Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vizatimi si akt mbijetese artistike

vizatimi-300x207.jpg


Anastas Kostandini – TASO

Reagimi im i parë artistik ka qenë vizatimi. Me një laps të vogël të mprehur keq, skicova mbi letrën e zverdhur të një fletoreje vizatimi të vitit 1965. Ishin frutat plot ngjyra e forma, që babai im shiste në dyqanin e tij mes qytetit. Natyra të qeta mbi beze të pikturuara prej dizenjatorit të qytetit të vogël, zbukuronin dyqanin. Ato shërbenin si shembuj nxitës për mua. Që atëherë, babai im e kuptoi se djali i vogël i tij do të bëhej tjetër gjë. Lapsat me ngjyra dhe akuarelet bënë që të imitoj më mirë format e ngjyrat e mollëve, dardhave, shalqinëve dhe shishet shumëngjyrëshe të verërave dhe likernave. Ato ishin modelet e mia të para.

Me bojë kine të huazuar prej dizenjatorit të parrullave të qytetit, fillova të bëj vizatime më të mëdha dhe të studiuara e plot fantazi me figurën e Skënderbeut. Kjo periudhë përkoi me 500-vjetorin e vdekjes së Kryeheroit tonë dhe në pragun e fillimit të Liceut Artistik në Tiranë. Ishte pjesa e pasme e parrullave dhe reklamave prej kartoni, që shokët e mi shkulnin prej mureve për të m’i sjellë mua. Mbi to kam vizatuar dhe imituar gravurat historike si dhe skulpturat për Skënderbeun.

Liceu Artistik zbuloi plotësisht vizatuesin tek unë. Të vizatuarit pas natyrës ishte kërkesa kryesore për një nxënës. Mësimi për të zotëruar dhe portretin, figurën njerëzore si përmes modeleve të gjalla, ashtu dhe statujave të kopjuara klasike, mbetej themeli i edukimit figurativ. Dritëhija, linja, sfumatura, vizatimi me ngjyrë apo ai grafik dhe skulptura mësoheshin edhe përmes rivalitetit mes shokëve të liceut. Dikush mbante kampionin për vizatimin me tush e penë të portreteve. Kjo më bënte të garoja me këdo për të përsosur mjeshtërinë veçanërisht të të vizatuarit bukur dhe plot ndjenjë.

Ishte më praktike dhe e mundshme që me lapsin të takoje çdo dëshirë figurative. Kopjimi i vizatimit të mjeshtërve ishte gati një tabu. Ky ritual mundësonte leximin e tyre jo si një shijues, por si një studiues. Ato të kalonin mes gjithë shtigjeve e peripecive që kish kaluar mjeshtri, që i kish realizuar. Edhe në Institutin e Arteve, të vizatuarit kishte normën më të madhe të orëve dhe kërkohej një lloj realizimi i huazuar prej modeleve dhe kryesisht klasike. Por, kërkesat ishin më të komplikuara mbi konstruktimin tërësor të figurës dhe mbi seleksionimin e formave natyrore. Shijet lindore mbi modelimet e vizatimit, po zëvendësoheshin prej një gjuhe më grafike dhe skematike. Prej pedagogëve, vizatimi servirej i vështirë dhe i paragjykuar, për këtë shkak mësimdhënia pasqyronte udhëkryqet e vetë pedagogëve a profesorëve që jepnin këtë lëndë. Mjaft prej tyre nuk na demonstronin se e njihnin vizatimin, ndonëse ishin piktorë të njohur. Këtu zë fill dhe psikoza e inferioritetit të vizatimit, që shpesh konsiderohej kryesor, por që nënvlerësohej si gjini më vete.

Për mua nuk ka pasur dyshim rreth ekuilibrit dhe harmonisë vizatim – ngjyrë, ashtu si e takonim tek mjeshtërit e mëdhenj. Ekuilibri i veprave të tyre ishte i përsosur mes grafikës dhe ngjyrës, p.sh., si tek: Durer, Rembrandi, Hogarth, Goyo, Corot,Van Gogh, Cezanne, Shiele, Morandi, Picasso, Dali etj.

Gjithmonë ëndërroja të vizatoja si Durer i famshëm, skrupuloziteti dhe forca e të cilit çlironte përfundimisht misterin e së tërës përmes detajit.
Burimi G.Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back