ftohtsin.. mbaj mend klasen dhe mesuesen te tmerruar...
motivi qe mbeta gjall ? sepse doli qe babi im i kishte dhan lek babin te ktij cunit kur ishin rrugve si barbona..
por akoma ksaj dite babi im se din gjith ket histori ..
mbaj mend qe kur desh me la vdek ne klas shoqja ime e bankes uleriste me te madhe dhe qante... por asnjeri tjeter pati guxim me leviz edhe sikur nje muskul ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top