Virtytet e Sahabijeve dhe rëndësia e edukimit të gruas

tarbiyyahbookstore.com




  • Virtytet e Sahabijeve dhe rëndësia e edukimit të gruas
Nga dijetarja Umm Abdillah el-Uedije, Allahu e ruajtë
Burimi: Nasihati lin-Nisa






Imam el-Buhari ka thënë [7/133]:"Muhamedi më ka treguar se Abdeh na e ka transmetuar nga Hisham bin Urweh nga babai i tij se ai ka thënë:'Kam dëgjuar Abdullah bin Xhafer të thotë:'Kam dëgjuar Aliun, radijallahu anhu, të thotë:'Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam, të thotë: 'Më e mira ndër gratë e tij [Xhenetit] është Merjem dhe më e mira ndër gratë e tij është Hatixha'". Po ashtu e transmetuar nga Muslim [4/2430].

ثshtë me vend për ne gratë, që ta ilustrojmë me shembull këtë grua virtuoze dhe poashtu edhe me gratë tjera virtuoze si A'isha, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ajo ka aq shumë virtyte, saqë disa nga dijetarët i dhanë përparësi A'ishes më shumë sesa Hatixhes, Allahu qoftë i kënaqur me të, për shkak të dëshmive të shumta që gjenden lidhur me virtytet e saj. Ajo përhapi dituri dhe konsiderohet të jetë midis atyre që transmetuan më së shumti thënie të pejgamberit, salallahu aljehi ue selam. Siç ka thënë poeti:


  • "Shtatë sahabë kallëzuan më shumë se një mijë [hadithe] dhe ata cituan
    Hadithin nga i zgjedhuri, më e mira krijesë
    Ebu Hurejra, Sa'd, Xhabir, Enes,
    Sidikah [dmth A'isha], Ibn Abas, dhe poashtu Ibn Umer."

Dhe, es-Sujuti ka shkruar një tjetër poezi dhe tha:



  • Ata që transmetuan me bollëk,
    Ebu Hurejra, dhe ai që e vijon atë është Ibn Umer,
    Enes, el-Hibr [dmth Ibn Abas], el-Hudri [dmth Sa'd],
    Xhabiri, dhe bashkëshortja e pejgamberit [dmth A'isha].


Imam et-Tirmidhi, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, ka thënë [nr.3883]:"Na është transmetuar nga Humeid bin Mes'edeh, se Zijad bin er-Redi na ka treguar, se Halid bin Selemeh el-Mekhzumi na ka treguar, se Zijad bin er-Rebi na ka treguar, nga Ebu Berdeh nga Ebu Musa se ai ka thënë:'Kurrë nuk ka pasur hadith që ka qenë i vështirë për ta kuptuar nga shoqëruesit e të dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe që e pyesnin A'ishen, përveçse ata gjenin se ajo kishte njohuri lidhur me të". Zinxhiri i transmetimit është Hasan.



Kështu qëndron puna edhe me pjesën tjetër të bashkëshorteve të pejgamberit, salallahu alejhi ue selam, si Umm Sulejmë, gruaja e devotshme, prika [mehri] e së cilës qe Islami.



Imam el-Buhari ka përmendur në Sahi-në e tij:

"Umm ed-Derda po rrinte ulur në një tubim burrash që kishte të bëjë me namazin, dhe ajo ishte Fekihe [dmth dijetare]. Disa nga sahabijet thanë:'O i dërguar i Allahut, jemi mundur nga burrat me numër, pra na e cakto një ditë që të mësojmë atë çfarë Allahu të ka mësuar ty'. Kështu që ai u tha atyre:'Mblidhuni në këtë-e-këtë ditë'. Ato u mblodhën dhe ai u shkoi atyre, i këshilloi e i urdhëroi ato. Nga ajo çfarë ai u tha atyre:'Nuk ka grua që i rritë [edukon] tre fëmijë përveçse se kjo do të jetë mburojë për të nga zjarri'. Një grua tha:'E dy?' Ai tha:'Edhe dy'".

I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ishte i patundur në lejimin e tyre për të dëgjuar mirësi dhe ai u jepte atyre këshilla të veçanta për to.



Nga Ibn Xhubejr nga Ataa nga Xhabir bin Abdillah se ai ka thënë:



"Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, u çua për ditën e bajramit [të Fitrit]. Ai filloi me namazin pastaj mbajti hutben. Pasi e mbaroi, erdhën gratë. Kështu që ai i këshilloi ato ndërsa mbështetej në supin e Bilalit dhe Bilali kishte veshur një rrobe të gjerë. Ai përkujtoi gratë për lëmoshën".


Dhe, në një transmetim nga Ibn Abas:"Ai mendoi se gratë nuk e kishin dëgjuar, kështu që i këshilloi ato dhe i urdhëroi ato për lëmoshë".


Ibn Xhurejxh i tha Ataas:"A mendon se është me vend që imami t'i këshillojë ato [dmth gratë]?" Ai tha:"Kjo padyshim është e drejtë e tyre [imamëve], dhe çfarë të keqe që ata mos ta bëjnë këtë?"



Ndaj, kjo çështje s'është diçka e veçantë për të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selam. Kështu, është me vend që dijetarët dhe pushtetarët t'u kushtojnë vëmendje çështjeve të grave mu sikur që i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, iu drejtohej atyre.



Selefus-Salih [paraardhësit e devotshëm] iu drejtoheshin atyre dhe u transmetonin dituri mu sikur që vepronin me burrat, që ato të udhëzoheshin për në çelësat e shkëlqesisë dhe të parandaloheshin nga e keqja. Pra, bindja nuk mbështetet në mënyrën e duhur përveçse me anë të diturisë, dhe dituria është absolutisht akti më i dobishëm i bindjes.



Kjo është thënë qartë nga një Zahide [askete], Fekihe, Alime [dmth dijetare]. Ajo është Umm Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe ajo tha:"Kam kërkuar adhurim në gjithçka, dhe nuk kam gjetur gjë më të mirë dhe më të kënaqshme për veten time sesa ndenjia me dijetarët dhe përfitimi nga këshillimi i tyre". Pra gratë e sotshme kanë nevojë edhe më shumë për të ngjashmet me të, të cilat janë askete, virtuoze, dhe dijetare që edukojnë të tjerët.1



--------------------------------------------------------------------------------
1. Citat nga libri 'Inajetun Nisa bil Hadith en-Nebeui' nga Meshur bin Hasan, f.13.






Marrë nga: Mburoja.Net

Vellau juaj Tonyss
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top