Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

PiNkY

Anëtar i Nderuar
vjehrra-apo-n-euml-na-e-njeriut-q-euml-e-dashurojm-euml_hd.jpg


Jemi mësuar të dëgjojmë femrat (nuset) tek ankohen për familjen e burrit. Zakonisht këto drama, personazh kryesor e kanë vjehrrën, apo nënën e burrit, përderisa kur e dëgjojmë versionin e vjehrrës, është nusja bartëse e problemit.

Eh besoni ose jo, ky problem është i shpërfaqur gjithandej; e kjo nuk ka të bëj me kulturën e një vendi, familje, doke apo zakone, ka të bëj drejt për drejtë me konflikt gjeneratash. Tek e fundit, edhe pse mund të mos i marrim po aq tragjike, dhe t’i shikojmë me atë sy, a nuk kemi probleme edhe me nënat apo gjyshet tona – por, këto janë probleme që i tejkalojmë.

Unë jam e bindur, se ky problem është në “ADN-në” e femrave, si vjehrrave, ashtu edhe nuseve; një lloj konkurrence banale, që vjehrra e sheh kundrejt nuses, dhe anasjelltas. Vjehrra e trajton këtë çështje në këtë formë; djalin të cilin ajo e ka lindur, rritur e edukuar, po ia merr dikush tjetër të gatshëm. Ndërsa, nuset nuk e përballojnë qe burrin, i cili do të duhej të ishte BURRث, në kuptimin e plotë të fjalës, dikush ta dirigjojë e ta trajtojë si një fëmijë. Por, a nuk thonë se për prindërit, sado që rritemi, gjithmonë do të jemi bebet e tyre? Andaj, natyrisht që secila nënë do të kujdeset për fëmijët e saj, të martuar ose jo. Pati qejf nusja ose jo. Madje, vjehrra e shoqes sime thotë: Pa të shohim kur të bëheni ju nëna.

E konflikti është edhe më i madh, kur kemi të bëjmë me jetesën në bashkësi. Përsëri kthehem tek konflikti i gjeneratave; në ditët e sotme kemi nuse postmoderne dhe vjehrra klasike – natyrisht, nuk është gjithëpërfshirëse! Mirëpo në rastet e lartpërmendura, konflikti lind sa hap e mbyll sytë. Vjehrra ka pritje të tjera, ndërsa nusja nuk është se do t’iu bindet nevojave të saj; dhe tek e fundit, nëse do të ishte anasjelltas, as vjehrra nuk është se do të vepronte sipas direktivave. Pra, pse nuk kursehet kohe dhe nerva në këto raste, dhe të gjendet një zgjidhje e arsyeshme?

mother-in-law_1322731018_640x640.jpg

Zgjidhja është fare e thjeshtë, harrojeni jetesën së bashku, nëse veç i nuhatni problemet paraprakisht. Të gjithë i njohim prindërit tanë, dhe e dimë se si një i huaj mund t’i pranojë. Ishte shumë e mençur nga ana e një shokut tim, i cili e ka të dashur shoqen time, kur në bisedë e sipër, lidhur me jetesën pasmartesore më tha Jo, edhe pse do e kisha më të lehtë të mos paguaj qera apo edhe kredi për shtëpi, unë nuk do të jetoj me prindërit e mijë dhe me nusen. Unë kam konflikte me ta dhe i gjej të padurueshëm nganjëherë, imagjinoje, gruaja ime që do të njoftohet me ta dhe teket e tyre tani, në moshën 25 vjeçare. Dhe, kjo “teori” e shokut tim, më bëri të mendoj lidhur me atë se; nuk është se dikush i do më shumë apo më pak prindërit, dhe nëse dikush mund të jetoj larg tyre, pse nuk mund ta bëj edhe tjetri? Pse femra mundka të jetojë larg prindërve të saj, e burri jo?

