Virtualiteti dhe ne!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Si teme per debat me duket shume here e diskutuar, por, meq kemi anetare te rinje qe regjistrohen edhe munde ta diskutojme prape pasi per te diskutuar jemi ketu.


Lidhur me temen dhe virtualitetitin si dhe qasjen tone ndaj tij do thoja se me shume ka te beje me objektiven tone qe i kemi percaktuar vetes kur jemi rexhistruar ketu. Kjo objektive verehet qe ne ditet e para dhe deshtimet me te medha te anetareve jane te kjo objektive. Sipas mendimit tim te gjithe anetaret te cilet ju kan qasur forumit ne menyre jo reale ( jo vetvetja) nuk u ka zgjatur shume dhe kan deshtuar shume shpejte per mos thene kan ikur me bisht nder shale apo ne nje kohe kan hequr masken. Kjo vjen nga arsyeja se objektiva ka qene plotesisht e paqarte dhe njeriu nuk munde te jete jo vetvetja per 1, 2 apo edhe 3 vite.

Une personalisht forumin e konceptoj si nje dritare ne te cilin dhe mes te cilit jo rralle, por, cdo dite kam mesuar shume e shume gjera. Duke patur parasysh, se ketu kemi njeres te inkuadruar nga shume vise te botes, dhe duke patur parasysh se njeriu aty ku vepron merr nje pjese te asaj bote, kam mesuar shume gjera te cilat nuk i kam ditur. Dua te potencoj se ketu kam mesuar edhe per gjera te mira por edhe per gjera te keqija. E rendesishme eshte qe kam mesuar te degjoje.


Virtualitetin e konceptoj njejte si realitetin me te vetmin ndryshim se ketu jemi me nick. Edhe ne realitet na ndodhin gjerat e njejta: perputhje, mosperputhje, gezime, hidherime,………strese ……e qe besa ndonjehere edhe i cik fyerje te cilat kam pershtypjen se do ishin me te lezetshme nese perdoren ne menyre me te zbutur do kasha thene sepse edhe ato jane pjese e perditshmerise sone.
Nga anetaret pak kam njohur ne jeten e perditshme perkunder asaj se ketu ne forum kam shume njeres qe do deshiroja ti takoja. Por nganjehere edhe nuk deshiroj te ngutem ti takoj sepse nuk dua ti zhgenjeje. Ju them te drejten edhe pse do i takoja prape ne koncepte,ide dhe mendime nuk do ndryshoja. Une kam takuar njerin nder anetarin, me te cilin kemi pire kafe dhe pi mjafte shpesh, qe me se shumti thuajse kemi patur ferkime ne bisedime. Edhe duke pire kafe kemi patur mosperputhje dhe kjo eshte shume normale per mua. Gjithashtu jo rralle me miqet virtual te cilet vertete i konsideroj miq kemi patur si me thene perplasje rreth mendimeve dhe ketu nuk shof asigje te keqe, perkundrazi. Ne jemi njeres dhe te gjithe kemi boten tone rreth vetes, krenarin tone, personalitetin tone, botkuptimet tona dhe kjo nuk dmth.se shkaku i nje miqesie duhet te behemi medeomos pakurrizore dhe te leshohemi ne klane e kasta per te mundur apo humbur dike. Madje konsideroj se njerezit jo te formuar mire e bejne nje gje te tille. Sepse ne virtualitete nuk ka humbes ka vetem fitimtare dhe humbes ngelen vetem ata qe kane ardhe me synimin per te mundur dike.

Pra si perfundim, une te gjitheve ju kam kolege forumi dhe munde te pime kafe kurdo qe na jepet mundesia, por, te opinionet ju lutem une preferoj te jeme vetvetja. Nuk them se nuk ndryshoj apo se une e kam mire gjithmone por per te kunderten ju duhet te me bindni me opinionet tuaja.


