"Viva Palestina" do të hyjë në Egjipt nëpërmjet portit Al Arish

Kresha

A pretty face can never trick me
Si rrjedhojë e nismave të Turqisë "Viva Palestina" mori leje për të hyrë në Egjipt nëpërmjet Portit Al Arish





Siç mësohet nga deklarata e autoriteteve egjiptiane, të cilët u shprehën lidhur me gjendjen e autokolonës që nuk mori dot leje për të hyrë në Egjipt nga Porti i Akabës në Jordani, si rrjedhojë e nismave të Turqisë "Viva Palestina" mori leje për të hyrë në Egjipt nëpërmjet Portit Al Arish.

Pas këtyre zhvillimeve, autokolona nga qyteti Akaba i Jordanisë, ku kishte disa ditë që ishte vënë në pritje, u nis drejt Portit Lazkije të Sirisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit Abu Gejt, në deklaratën që bëri për televizionin Al Xhazira, kishte thënë se autokolona me ndihma humanitare nga Porti i Akabës do të kthehet për në Portin Lazkije në Siri, dhe prej aty ne i presim që të vijnë me anije në Portin Al Arish të Egjiptit.

Ndërkaq, disa manifestues të autokolonës prej 250 automjetesh, që prisnin në Akaba për shkak të pengesës së Egjiptit, kaluan me varka në qytetin Eljat të Izraelit, i cili ndodhet në bregun përballë vendpritjes së tyre.

Manifestuesit pretendojnë se ndërkohë që po hidhnin slogane kundër Izraelit, ushtarët e këtij vendi hapën zjarr provokues ndaj tyre./trt/
 
Back
Top