Vidhet kompjuteri portativ “Top Secret” i Britanisë

Kresha

A pretty face can never trick me
Vjedhja e kompjuterëve portativë me të dhëna qeveritare dhe ushtarake “shumë sekrete” është bërë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Kanë humbur ose janë vjedhur rreth 28 kompjuterë portativë në katër muajt e shkuar dhe 66 në total që prej 1 Janarit 2009.

Duke parë pas në 4 vitet e fundit 658 të tillë u zhdukën. Një gjueti i madhe po ndodh tani në Londër pasi një kompjuter portativ i mbushur me të dhëna sekrete u vodh nga brenda qendrës nervore të Ministrisë së Mbrojtjes (MM). NGA ZYRAT E TYRE QENDRORE.

Sa turpëruese të merret nën hundët e parisë së MM në Sallonin e Bardhë! Nëse vjedhja e kompjuterit portativ nuk ishte dhe aq e keqe, çelësi i koduar USB i nevojshëm për të hapur skedarët e rëndësisë së lartë u vodh gjithashtu. Humbja thuhet të ketë ndodhur rreth fundit të nëntorit, por lajmi i kësaj ngjarjeje nuk u bë i ditur deri në fundin e javës së shkuar dhe vetëm në fillim të kësaj jave u konfirmua.

Kompjuteri portativ thuhet se i përkiste një oficeri të rangut të lartë të Forcës Ajrore Mbretërore. Një agjenci raporton se një burim brenda MM ka cituar: “Kjo ka mundësi të jetë një nga rrjedhjet më serioze të sigurisë në Ministri për një kohë shumë të gjatë.” Një zëdhënës i MM tha se “një hetim nga policia e MM-së po zhvillohet dhe se do të ishte e pavend të komentohej më tepër.”

Habitem nëse dikush mund t’i ketë thënë MM se mund t’i pajisë kompjuterët e saj me GPS dhe t’i bëjë kompjuterët të marrin në telefon shtëpinë apo edhe t’i fshijnë vetë të dhënat e ndjeshme?

FAKT: Buxheti aktual i MM është 36,702 milionë paundë

FAKT: Objektivat kryesore të MM janë të mbrojnë Mbretërinë e Bashkuar dhe interesat e saj dhe të forcojë paqen ndërkombëtare dhe stabilitetin

FAKT: Në 2006 mesatarisht 1 nga 10 kompjuterë portativë është vjedhur. //krokodili
 
Titulli: Vidhet kompjuteri portativ “Top Secret” i Britanisë

shqiptaret e kan vjeshur hahahahhaha shaka
 
Back
Top