Harrova te ju them se jo rralle per personat te cilet kurre nuk ju shkruaj dhe madje i kundershtoje kam respekt te vecante, por, keta nuk jane shume.
 
Pe: Virtualiteti dhe ne!

Nuk mendoj se ka nevoj per shum shtime pasi zoteria pak me lart i ka permend te gjitha :D

Do te thosha te njeten gje qe mua me shum me pelqen te jem vetvetia me ke do qe bisedoj, si dhe ne cdo debate shpreh ate qe une mendoj ate qe kam ne mendje sme pelqen asnje her te shpreh dicka qe nuk ka te bej me mua , mundohem te jem sa me i qart ne idet e mia . ardhia ime ne forum ka qen shtys e nje perosni ktu qe kam ardh une ne kte forum dhe e falenderoj shum ate person qe me solli ne kte forum, pasi ktu po kaloj mjaft mir me njerez te rinj me njohje te rejia virtuale.
Kam shum miq e shok qe i kam njohur nga virtualiteti dhe i takoj pothuajse perdit pi kafe me ta diskutojem , debatojem esht normale kjo qe te kesh kundershitme idesh , kto gjera nuk ndodhin vec ne virtual ndodhin dhe ne jet reale kundrshtimet ne biseda ndarje idesh mendimesh , anet e mira te ktij forum jan pasi meson se ne nje koh jo shum te gjat arrin te mesosh dicka qe ti se ke dit arrin te mesosh disa gjera qe ti si ke degjuar me par ne jet reale.

Do te ndalesha pak tek njerzit qe ndryshe hiqen ne virtualitet dhe ndryshe jan ne ate reale, sa do te mundohesh nuk mudn ta shtush dot e te hiqesh si dikush qe nuk je ne te vretet pasi shum shpejt e tregon veten se kush je , nuk mund te fshihesh dot pas nje maske qe nuk te perket ty pasi shum shpejt te cirret ajo mask dhe per me teper qe humbet dhe ate shoqeri qe mund te krijosh ne virtualitet . kam degjuar shum qe thon hajt se virtualitet esht kush do me mar vesh mua kudh do me njohi, ata qe hecin me kte ide ju them se kan shum gabim kte gje pasi jeta na ofron shum te paprituara dhe rastesia esht mberti botes i thon, do sdo do perplasesh me ndo nje person qe e ke njohur ne virtualitet dhe del komplet e kundrta e asaj qe ti i ke shprehur ne virtualitet , cte ngelet pastaj te humbasin dhe vlerat si njeri.

Gjithmon them se duhet te jesh vetvetia kudo qe te jesh qoft ne virtual apo ne jet reale pasi kjo te ben te ndihesh me mir me veten tende dhe te debatosh me lirshem me antaret ne virtual . Te paken mua kshu me rezulton ndihem me mir dhe kam qen dhe do te vazhdoj te jem vetvetia per aaq koh sa jam pjes e botes virtuale ashtu dhe botes reale ..
 
Pe: Virtualiteti dhe ne!

Edhe pse eshte nje teme e diskutuar shume here... e thurur dhe e gershetuar kaq kendshem sa e ke bere ti Kitrra ... veshtire ti rezistosh per te mos dhene perseri nje mendim per kete ceshtje...
Virtualiteti prej gjithe ketyre viteve qe eshte shfaqur e deri me sot... na ka bere te njohim njerez te ndryshem, karaktere te ndryshme, miqesi te ndryshme.... dhe kemi pare pak nga te gjitha...
Shume jane fallso ne virtual, shume hiqen sikur jane te ditur, sikur kane prekur qiellin me dore, por ne fakt kur i njohim ne te vertete dhe ne jeten reale jane krejt ndryshe....
Dhe ne kete forum kemi pare nga te gjitha karakteret dhe njerezit disa te vertet disa jo te vertet... Nga ata qe vertet kane qene dhe kane mbetur, ata te cilet jane te vertete ne jeten reale dhe te perditshme, kemi mesuar shume prej tyre, kemi dhene dhe kemi marre nga nj-tj ... por dhe nga ata qe jane ndryshe ketu dhe ndryshe ne jete kemi mesuar ( te keqijat qe duhet ti ruhemi botes virtuale)... me pak fjale jemi pergatitur per te ecur perpara ne jeten virtuale pa u demtuar....

