“Vlora”, 20 vjet pas anijes me njerëz që donin revansh

ida angel

:)
V.I.P
Nuk e harroj dot atë 8 gusht të 20 vjetëve më parë, kur zbrita në molin e portit të Barit dhe u gjenda përballë një deti plot njerëz
Images.jpg
Dymbëdhjetë, pesëmbëdhjetë, apo njëzet mijë të rinj shqiptarë ishin në port, teksa disa po kacavirreshin ende nga anija “Vlora”, me lumturinë e atyre që kishin arritur tokën e pasurisë e të modernitetit dhe ishin arratisur nga një epokë e pandreqshme.
Kisha qenë në Shqipëri vetëm një vit më parë, në një udhëtim të jashtëzakonshëm në zemrën e një toke që në fund të viteve ‘400 kishte njohur sundimin turk e pastaj atë fashist e nazist. Në fund u përball edhe me regjimin utopik të Enver Hoxhës, që përmblidhte komunizmin stalinist e pastaj atë maoist. Fshatrat ishin mësymur nga kafshë shtëpiake, ushtria e mbante veten vetëm me fjalë, gratë punonin mes kultivimit të domateve, shtëpitë ishin qerpiç dhe rrugët keq e më keq. Në korrdidoret e Lidhjes, shoqata që bashkonte shkrimtarët, kisha gjetur një heshtje të befasishme. Unë isha kolegu i Perëndimit, i biri i mirëqenies dhe fuqisë ekonomike. Të njëjtën heshtje kisha ndjerë në mbrëmje, duke shëtitur nëpër Sheshin Skenderbej, midis të rinjve që e ruanin përbrenda dëshirën për të jetuar si mos më mirë.
Tirana ishte një qytet shurdh. Vetëm pak kamionë me erë të keqe dhe të epokës së luftës kalonin rrugët, mes shumë biçikletave dhe disa kafshëve shtëpiake, që kullotnin brenda kopshteve. Një qytet plot gjelbërim dhe i pasur me pemë, por në “vend-numëro” që prej 1 shekulli dhe që ishte organizuar përreth sheshit të vetëm kryesor të ndërtuar nga Musolini. Një qytet, dinjiteti kombëtar i të cilit u mbrojt nga Hoxha, që kishte shtypur megjithatë dinjitetin humane dhe shoqëor. Ushtarakët dhe policia, të njohur si “Sigurimi”, ruanin heshtjen. Burgjet mbusheshin plot nga të dënuarit politikë. Raportet ndërkombëtare me vendet perëndimore dhe me vetë Bashkimin Sovjetik ishin “të heshtura”.
Duke u kthyer nga andej i kisha vënë vetes si synim të krijoja një shoqatë të shkrimtarëve të Adriatikut. Kisha ftuar në vjeshtën ’90 disa shkrimtarë italiane, 6 intelektualë shqiptarë dhe disa jugosllavë në Ostuni, në një hotel që shihte nga deti. Atëherë, Jugosllavia nuk ishte e ndarë. Shqiptarët mbërritën natën vonë, sepse nga Roma, aty ku i kishte ulur avioni,më kërkuan që të vinin me taksi. Për të shikuar autostradën, më thanë. Në atë takim lindën shpresa dhe premtime, lindën korrespondenca, dialogje në distancë. Ndërkaq, anijet kishin nisur të mbipopullonin brigjet e Ballkanit dhe Italisë.
Dhe erdhi marsi ’91, kur zbarkuan rreth 1 mijë shqiptarë në Brindisi. Shumë poetë, piktorë, skenaristë e gazetarë në arrati erdhën të më takojnë. Disa i kisha njohur gjatë udhëtimit tim dhe kërkonin ndihmë. Dashnor Kokonozi, gazetari i “Radio Tirana”, që më kishte ftuar përmes Ministrisë së Kulturës, më bëri të ditur se isha konsideruar nga regjimi i Ramiz Alisë si armik i popullit shqiptar. Dyshohej se gjatë udhëtimit tim kisha arritur marrëveshje me grupe disidente, apo që takimi i Ostunit kishte shërbyer për të përgatitur shkëndijat e para. Natyrisht ishte e gjitha e fryrë. Ndërkaq, përgjatë të gjithë pranverës, anijet kishin vazhduar të transportonin emigrantë. Rënia e murit të Berlinit ishte vetëm shtysa e parë dhe pjesa e Lindjes së Evropës po mësynte drejt Perëndimit.
Atë ditë, “Vlora” më dukej një anije me njerëz në kërkim të revanshit. Njerëz, të cilëve u duhej shtrirë një dorë. Dhe njerëzit ia shtrinë. Ia shtriu kryebashkiaku i Barit, Enrico Dalfino dhe monsinjor Tonino Bello. Ia shtrinë barezët, në mënyrën që ia kishin shtrirë brindisinët dhe leçezët. Por ministria e Brendshme nuk gjeti gjë më të mirë se të kërkonte të deportonte shqiptarët e “Stadio della Vittoria”, t’i ushqente duke i hedhur panine nga helikopterët, duke përdorur depozita nga lart për t’i larë. Ishte një turp institucional. I ndjekur edhe prej një lufte të vërtetë mes palëve, sepse policia provoi të riatdhesojë të arratisurit dhe ata provuan të arratisen nga stadiumi, u tërbuan e sulmuan trena e mjete të tjera, në tentativën për t’u fshehur që të arrinin nëpër qytetet e Evropës. Gjithsesi, nga atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra... Shqipëria është një vend në lëvizje të madhe dhe nga anija “Vlora” mbetet një kujtim, që nuk është më ai i stilit kafkian, siç u tregua nga Gianni Amelio, por një akt fitimtar i revoltës dhe ringjalljes.ikub
 
Pe: “Vlora”, 20 vjet pas anijes me njerëz që donin revansh

Une se kujtoj shume kete periudhe sepse kam qene e vogel,por nga infot qe kemi pare pas shume viteve ne tv apo ne dokumentare te ndryshem e dime pak a shume se cfare ka ndodh..Pa llogarit mesimet e historise(edhe pse historia shkruhet sipas qejfit sot),por me shume nga ato cfare na kane treguar prinderit...Ka qene nje periudhe e keqe per Shqiperine...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top