Vjedh automjetin që të mos shkojë në meshë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
f.0729114024925_m.jpg

Nëpër rrugët e qytetit Utah në SHBA ka ngjarë një dramë e vërtetë kur një shtatëvjeçar ka vjedhur automjetin e babait të tij dhe është nisur në vozitje si pa kokë, e krejt kjo vetëm që të mos shkojë në meshën e së dielës.

Policia në Utah ka njoftuar se oficerët e saj është dashur të organizojnë një përndjekje të vërtetë nëpër rrugët e qytetit.

Qendra e thirrjeve të policisë është informuar se automjeti me të cilin po drejtonte djaloshi kishte kaluar nëpër udhëkryq derisa në semafor ishte e ndezur drita e kuqe. Dy policë me automjete kot provonin të ndalonin automjetin e tipit Dodge Interpid të cilin djaloshi po e voziste rreth 70 kilometra në veri të Salt Lake Cityt.

Djaloshi më në fund kishte vendosur të kthehej vet në shtëpi dhe ishte parkuar para garazhit. Më pas ai kishte pranuar se kishte vendosur për këtë veprim drastik sepse nuk kishte dashur të shkoj në meshën e së dielës.

Djaloshi është tepër i ri për t’u dënuar, derisa babait të tij i është tërhequr vërejtja që të mbajë çelësat sa më larg tij.
*telegrafi*
 
Back
Top