Me pelqen tek thua, qe je vetvetja dhe ne opinione dhe postime je vetvetja perseri ...dhe une them te njejten gje ... mendoj se kam qene gjithmone vetvetja, dhe atje kur nuk me ka pelqyer dhe me miqte me te ngushte te virtualit, kam bere debate dhe kam shkuar dhe ne zenke, por kjo nuk ka ndare nga miqesia... Gjerat ne jete jane te ndara, eshte tamam si ne pune: kur je ne pune je ne pune, i le miqesite jashte dere dhe i merr ato perseri pasi del nga ajo dere.. ne pune jemi koleg/e jashte pune mund te jemi miqte/miket me te mira .... keshtu ka qene dhe per mua ketu ... Gjithsesi, dhe ne virtual duhet te ekzistoje komunikimi dhe mirkuptimi qe te kesh nje miqesi (sado virtuale) te mire dhe te zgjatshme... nese nuk jane keto, ashtu si ne jeten reale, mendoj se ajo miqesi eshte bazuar thjesht nga fjale te bukura dhe thjesht nje respekt siperfaqesor...
Nje mik qofte ne virtual apo ne real, ai qe eshte mik, di te mbroj, di te thoje fjalen e mire kur duhet ama di dhe te kritikoj, te qortoj dhe te bej debate kur vertet e shikon qe je ne rrugen e gabuar.... Ky/Kjo eshte nje mik i mire per mua.... Dhe njerzit duhet te mesohen "te pranojne dhe gabimet" dhe "te kerkojne falje" nese eshte e nevojshme, duke lene menjane egoizmin e virtualitetit apo te realitetit ... Personalisht, jam tip qe i kam keto te dyja... dhe kjo gje me ka bere me te mire akoma, me te kujdesshme per mos te lenduar (edhe pse shpesh here ndosh pa te keqe) ata qe vertet me thone me plot gojen "mike" ....

 
Redaktimi i fundit:
Pe: Virtualiteti dhe ne!

Lexova me vemendje ate çka dy parafolesit kane shkruar, cdo gje qe eshte thene lart eshte mese e vertete. Kam lexuhar shpesh here raste qe: Une ne realitet jam ndryshe, ketu jemi te gjithe pas pc-se dhe nuk mund te njihet personi. Ashtu si ne realitet ka njerez me dy fytyra dhe ne virtualitet ndodh e njejta gje. Bota virtuale sipas mendimit tim jane te perputhshme me njera tjetren dhe pse me disa ndryshime te vockela qe s'perbejne ndonje problem madhor :)
 
Pe: Virtualiteti dhe ne!

Sikur te ishte ashtu siq shkruajme do ishte nje kenaqesi e madhe pjesmarrja ketu, dhe jo vetem ketu. Megjithate ne tere historine e njerezimit, nga krijimi i saj dhe deri ketu, faji ngeli pa shtepi. Te keqen une per te qe se mori kush e ta fuste brenda. Por e keqja nuk qendron te faji, sepse sikur te ishte i vetem do ngordhte urie, dhe realisht njerezit do ta shihnin qarte ate perkunder qe dikush tenton ta fshehe, por e keqja e madhe eshte kur faji gjene mbeshtetes apo terhjek ne vete, per te ngulfatur edhe te tjere, per ta shperndar sa me shume kinse per ti humbur demin e shkaktuar. Dhe kjo domosdoshmerisht ne kso raste behet nje simbioze ngulfatese, ndrydhese me te cilen rrall kush pranon te merret edhe pse e shikojne nga cdo ane cuditerisht cmendurin e saj. Dhe e keqja me e madhe vjen pastaj se faji, nga strofulli qe gjeti, ngre koken, kaperdiset dhe behet ngrehaluc kinse per te dalur fitimtar. Kjo kaperdisje dhe ngrehaluci fakeqesisht ze vend te theksuar tek ne si popull sepse nuk kemi arrite akoma qe ne radhe te pare te respektojme veten e pastaj te tjeret. Kjo eshte perditshmeria qe na percjelle si ne realitet dhe ashtu ne virtualitet.