Më e mira e së mirës, do të ishte kompromisi – dhe ashtu, të gjithë do të jetonin të lumtur... mirëpo, nëse nuk lëshohet pe, dhe nëse në atë mjedis gjithmonë do të jetë prezente “lufta për dominim”, atëherë, atmosfera do të jetë sikur në front të luftës. E është shumë e pakëndshme të jetohet në atë mënyrë!

mother-in-law1.jpg

AJO ثSHTث NثNث E PASTAJ VJEHثRR
Le të mos harrojmë se edhe nëna e jonë do të bëhet vjehërr e dikujt. E nga kjo, shkojmë të “refreni” i zakonshëm i secilës femër Ama ti nuk e din sa të mirë e kam nanën unë! Ku me gjetë një vjehërr si ajo, kurrgjë ma shumë nuk kisha lyp. A nuk është paradoks ky? Vjehrra është nëna e personit, me të cilin kemi zgjedhur ta kalojmë jetën, dhe ai person e sheh nënën si nënë, nuk ia vëren ato të meta të cilat ia vëren nusja. ثshtë teori shumë e thjeshtë. Dhe nëse ne e duam atë person atëherë, dikush e ka rritur atë në atë mënyrë!

Një shoqe e imja një ditë ankohej njëkohësisht për vjehrrën e saj, dhe në kontekst e përmendi thinjen që e përmenda më lartë; me një prapashtesë. Ajo tha: Me e ditë ajo gruaja e vëllait tim, se sa mirë i ka punët, nuk kish folë shumë. Shoqe-shoqe, mirëpo u detyrova t’i them, që edhe motra e burrit tënd mendon njëjtë për ty dhe nënën e saj. Ndërsa, ajo përsëri nuk pajtohej dhe gjente lloj-lloj arsyetimesh, se çfarë e dallon nënën e saj dhe vjehrrën e saj. Mirëpo, e humbi poentën – në fakt ajo çfarë e dallon nënën me vjehrrën është fare e thjeshtë, vjehrra është dikush që e takon në moshë të rritur, kur martohesh dhe është diçka e re, ndërsa nëna, eh po nëna është nënë. ثshtë ajo që na ka mbajt në bark për 9 muaj, na ka rritë dhe na ka mësu, që të respektojmë të tjerët. E ashtu siç ne e kemi nënën tonë, ashtu edhe burrat i kanë nënat e tyre.

“PROBLEMI GLOBAL” VJEHثRR-NUSE
Mbase të gjithëve na kujtohet filmi “Vjehrra monstrum” (Monster-in-law), ku personazh kryesor është aktorja dhe këngëtarja latine, Jenifer Lopez. Një komedi e lezetshme, që e trajton pikërisht këtë lidhje, e që fare në fund e kuptojmë se është diçka që nuk ka lindur me ne dhe martesën tonë, por që është mbase që me lindjen e njerëzimit. Dhe pikërisht është ky film, i cili që sa herë e kam parë (e mbase e kam parë 20 herë), më ka bërë të kuptoj se, askush nuk është i mirë sa duhet për prindërit tanë. Ashtu siç askush nuk do të jetë i mirë sa duhet për fëmijët tanë.
Nuk është tragjike, dhe është e kalueshme. Mund të evitohet tërësisht, dhe të gjithë dalim të lumtur nga ky mes. Këtë e dëshmojnë edhe studimet, që janë bërë për këtë fenomen... po, po, mirë e lexuat. Studimet. Janë bërë studime për këtë çështje, madje edhe shumë. Por asaj që i referohen shumë, është një që është bërë më 1954, nga teoricientja Evelyn Duval, e që thotë se vetëm një nga katër femra, kalojnë mirë me vjehrrat e tyre, përderisa tri të tjerat këtë marrëdhënie e konsiderojnë si të sikletshme, me tension, të rënda.
Por, në fakt unë e shoh më shumë si konkurrencë, që madje na vjen turp t’ia pranojmë edhe vetes – xhelozi patologjike, që në fakt po ta themi me zë, na bën të dukemi të çuditshëm, kur në fakt sipas studimit më lartë, tri nga katër, ndihen po kështu.

