Vite pune

Boronice

Antarë i ri
Dua te di nese keni degjuar ose dini per rastet e rimbursimit nga sigurimet shoqerore per vitet e punes qe keni kryer ne shqiperi. Ne kete rast flas per personat qe tani jetojne jasht atdheut. Cfare duhet bere ne kete rast?
 
Emigrantët me vjetërsi pune në Shqipëri, ja cilat lloje pensionesh përfitojnë

Emigrantët që kanë një periudhë të caktuar vjetërsie pune në vendin e origjinës, mund të përfitojnë: pension të pjesshëm kur kanë jo më pak se 15 vjet të siguruar; pension të plotë kur kanë jo me pak se 35 vjet sigurimi, pensione invaliditeti kur janë tërësisht të paaftë për punë. Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në një formulë: moshe, minus 20 pjesëtim për 2 është vjetërsia kontributeve për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi më të vogël kontributesh proporcionalisht me periudhën e siguruar jepet pension invaliditeti i reduktuar. Pra, një invalid që mund të jetë në moshën 50-vjeçare me ketë raport përfiton pension të plotë invaliditeti kur ka 15 vjet vjetërsi pune. Në rastet kur ka më pak merr pension të pjesshëm në raportin: vjetërsia në punë që ka me vjetërsinë që i kërkohet sipas raportit të mësipërm. Invalidëve u jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim prej 5 për qind të pensionit, kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë. Kur humb jetën personi që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç, ose 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë, sipas formulës së mësipërme. Për invalidët që kanë nevojë për përkujdesje jepet dhe një shtesë në masën 15 për qind të pensionit. Për të përfituar një pension të plotë, kushtet kryesore janë një moshë që në vitin 2012 do jetë 65 vjeç dhe 35 vjet vjetërsi pune, ku përfshihet dhe periudha e shërbimit ushtarak për burrat dhe koha e studimeve universitare për gratë. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm aktualisht kërkohen 15 vjet sigurimi. Tashmë ka shumë shtetas që kanë nën 15 vjet sigurimi, p.sh. mund të kenë 12,13 apo 14 vjet. Në këto kushte, vitet e sigurimit nuk i vlejnë, pasi nuk përfiton asnjë lloj përfitimi. Në rast se këtë periudhë e kompenson me sigurim vullnetar, atëherë plotësimi i periudhës prej 15 vjetësh do bënte që ky të përfitonte një pension të pjesshëm. Në të njëjtën mënyrë një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plotë mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë të plotë këtë lloj përfitimi. Pra, problemi qëndron që emigrantët të mos i djegin vitet që kanë në Shqipëri, por të kompletojnë vitet e munguara për të përfituar nga ligji një pension të plotë ose të pjesshëm.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top