polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 1,016
-
- Reagimet e mara
- 32
-
- Vendndodhja
- Ne Mergim
Policia australiane mbeti e turpëruar, pasi një vjedhës nga stacioni policor ka vjedhur një drogë të sekuestruar.
Këtë e lajmëruan agjencitë perëndimore, duke shtuar se nga një stacion policor në Kuinslend janë vjedhur mbi dy mijë tableta ekstazi dhe sasi më e vogël e kokainës dhe amfetaminit.
Vlerësohet se narkotikët e vjedhur kanë vlerë rrugore prej rreth 40 mijë dollarëve amerikanë.
Për vjedhjen dyshohet një tregtar, i cili ka pasur qasje në pjesën e stacionit policor me mjete të sekuestruara narkotike. /Makfaks/