Por siç thonë, bëj mirë që të gjesh mirë – në rast se një ditë mendon të bëhesh vjehrra e dikujt, sillu me vjehrrën tënde ashtu siç do të doje të silleshin me ty. Ndërsa për vjehrrat; nuset nuk po ua “vjedhin” djemtë, apo po e kalojnë një proces natyror, pra martesën, andaj mos e shikoni si rivale, por si vajzë “të gjetur”...

/Telegrafi/
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Bohh se di po kur je larg mire thua se kalon, problemi eshte kur kalon ne bashkejetes me to ... perfekte ska si nusja si vjehrra ka te metat veta do sdo do kete perplasje ... mire eshte te miremenaxhohet cdo situat ...por qe kerkon durim!
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

GJyshja ime thoshte nje shprehje....


Nusja vajze nuk behet dhe Vjehrra mama nuk behet!

kshu qe sado , sido te sillesh mendoj se vend per replika do kete, shtoji edhe faktin qe do kete gjithnje perplasje brezash e mentalitetesh

mgjth e mira eshte te dish ti menaxhosh dhe ne fund te perfitosh edhe respekt e mirenjohje....
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

GJyshja ime thoshte nje shprehje....


Nusja vajze nuk behet dhe Vjehrra mama nuk behet!

kshu qe sado , sido te sillesh mendoj se vend per replika do kete, shtoji edhe faktin qe do kete gjithnje perplasje brezash e mentalitetesh

mgjth e mira eshte te dish ti menaxhosh dhe ne fund te perfitosh edhe respekt e mirenjohje....
Po vend per replika ka edhe ne çift, edhe ne mardhenie nene-bije, e do kisha thene qe do te kishte me pak ne mardhenie nuse-vjehrre per arsye se eshte disi me delikate.

Eshte diskutuar edhe me perpara tema nuse-vjehrre ne forum, realiteti eshte si ta ndjesh. Ka qe vjehrren e ndjejne nene, ka qe e shohin si kuçeder. Gjerat, per mendimin tim, duhen bere me zemer e jo sa per sy e per faqe. Po nuk e bere diçka me zemer (sepse ashtu e ndjen) me mire mos e bej fare.
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Nese ke fat te kesh nje vjeherr njeri te formuar , gje nje nene te re!
Ne te kundert, do te ndikoje vetem negativisht ne lidhjen tende.

Mos te harrojme, qe vjehrra eshte me e pjekur se nusja duhet te ket durim por qe shume nuk e kane!
Presin vetem respekt nga nusja e asgje tj ( sikur e ke te detyrueshme)
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Ishim ne tavolin dhe nuk di kush e pyeti : "Ke do me shume, Adelen apo mamin ? "
Ai i shkreti mpa mu ne sy ne siklet dhe direkt ja preva shkurt un : " Jan 2 dashuri komplet diferente! Nuk mund ti krahasosh kurre sepse nena e ka rrit, ka derdh lot dhe djers per te ashtu sic un do te bej ne te ardhme per femijen time. Po mos ta kishte rritur ashtu sic eshte, un do isha akoma single ne kerkim te personit me te pershtatshem. "
Dhe kshu eshte!
Pavarsisht se kam raport shum te mire, preferoj te bashkjetoj per hesapin tim sepse cik privacy nuk i bon keq ciftit...
imagjinoni cfare lomshi mund te bohet kur ti po diskuton me burrin tat dhe futet ne mes vjehrra lol me mir i bi vetes pau dhe bie rehat.

Nejse un kot flas se mtrajton si princesh sepse mthot qe un duhet te jem e qet shpirterisht qe tja trajtoj mir cunin :P
Nje keshill: perpara se te fejoheni, NJIFNI VJEHRREN dhe hiqni dor nese sju pajtohen mendimet
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Nje gje e di me siguri: Cfaredo perplasjesh qe do te kete reja (nusja) me vjehrren, pasojat bien mbi Burrin/Djalin
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Nese ke fat te kesh nje vjeherr njeri te formuar , gje nje nene te re!
Ne te kundert, do te ndikoje vetem negativisht ne lidhjen tende.

