Cyber_Spartacus
Homo Homini Lupus
Kur kam qene i vogel mezi prisja te vinte fundi i vitit...me dukeshe dicka e vecante,me pelqente atmosfera njerzit ndryshonin pamjen e tyre te lodhur ishin me nje buzqeshje ne fytyre nje mirmengjes te ngrohte...prinderit ate kohe hapnin kuleten e tyre jo plot por me ato kursime qe mund te kishin mbledhur dhe mundoheshin te na kenaqnin me lodra te bukura qe i blinin te djelen e fundit para se te vinte viti i ri.....Me kujtohet nje rrast kur naten e vitit te ri babai im shuajti driten dhe me tha te shikoja ne dritare babagjyshin kur kalonte dhe me kishte lene dhuraten tek dera e jashtme......dhe se vetem ne mengjes mund ta merrja ate....me kujtohet se skam fjetur sa celi dita u ngrita dhe shkova me vrap te merrja dhuraten qe babagjyshi ma kishte lene tek dera (faktikisht ishte dhurata e prinderve te mi ajo)...Gjithmone me ka pelqyer muaji Dhjetor ndoshta se mbylleshin shkollat ndoshta se ne ate muaj cdo gje ishte festive ndoshta se mua me binte te merrja dy dhurata....U rrita dhe une prap me pelqente fundi i vitit gjithmone e festoja deri ne nje moshe gjithmone me familjen time deri sa filluan te me terheqin klubet diskot pubet etj filloi kjo magji te prisheshe ne syte e mi......kuptova ose me sakte ne syte e mi nuk pashe me ate atmosfere qe shikoja kur isha i vogel......besoja se kjo gje vjen per shkak se jetoj ne nje vend qe nuk jane kaq shume te dhene pas festimit te vitit te ri ndoshta dhe ngritja ne pergjegjsite e mia nuk me lejon te shikoj me gjerat me te njejten pafaqsi si i shikoja kur kam qene femije....kur shkova kete Dhjetor ne Shqiperi shpresoja te shikoja dicka me ndryshe si popull qe gjithmone festonim kete feste pashe te njejten gje.....njerzit indiferente te lodhur ndoshta se duheshe te punonin dhe ne daten 31 ndoshta ka humbur magjine kjo feste apo ndoshta une u RRITA dhe nuk me lejohet te kem ate kendveshtrimin e femijve.....dhe me keqardhjen me te madhe mesova se BABAGJYSHI I VITIT TE RI nuk ekziston ...
nuk e di vetem une e shikoj kete gje ??? apo vertet ka humbur kjo feste shkelqimin e saj ??????
nuk e di vetem une e shikoj kete gje ??? apo vertet ka humbur kjo feste shkelqimin e saj ??????