Volejboll, Cruzeiro fiton Kupën e Botës

cent

...Lontano
Në një atmosferë të flaktë me 7200 tifozë të pranishëm në “Divino Braga Gymnasium” të qytetit të Betimit në Brazil, Cruzeiro u shpall skuadra kampione e botës për meshkuj në volejboll. Ne finalen e madhe, brazilanët mundën pas 3 seteve rusët e Lokomotiv Novosibirsk duke u ngjitur në majën e botës pas finales së dështuar një vit më parë në Doha të Katarit. 25-20 ky është rezultati i tre seteve, numra këto që lojtarët e Cruzeiros do t’i mbajnë gjatë në kujtesë.
2da0hnp.jpg
Lojtari më i mirë i finales rezultoi Cuban Yoandy Leal me 13 pikë në total, përfshirë këtu edhe 4 asiste e 1 bllok. Edhe Wallace Souza dha një kontribut të madh për skuadrën e tij me 12 pikë, ndërsa Douglas Cordeiro e Eder Carbonara shënuan respektivisht nga 11 dhe 10 pikë. Seti më i ekuilibruar i finales u mendua ai i tretë kur Lokomotiv Novosibirsk mori kryesimin 8-7 dhe më pas në 17-14 por Cruzeiro reagoi duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 25-20 dhe pikën e fundit të shënuar nga Moroz. Në përballjen për vendin e tretë, Trento kaloi 3-1 argjentinasin e UPCN.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top