Vjen rrjeti social anti-Facebook, po bën “kërdinë” me fansa

Lauri

Anunnak
SHBA, 15 janar 2012, NOA - Ka disa mendime të përgjithshme tek njerëzit për rrjetet social. Kështu, Facebook cilësohet si shumë proletar. Twitter si shumë vulgar, ndërsa Youtube shumë banal. Muajt e fundit studiuesit kanë vënë re një dukuri mërzie nga rrjetet sociale.

Për të shmangur bezdinë e rrjeteve aktuale është drejt funksionalizmit një shërbim i ri që synon të sjellë diçka ndryshme. Madje e kanë etiketuar si anti-Facebook. Quhet Pinterest dhe është rrjet social unik në llojin e vet, raporton NOA.al

Drejtuesit e tij thonë se rrjeti synon të jetë ndryshe nga aktualët duke sjellë vetëm gjëra që i pëlqejnë përdoruesit, pa u bërë i bezdisshëm.

Pinterest ashtu si Facebook ka aplikacionin e wallit (murit) dhe ndarjes së informacionit. Por në të mund të futën vetëm gjërat e jetës së përditshme dhe ato me të cilat një njeri kalon gjatë 24 orëve.

Nuk ka batuta, apo shkrime pa lidhje që ndonjë herë inatosin miqtë tuaj. Aty mund të marrë të rejat e fundit që nga fusha e kulinarisë e deri në mënyrën sesi ndërtohen shtëpinë.

Ndryshe nga Facebook, Pinterest është më praktik dhe sipas themeluesve të kompanisë kjo është dhe pika më e fortë në krahasim me rrjetet e tjera social.

Sesa do të arrijë Pinterest të sfidojë Facebook, Twitter dhe Youtube ku mbetet ende për tu parë. Ndërkohë ka shumë rrugë për të bërë. Por ajo që vihet re është fluksi i lartë i të regjistruarve e çka përbën më tepër problem për rivalë si Facebook e Twittetr, faktin që po diskutohet shumë mes miqsh në mjedise pune dhe studimi.
 
Pe: Vjen rrjeti social anti-Facebook, po bën “kërdinë” me fansa

do jete si nje pike shiu ne oqean
Keshtu thane e per google +
 
Back
Top