Mos te harrojme, qe vjehrra eshte me e pjekur se nusja duhet te ket durim por qe shume nuk e kane!
Presin vetem respekt nga nusja e asgje tj ( sikur e ke te detyrueshme)

Edhe e ke te detyrueshme Endrra, sepse nese e respekton nenen e burrit, indirekt e respekton burrin, sikurse qe pret qe burri yt te respektoj nenen tende!
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Nje gje e di me siguri: Cfaredo perplasjesh qe do te kete reja (nusja) me vjehrren, pasojat bien mbi Burrin/Djalin

Haha mire e thua te shkretet burra :P se mos eshte faji tyre....edhe pse eshte i vetmi qe duhet ta ruaj ate ekuiliber ...
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Rralle ka vjeherr qe shkon mire me re.
Vjehrra nuk mund te behet nënë ,Kurren e kurres .
Te shkretat reja qe si pasoj shfryn te burri...
Respekt me respekt.
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Per inat te nuses me vdekt djali ,,ket thenje e kam ndegju sa e sa her deri me tani,,, a thua pse e kerkon nje nene vdekjen e djalit ne kete menyr?

Gjith problemi eshte te nusja! nese nusja i kap gjerat me logjik, ajo do behet person idela per gjith familje, nuk eshte vetem vjehrra se jeton me djalin ,por jan dhe familjaret tjera ,siq jan motrat hallat vllezrit , qe cdo her do vin ne ate shpi dhe nese nusja nuk eshte se ja kalon mir me vjehrren, ajo padyshim se do jet vetem numer ne ate shtepi deri te beje familjen saj(femijet) e ne ate rast mos te flet per jo lirin e plot ne shpi tjeter.Nuk eshte me patjeter te ofroj asnje nuse dashurin e nenes te vjehrra, respekti i duhet nje vjehrre nga nusja se dashurin e ka ajo te femive te saj....
nuk duhet t i shikojm gjert vetem bardh e zi ne ket kontest sepse ka dhe vjehrra se nuk din te ndalen me ofendime,por eshte nusja ajo se duhet te mendoj 3 her e 1 her te flas.Ajo fakt se ka len familjen per te jetu me nje familje tjeter ,por ket nuk e ben me dhun por me deshire gje qe eshte interes i dy anashme. prandaj nuk duhet te merr veten se do e ulin ne front.Respekt mirkuptimi dhe zgjuarsia jan gjerat kryesore te cdo femer se don te kaloj jeten me nje shpi tjeter.
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Edhe e ke te detyrueshme Endrra, sepse nese e respekton nenen e burrit, indirekt e respekton burrin, sikurse qe pret qe burri yt te respektoj nenen tende!

Gjithcka e detyrueshme eshte jo e natyrshme ( fallco)... Nuk pretendoj te me doje nusja e djalit sepse e ka te detyrueshme sic nuk pretendoj te behet matrapazlleqe nese ti do respektosh nenen time une respektoj tenden.
Pra respekti fitohet , e nese une si vjeherr nuk jam ne gjendje ti bej vendin vetes atehere do terhiqem!

Jo cdo situate duhet zgjidhur me sesben , mjafton te akceptohet ashtu sic eshte !
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Ne fakt ju grate e forumit e keni hak nje vjerre me shkop ne dore se ngelet ne Fb gjith diten :sherrxhi::sherrxhi:

Une them qe, secili do rehatin ne shtepine e vete, pleqte duan te tyren!
une te shtunave rri ne shtepi pa kanatjere, kshu qe.....dua sdua do vishem (ketu me kuptoni besoj)
lol
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Ne fakt ju grate e forumit e keni hak nje vjerre me shkop ne dore se ngelet ne Fb gjith diten :sherrxhi::sherrxhi:

Une them qe, secili do rehatin ne shtepine e vete, pleqte duan te tyren!
une te shtunave rri ne shtepi pa kanatjere, kshu qe.....dua sdua do vishem (ketu me kuptoni besoj)
lol

Ke te drejte shume .......po per pjesen e dyte te shkrimit :P
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

nena e njeriut qe dashuroj....................(nese)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Nese vjehrra nuk fut hundet ne menyren si cifti krijon raportin ..ska arsye te grindesh
Ne fund te fundit nena burrit...nena jote jane ato qe na sollen ne jete...pa to do ishim ende nje spermatozoit ne gjendje te lire
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Rralle ka vjeherr qe shkon mire me re.
Vjehrra nuk mund te behet nënë ,Kurren e kurres .
Te shkretat reja qe si pasoj shfryn te burri...
Respekt me respekt.