Megjithate, nje periudhe 4,5,6 apo 7 vjecare e pjesmarrjjes diku te lene te kuptuarit se je misheruar me dicka por kjo nuk dmth. se je misheruar me gjithcka dhe duhet te behesh ure kalimi. Kshu kam pershtypjen se njerezit qe kane qendruar ketej dhe kan kontribuar, kaq gjate, kot mundohemi ti genjejme sepse realisht ata e njohin cdo frymarrje te ketij virtualiteti. Prandaj, kujdesi me i madhe do duhej bere gjate komunikimeve ne ruajtjen e personalitetit dhe pavaresise se dikujt, sidomos te atyre qe me punen e tyre kan reflektuar dhe kane treguar se ne radhe te pare kan respektuar veten. Nese jemi futur me tendencen per ta fyer dike nga X apo Y egoja ketu eshte bere gabimi me i madhe dhe perkunder tentimit te ''hudhje guri e mshefje dore'' ata qe kan vegjetuar ketej e kan nuhatur kahere.

Njerezit, ashtu siq erdhen ketej e kan edhe te drejten e ikjes, me apo pa e thene mendimin e tyre, por e rendesishme eshte qe te ikin pa bere thirrje per klane dhe kasta, por njekohesisht e keqja eshte se edhe kur eshte ne ikje njeriu duhet respektuar dhe jo te marrim daullet dhe te bejme kinse po ndjekim te keqen. Per mua kjo eshte vogelsi shpirtrore. Ngushtesi, ndrydhje dhe kapardisje e ngrehaluci, kinse ja fajtori u gjet, po iken ta ndjekim o burra deri ne pakthim. Dhe ketu, me keso raste, njerezit e medhenje tregojne veten.

Andaj, ne kete drejtim, si qellim edhe i hapjes se temes ishte, qe une i padituri tu tregoje ketyre cunave dhe cupave pak me te reja se grupimi, klanizimi dhe kastizimi, si ne realitet dhe virtualitet nuk eshte gje tjeter pos kapardisje dhe ngrehaluci.

Te teren kete e shkrova nga fjala e urte popullore: ''Cfare te ndodhi ne fqinjesi prite ne shtepi'' dhe kjo le te troket ne ndergjegjen e secilit.
 
Pe: Virtualiteti dhe ne!

Me falni,se ndoshta jam e vonuar ne kapjen e gjerave sot,por spo kuptoj temen..Per cfare po flitet konkretisht,sepse mesa ju lexova te gjitheve qe keni shkruar,nuk pretendohet qe te dali ndokush te thote,une sjam ai/ajo qe shfaqem ketu..Te gjithe thone jemi vetvetja,skemi hyre per te sulmuar apo per te treguar sa te zgjuar jemi e si jemi...Tani spo kuptoj taman une,duhet te shprehemi si e shohim virtualitetin dhe raportet qe ai ka me ne??Nqs ma shpjegon kush ne menyre me te trashe do tja dija per nder...
 
Pe: Virtualiteti dhe ne!

