“Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare

Guest2

Antarë i Respektuar
burrnesha10.jpg



Fotografja Jill Peters ka vizituar fshatrat në pjesën kodrinore të Shqipërisë Veriore, duke përshkruar traditën që zgjatë me qindra vite.

Kjo traditë ka lindur në mënyrë që familjet pa trashëgimtar mashkull të ruajnë pasurinë familjare, kështu që vajza rritet si djalë. Por, femrat mund të bëhen “virgjëresha” edhe pas prishjes së ndonjë lidhjeje, por duke hequr dorë përjetësisht nga e drejta për t’u martuar.

burrnesha02.jpg

“’Virgjëreshë e përbetuar’ është termi që i jepet femrës biologjike në Ballkan që zgjidhet, zakonisht në moshë të re, të marrë përjetësisht identitetin social të mashkullit. Tradita daton me qindra vite, dhe kjo ishte e domosdoshme në shoqëritë që kanë jetuar brenda klaneve fisnore, të ndjekur nga Kanuni, kodi arkaik i drejtësisë, dhe që mbahet si një rregull shtypës gjininë femërore. Kanuni thotë se të gjitha gratë janë pronë e burrave”, thotë Jill Petters.

E drejta për të votuar, e drejta për të ngarë makinën, të marrë punë ose fitojë të holla, të pi duhan, të mbajë revole ose pantallona, u takon tradicionalisht meshkujve. Vajzat e reja janë të detyruara shpesh në martesat me mësit, sidomos për meshkujt në fshatra të largëta.

“Alternativa është që të bëhet ‘virgjëresha’ apo burrnesha, status që ia mundëson femrës të gjitha të drejtat dhe privilegjet e popullsisë mashkullore. Për ta mbajtur traditë, këto gra shkurtojnë flokët, veshin rroba mashkullore dhe shpesh i ndërrojnë emrat”, thotë fotografja.

Ato ushtrojnë gjestet dhe të ecurit e burrave derisa të bëhen “natyrë tjetër”. Kryesorja, këto femra betohen për beqari, në mënyrë që të mbetet e pastër.

Ajo bëhet ai. Kjo praktikë ndodhë edhe sot, por modernizimi po vjen edhe te fshatrat e vegjël, kështu që kjo traditë arkaike duket e tepërt. Sot janë vetëm disa burrnesha.

Në komunikim me vendasit ajo zbuloi se "burrneshat janë shumë të respektuara në komunitetin e tyre", dhe se "tranzicioni i tyre është pranuar plotësisht, pa asnjë dilemë në komunitet".

"Por, më e habitshme është se këto gra nuk ankohen për atë që janë sakrifikuan", thotë Peters.

Përndryshe, virgjëresha të tilla ka edhe në Kosovë dhe në Mal të Zi. /Telegrafi/
 
Titulli: “Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare

Une personalisht, nuk jam ne favor te ketij lloj betimi... Me duket anormal. Edhe ne vendet myslymane apo katolike ka femra qe heqin dore nga "lidhjet" ama brenda komunitetit te tyre kane efekt edukues, jo "vrases" ose "dhunues".
Fjala BURRNESHE ne shqip do te thote grua e forte, pra e afte per t'a mbledhur veten menjehere.
 
Titulli: “Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare

Une nuk arrij te kuptoj se si nje femer imponon veten e te kthehet te bej "mashkullin".
Nga i con instiktet femrore,e si heqin dore nga jeta femres vetem e vetem se keshtu e do tradita?
C''tradita idiote,imponojn njeriun te kthehet ne ate qe nuk eshte.
 
Titulli: “Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare

Une nuk arrij te kuptoj se si nje femer imponon veten e te kthehet te bej "mashkullin".
Nga i con instiktet femrore,e si heqin dore nga jeta femres vetem e vetem se keshtu e do tradita?
C''tradita idiote,imponojn njeriun te kthehet ne ate qe nuk eshte.

Sakrifica per familje.
Mendoje qe kjo ndodhte me sh duke qene se me idete e impunuara nga patriarkati.
Nje mashkull per te trasheguar pasurine, mbiemrin etj.
 
Titulli: “Virgjëreshat e përbetuara” apo burrneshat shqiptare

Sjua var kush prandaj lol
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top