Mos valle deshe te thuash "te shkretet burra" se hane nervat e gruas edhe te mamase? :P

Silleni rrotulloheni e prape hallin tuaj qani.

lol
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

E udhes eshte te jetoje cifti vet, pra jo s'bashku me familje. Kjo eshte me e drejte, dhe nuk do t'kete probleme/mosmarreveshje ne te ardhmen ndermjet vjehrres/nuses e keshtu me rradhe. Cdo grua deshiron te jetoje e vetme me burre, besoj qe edhe burri si burre kete e deshiron. Apo te jetojne afer shtepise se familjes, nga ana e burrit. Familja eshte ne rend te pare. Nene nuk gjen kurre me, grua gjen prap kane thene. Por, nqfs bie puna per x arsye te ndryshme qe t'jetojne se bashku, burri luan rrolin kryesor ne shtepi. Nqfs burri eshte i mencur, din si ta menaxhoje situaten dhe si t'i ndertoje raportet e mira ndermjet gruas dhe nenes se tij. Nqfs burri sillet keq ndaj nenes se tij, gruaja padyshim qe kete e veren dhe me kalimin e kohes as ajo s'do e respektoje nenen e burrit. Pra, respekti dhe dashuria e gruas per vjehrren vjen si rezultat i sjelljes dhe dashurise qe burri shfaq ne sy te te gjitheve ndaj nenes se tij. Burri duhet t'jete tamam burre ne keto situata, pra te jete politikan themi ne. Nqfs eshte i hapur me nenen, ben marreveshje me nenen per raste/situata te ndryshme kur eshte ne pyetje gruaja dhe anasjelltas, me gruan mirret vesh per situata te ndryshme. Duhet te mendojme me gjate, ate cfare mund t'ua bejme prinderve sot, mund t'na bejne ne te ardhmen grate e femijeve tane. Nena ka vendin me meritor, nuk zevendesohet, por edhe gruaja ka vendin e saj si cdo kush tjeter. Me kohe duhet te sqarohet cdo gje, sic thote populli: Hekuri rrahet sa eshte i nxehte
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Ne fakt ju grate e forumit e keni hak nje vjerre me shkop ne dore se ngelet ne Fb gjith diten :sherrxhi::sherrxhi:

lol

Ate mos e thuaj ti se nje shoqja ime ka vjerren ne FB i ben dhe like madje :P
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

Ate mos e thuaj ti se nje shoqja ime ka vjerren ne FB i ben dhe like madje :P

lol kjo eshte e pakta ... Ka qe te kontrollojne faqen gjith diten
 
Titulli: Vjehrra apo nëna e njeriut që e dashurojmë...

nena e njeriut qe dashurojme a si bie tquhet vjerre tek ne? Lol...

Durim durim, si nusja si vjerra... s'do jetojme perjetesisht ne ket toke :)
Do tek mosmarrveshje grindje po dhe momente sh te bukura, edhe vetem te jetosh prap jeta te sjell gjera tjera qe ta prishin rehatine, kenaqesi e rehati absolute sdo kemi me asnje e ne asnje vend, kshuqe pranoni cdo situate e mundohuni qe ate fat qe keni ta jetoni lumturisht.

ah se harrova, mundohuni qe cdo gje ta zgjidhni me burrin sebashku duke menduar per te miren tende dhe te tij, jo ta vini ne pozite midis 2 personave me te dashur te jetes se tij, Mire e tha dikush poshte nenes nuk ja ze vendin njeri, por as gruas nuk ja zen.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top