Virtualitetin dhe realitetin,.i ndan gjithcka si ndane asgje! Pra varet si e perdore,.nje njohje,shoqeri,.miqesi virtuale munde te jete lumturi,..munde te jete deshtim stres,..miqesi,shoqeri ,kalim kohe,.tip sporti..varet se cilen kordinate done te arrij personi qe futet ne ujrat e internetit!
Njeriu ka disa pika kordinative ne vetevete,.kur ato jane stabel branda tij..nuk ndryshohen dukshem as ne virtualitet nga ato qe eshte ne realitet,.(pjeserisht ndryshohen e paevitueshme kjo,..per shume arsye llogjike,.abjektive dhe subjektive,.)
per mendimin tim virtualiteti po ze nje pjes te mire te realitetit,.te jetes sociale me reale,.te jemi te drejt te flasim hapur,.per nje arsye ose tjeter duhet te pranojme qe virtualiteti ka plote ane negative,..(qarkullojne njerez nga me te ndryshem ne ujrat virtuale,..njerez qe me copy paste shkruajn,perfaqsohen,..biles dicka qe me perzien drejt me then eshte kur shof shprehje filozofesh,..te njerzve te medhenje qe kane bere epoke ne letersi,..filozofi apo fusha te tjera dhe i shkrujne si shprehje personale,.per mua mjafte e rende,.e turpshme dhe tregon kriz ne vetevete,. .nje fare vjedhje qe te len ne nivele te ulta.)..
Dua te them qe virtualiteti eshte mjaft i demshem per ata qe nuk ia dine anen,.per femrat qe kerkojne sherim shpirteror,.njohje apo miqesi te verteta..(munde te ndodhe te krijoshe por % eshte mjafte e ulet,.ndaj duhet nje kujdes i madhe,.per nje arsye te thjeshte se ai qe munde te jete vertet mik i denje e ka realitetin full.opsion,.dhe sdo kishte as nervat as deshiren as kohen per tia kushtuar kohes virtuale deri ne ate pike sa te krijohet nje miqesui e vertet reale apo njohje reale me baza,..(kjo shkon pergjethsishte per femrat qe kerkojne princin neper rrjete sociale,.!
Virtualiteti eshte i mbushur me maniak,.seksual ku turpshem duke u fshehur pas npc,.shferjne preversitetin,.dhe pisllekun e tyre,dhe sigurishte mashtrues nga kadegorit me te ndryshme,.qe krejt mire fillimishte e hedhin viktimen e tyre me fjale bindese,.te bukura e joshese,.
sikurse dhe femra nga me te ndryshmet,,,nga ato qe kerkojne princin deri tek ato qe hyne per klientel,.
Interneti eshte nje mjet mjafte i dobishem per shume arsye,.komunikimi,informimi,.etj etj,.por ama duhet kujdes.
Kur ne vendosim te kalojme dicka nga virtualia ne realitet,.duhet shume kujdes dhe besimi duhet te jepet me pikatore se kurre nuk munde te jeshe i sigurte kushe eshte ne anen tjeter .(keto ishin disa pika negative qe mu duk me e drejt te merresha me kto , se sa me anet pozitive,.pasi ato te gjithe i dim dhe i gezojme mos ne nje forme ne i tjeter,.ne lidhje me netin..!)
Persa i perket forumit shoqeris,.ketu,.sigurishte eshte mjafte kendshem..ska dyshim se nepermjet diskutimeve debateve dhe mendimeve ketu gjithesecili duke u shtrir ne kohe jep nje % te vertet te atij qe eshte realisht..(qofte mashrues,.intelektual,qofte njeri me botekuptim dhe formim,,,pra deshe nuk deshe ne nje forme apo tjeter nepermjet diskutimeve mendimeve ne zbulojme veteveten,.duke afruar realishte ate cfare jemi ne realitet e transmetojme ne botes virtuale,.)..
Do thoja qe interneti tashme eshte nje mjet jetese,,.siq eshte telivizori,.telefoni,.celulari..pra lehteson jeten tone,.ben te mundur shume sherbime online ku kursejme kohen ,.siq jane pagesat,,,blerjet shitjet informimi,.etj etj..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top