Vogelushja cilesohej si mallkim per prinderit prej semundjes......

Guest2

Antarë i Respektuar
Screenshot_2016-04-04-18-14-48-1.jpg
Vogëlushja Nika, është një vajzë *haitiane, e lindur me një sëmundje të rrallë, që i shkakton një mbledhje të lëngjeve në tru, duke bëtë që koka t’i rritet shumë.Gjendja e saj është rrallë dhe e rendë, ku sipas mjekëve mund të ishte vdekjeprurëse. Ndërsa për nënën e vogëlushes, e gjithë kjo ishte një fatkeqësi, e për pasojë kishte vendosur që të bijën ta mbante të fshehur nga të tjerët me çdo kusht.Vullnetarja *amerikane 28-vjeçarja, Sarah Conque, shkoi në banesën e vajzës dhe në fund vendosi të adoptonte vogëlushen, Nika, duke i ndryshuar jetën. Gjithçka nisi në janar të 2014, kur Sarah u njoh me Nika, për herë të parë në një qendër mjekësore në Haiti, ku merrte ndihmën e nevojshme.Vajza, përveç se kishte nevojë për kura, ishte edhe e keq-ushqyer, sepse nëna më shumë kujdesej që ta fshihte nga të tjerët në një vend, ku njerëzit janë ende të lidhur me mallkimet se sa ta kuronte.* Vullnetarja vendos që ta bindë nënën e saj që të kujdesej për kurimin e të bijës.

Gjatë procesit të krimit në qendër, Sarah kuptoi se vajza vazhdonte që të humbte peshë. Vetëm kur shkoi të shtëpia, bëri zbulimi që i ndryshoi jetën asaj dhe Nikas. Vajza ishte lënë në një cep të shtëpisë, *larg nga të tjerët, e shtrirë në një thes orizi dhe rrethuar nga plehrat. Vetëm pas kësaj, vogëlushja u dërgua në qendrën lokale për fëmijët e braktisur dhe në fund u adoptua nga Sarah dhe partneri i saj.

Për Nika ishte një transformim rrënjësor, duke parë që në dy vite është përmirësuar* edhe falë kurave mjekësore dhe dashuria e dy prindërve të rinj. “Fëmijët me sindromën e Nikas, vdesin shumë shpejt. Mrekullisht, ajo e ka kaluar çdo parashikim, pavarësish kushteve të mjerueshme që ajo jetonte”, ka treguar 28-vjeçarja.

Gazeta shqip.
 
Titulli: Vogelushja cilesohej si mallkim per prinderit prej semundjes......

O Zot... nuk i fajsoj, disa fise jetojn jete te tmerrshme, duke besuar ne gjera te kota.. femija eshte bekim, kur vjen me smundje te ndryshme, prinderi e pranon por merzitet shume, se ska fuqi te ndryshoj..por nese mundet, ateher e ben...
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top