Vlera e nënës

Vlera e nënës

Të gjitha nënat janë madhështore dhe sakrifikuese, mirëpo madhështia dhe sakrifica posedon gradë. Madhështia shfaqet në momentin kur nëna fillon të harron lodhjen dhe sakrificën vetëm e vetëm që familja të jetë e rehatshme dhe në lumturi dhe në momentin kur ajo të gjitha dëshirat e saj ti inkorporoj në ca prej dëshirave të anëtarëve të familjes. Nënë është mësuese e sakrificës, profesorësh e flijimit dhe bujarisë së pakushtëzuar.




Të gjitha nënat janë madhështore dhe sakrifikuese, mirëpo madhështia dhe sakrifica posedon gradë.

Madhështia shfaqet në momentin kur nëna fillon të harron lodhjen dhe sakrificën vetëm e vetëm që familja të jetë e rehatshme dhe në lumturi dhe në momentin kur ajo të gjitha dëshirat e saj ti inkorporoj në ca prej dëshirave të anëtarëve të familjes.

Nënë është mësuese e sakrificës, profesorësh e flijimit dhe bujarisë së pakushtëzuar.

Kjo ndodhi është nja preh nga miliona ndodhive, kjo është ndodhia e Nënës së Muhamedit, bashkëshorti i vdiq kur ajo ishte në moshën njëzetepesë vjeçare pas një aksidenti me makinë, megjithëse shumë njerëz të ndershëm e kërkuan dorën e saj, ajo refuzoi dhe ja kushtoj vetveten edukimit të fëmijës.

Vazhdoi jeta, kur Muhamedi i mbushi të dymbëdhjetat e ëma e tij tha: O djali im, parët që i trashëguam nga babai janë harxhuar. Biri im unë do të mësoj qepjen e të bëhem një rrobaqepëse që të shpenzoj për harxhimet e shtëpisë dhe arsimimit tënd andaj jepe maksimumin dhe bëhu i zellshëm në mësimet tuaja. Muhamedi ia dha besën se do ta bëjë të pamundurën që të jetë prej nxënëseve më të mirë në shkollë dhe nuk do ta turpëron asnjëherë në mësime.

E mbajti premtimin e dhënë Muhamedi, ishte prej studentëve të dalluar dhe të suksesshëm, një natë pasi që u kthye prej ligjëratave e pa nënën e tij që e kishte zënë gjumi mbi leckën që e kishte marr për ta qepur, kjo pamje e preku aq shumë sa që vendosi t’i lënë studimet që të gjejë një punë, këtë ia tregoi të ëmës dhe i tha: “Kam vendos t’i ndërpresë studimet, e ti vazhdoj si i ç’rregullt për të gjetur një punë e ti të jesh e lumtur e mos të merresh me rrobaqepësi”. Nënë me plotë bindje dhe vendosmëri e refuzoi këtë ofertë dhe i tha: “Assesi, këtë në mënyrë kategorike e refuzoi, biri im ti duhesh të vazhdosh ne studime ndërsa mua do më ndihmon All-llahu”.

Diplomoi Muhamedi dhe njëkohësisht u punësua në një punë të mirë, ndërsa brenga më e madhe a tij ishte se si do të veproj me pagën e parë, a të ja jep nënës që ajo të merë sa të dëshiron, apo t’i blenë diçka që ajo e dëshiron...??

Në mëngjesin e një ditë Muhamedi vërejti se fytyra e nënën së tij është zbehur, e pyeti se çfarë kishte, kërkoi nga nënë ta shoqëroi për në spital se pamja e saj ishte brengosëse mirëpo nëna refuzoi dhe u justifikuan se ka një grip dhe se është lodhur nga puna, do të pushoj pakë e me lejen e All-llahut do të kaloi.

Muhamedi shkoi në punë, gjatë mos prezencës së Muhamedit u keqësua gjendja e nënës së tij dhe njëri prej fqinjëve të saj e dërgoi në spital. Pas ikindisë Muhamedi u kthye nga puna mirëpo nënën e tij nuk e gjeti në shtëpi, pyeti fqinjët se vallë a mos e dinin se ku është e ëma e tij, fqinjët i treguan se nënën e ka në spital. Shpejtoi Muhamedi për në spital e atje u trondit nga një lajm shokues: Kishte vdekur nëna e Muhamedit nga një infarkt në zemër...Mbaroi gjithçka.

Muhamedi u betua se sa do të jetë gjallë çdo muaj do të ndaj çerekun e rrogës së tij për ndërtimin e xhamive, gërmimin e puseve, hapjen e rrugëve si lëmosh rrjedhëse për nënën e tij..Kaluan plotë tridhjetë vjet dhe Muhamedi vazhdon me të njëjtin ritëm dhe e realizon premtimin e tij...Djali e tij kur e pa këtë vendosmëri dhe sakrificë një ditë i tha babait tij gjegjësisht Muhamedit: “Babi im, betohem se pas vdekjes tënde do të bëjë të njëjtën që e ke bërë ti deri më sot, edhe unë do të ndaj çerekun e rrogës për projekte bamirësie si lëmosh rrjedhëse për ty”.

All-llahu i Lartësuar thotë: “(Ata ishin) pasardhës të njëri - tjetrit. Allahu dëgjon dhe di çdo gjë”. (Ali Imran, 34)

Abdulkerim Bekar
 
Back
Top