Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Voltaire shkruan per Skenderbeun

VOLTAIRE (1694 - 1778), "Essai sur les mœurs et l'esprit des nations et sur les principaux faits de l'histoire depuis Charlemagne jusqu'à Louis XIII", Tome I, ةditions Garnier Frères, 6, Rue des Saints-Pères, Paris, 1963

Shkrimtari, filozofi, dijetari, humoristi dhe enciklopedisti i famshëm francez, Fransua Volter 1694-1778, ka qenë një nga iluministët e shquar, të cilët besonin se me anë të dijes shoqëria njerëzore do të shëronte plagët që e mundonin. Ai e çmonte historinë si pjesë përbërëse të njerëzimit, gjë që ishte kundër rrymave të shekullit XVII, sidomos shkencave të matematikës e fizikës, të cilat e shpërfillnin si diçka të vdekur e pa vlerë.
Nuk mund të mos e duam historinë, shprehej Volteri. Për t'iu përgjegjur atyre që e përçmonin historinë, Volteri shkrojti një përmbledhje të historisë së përgjithshme me titull "Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve dhe për faktet kryesore të historisë që nga Sharlemanje deri te Luigji XIII." Në këtë botim ka edhe një kapitull të shkurtër për Skenderbeun, që jepet më poshtë i përkthyer.


KAPITULLI XC - PثR SKENDERBEUN
faqe 814-815
Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo të krishter, pengoi përparimin e Muratit dhe prej kohësh u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Muhametit II: flas për Skenderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i një despoti, ose i një gospodari (princi) të këtij vendi, domethënë i një princi vassal; sepse fjalë për fjalë despot do të thotë zot shtëpie; madje është paksa e habitshme, se si kjo fjalë prej kohësh e ndryshoi kuptimin në despotik, ç'ka u vishet sundimtarëve që bëhen absolutë.
Gjergj Kastrioti ishte ende fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë pas vdekjes së atit të tij Kastriot. Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti nga katër vëllezërit. Burimet turke nuk thonë asgjë që këta katër princër u therorizuan prej Muratit për hakmarrje. Nuk është për t'u habitur që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani që abdikoi dy herë kurorën dhe nuk ka të ngjarë që Murati t'i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij për të cilin ushqente një mëri të paqetësueshme. Ai e sajdiste atë dhe e mbante pranë tij gjatë betejave. Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë emrin Scanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).
Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë sulltanit, dhëndërrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij. Skenderbeu që në atë kohë s'ishte veçse njëzet vjeçar, sheshoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte.
Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij sekretari që mbante vulën e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t'ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skenderbeut. Pasi siguroi urdhërin, e vrau sekretarin dhe suitën e tij. Më 1443 marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi postin pa vështirësi. Po atë natë ai u tha trupave shqiptare me të cilët mbante lidhje të fshehta, të afroheshin. Sundimtarin dhe garnizonin e theri. Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë. Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi. Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Moslemanët e shihnin si besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimori kurorën e babait të vet, ç'ka e meritoi me guximin e tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back