Viti 2014: 37 vetëvrasje në Kosovë, 205 në Shqipëri!

Arfenilla

Themelues i Forumit
viti-2014-37-vet-euml-vrasje-n-euml-kosov-euml-205-n-euml-shqip-euml-ri_hd.jpg
Nga një fenomen i cili është dëgjuar rrallë, vetëvrasjet kanë filluar të marrin hov shqetësues në shoqërinë kosovare, veçanërisht në periudhën e pasluftës.

Arsyet ekonomike, sociale, gjendjet shpirtërore, janë disa nga arsyet se pse njerëzit arrijnë në gjendjen ku nuk hezitojnë as të ndahen nga kjo jetë.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2014 në Kosovë kanë ndodhur 37 vetëvrasje dhe 155 tentim-vetëvrasje.


Psikiatrja Melita Kallaba, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se arsyet që i shtyjnë njerëzit në akte të tilla përfshijnë ato të personalitetit, të mënyrës së jetesës, gjendjes ekonomike, psikologjike, gjendjeve depresive, pastaj traumave të papërballueshme dhe të pashërueshme.

Sipas saj, arsyet tjera që i bëjnë njerëzit të arrijnë deri të gjendjet suicide janë dhimbjet e mëdha shpirtërore, të cilat nuk arrin t’i tejkalojë një person për çka ndodh lirimi i tij përmes kryerjes së vetëvrasjes.

“Njëri nga Ilaçet më të mira për parandalimin e këtij fenomeni, është kryerja e kontrolleve dhe konsultat (personat që kanë karakter dhe personalitet të ndjeshëm). اdo kush që e vëren që ka filluar të përjetojë ndryshime në karakterin e tij, nuk duhet të hezitojë që ta vizitoj një psikolog”, ka thënë ajo.

Kallaba ka sqaruar se për suicidin ka shpjegime të ndryshme, duke shtuar se “në literaturë thuhet se nëse tejkalohet momenti kur dikush tenton të bëjë vetëvrasje, atëherë pritet që ky problem të përmbyllet”.

“Në anën tjetër ka edhe studime që thonë se një person që ka tentuar njëherë të bëj vetëvrasje, duke patur mendime suicidale, ai do të tentojë ta bëjë prapë të njëjtën gjë pas një kohe të caktuar”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës.

Për 13 vjet pas luftës në Kosovë janë evidentuar 786 raste të vetëvrasjes dhe 2.494 raste të tentim vetëvrasjes. Ky fenomen, sipas Policisë së Kosovës, po merr përmasa të gjera nga viti në vit. Psikologët dhe sociologët sugjerojnë se ky fenomen nuk ka qenë pjesë e traditës kosovare.

Sipas raportit të OBSH-së, rezulton se në Shqipëri vjet u vetëvranë 205 vetë, nga të cilët 112 ishin meshkuj dhe 93 femra.


Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmërojnë rritje të vetëvrasjeve në njëzet vitet e ardhme.

Të dhënat tregojnë se në botë çdo vit vetëvrasje bëjnë gati një milion individë, kryesisht meshkuj në vitet 50-ta dhe 60-ta të jetës. Shqetësuese është rritja shumë e madhe e vetëvrasjeve e të rinjve të moshës 15-20 vjeçare.

Shkencërisht është vërtetuar se të rinjtë (deri në moshën 35-vjeçare) më së shpeshti bëjnë tentim vetëvrasje, ndërsa të vjetrit (50 vjeç e më të vjetër) më shpesh vetëvrasje.B telegraf
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top