Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Virtyti
Virtyt një fjalë që vjen nga latinishtja, që do të thotë forcë, në kuptimin e tij origjinal, nënkupton kurajon dhe forcën e luftëtarit: në mënyrë më të përgjithshme, fuqi ose aftësi për të bërë dicka, për të shkaktuar një efekt.
Në kuptimin e tij modern dhe më të përdorshëm, aftësi për të bërë mirë.
Të jesh i virtytshëm do të thotë të kesh cilësi shumë të larta në aspektin e moralit njerëzor.
Të jesh njeri në kuptimin e plotë të fjalës apo të jesh i përsosur nga ana morale e kjo nënkuptohet vetvetiu: të jesh i virtytshëm.
Për të arritur në majën e piramidës së këtij stadi, pra virtytit, cdo njeri duhet në radhë të parë, në egon e vet të ketë "prirje dhe forcë të brendshme... njerëzore për të bërë punë të mira, vetia më e mirë që ka ai, cilësia e lartë morale e njeriut, pastërti dhe përsosmëri morale".
Të kesh virtyt njerëzor, do të thotë të kesh vlerat apo cilësitë më të larta morale se vet morali nënkupton lidhjen me nderin, me forcat e brendshme të cdo egoje të arsyeshme, të cilat e shtyjnë njeriun te veprojë, të qendrojë deri në shkallë sakrifice në jetën e tij.
Psikologji