Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Prishtinë, – Deklarata e Pavarësisë, me të cilën është shpallur Republika e Kosovës, është vjedhur natën mes së mërkurës dhe të enjtes, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës. Hajnat e paskrupullt thuhet të kenë hyrë në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ku është ruajtur dokumenti origjinal, me të cilin është shpallur pavarësia e Kosovës dhe që është nënshkruar nga 110 deputetë të Kuvendit të Kosovës, më 17 shkurt 2008.
“Policia ka nisur hetimet dhe rasti ka prioritet absolute”, ka thënë shkurt Sheremet Ahmeti, drejtor i përgjithshëm i Policisë për të cilin thuhet se ky është rasti i fundit që do ta udhëheqë, meqë pritet që shumë shpejt të shkarkohet nga posti në polici dhe të transferohet në diplomaci, jashtë vendit.
Policia zyrtarisht nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, duke insistuar se rasti është nën hetime dhe se publikimi i të dhënave mund të pengojë zhvillimin e hetimeve.
Në anën tjetër, përgjegjësit për sigurinë e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës kanë refuzuar të flasin për vjedhjen. Njësiti i specializuar për vjedhje në institucione i Policisë së Kosovës tashmë e ka hapur rastin dhe burimet thonë se janë disa pista që ata ndjekin në kërkim të keqbërësve tash për tash të panjohur.
“Dyshimet e para janë, natyrisht, tek personat që i kanë pasur çelësat e kabinetit të kryetarit. Madje, edhe vetë kryetari është marrë në pyetje, herët në mëngjes, por kur e kuptuam se z. Krasniqi nuk i mbanë fare çelësat e zyrës së tij, konkluduam se ai nuk mund të jetë i implikuar”, tha njëri prej pjesëtarëve të njësitit elit policor, që tashmë është i njohur për hetimin e rasteve të tjera të ngjashme, posaçërisht për rastit të vjedhjes së drogës dhe dëshmive në ndërtesën e Policisë së Kosovës.
Tash për tash, hetuesit kanë mbajtur në arrest disa prej zyrtarëve të Kuvendit që kanë qasje në zyrën e kryetarit, përfshirë pastruesen H.D., e cila u mor nga shtëpia e saj në ‘Kodrën e Trimave’ derisa përgatitej për punë, përkundër protestës së fqinjëve, të cilët madje paralajmëruan se do të organizojnë protestë në sheshin “Skënderbeu”, në rast se H.D. nuk lirohet deri në orën 12:00 të ditës së sotme.
Burimet policore kanë thënë edhe se hetimet nuk janë përqendruar vetëm në stafin e kryetaparlamentarit Krasniqi, por edhe në tërë Sekretariatin e Kuvendit të Kosovës, por edhe në deputetët – sidomos ata të opozitës.
“Shihni, do të ishte e logjikshme që Deklarata e Pavarësisë të vidhet nga ndonjë deputet opozitar, sidomos ata që nuk përfituan asgjë nga shteti i shpallur”, tha një burim policor, duke shpjeguar madje se ekspertët e mjekësisë ligjore që e kanë bërë incizimin e vendit të krimit kanë thënë se gjurmët e shputave që janë gjetur në tepihun e trashë të zyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës më së shumti u ngjajnë atyre nga Rrafshi i Dukagjinit.
Një deklarim i tillë i ekspertëve të mjekësisë ligjore është demantuar dhe kritikuar ashpër nga Aleanca për Ardhmëri e Kosovës, sekretari i përgjithshëm i së cilës, Burim Ramadani, ka thënë se pushteti po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga qeverisja e keqe dhe dështimi i qeverisë Thaçi në çdo aspekt – sidomos në atë të sigurisë dhe parandalimit të krimit - duke akuzuar opozitën.
“Më shumë më duket se ata vetë e kanë vjedhur Deklaratën, vetëm sa për të fajësuar AAK-në. Meqë po e shohin se po humbasin mbështetje çdo ditë e më tepër, kanë nisur të shfaqin edhe shenja të krizës së brendshme, që më së miri shihet nga këto veprime dëshpëruese të pushtetarëve”, tha Ramadani përmes telefonit.
Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se një prej dyshimeve serioze është se vjedhja është organizuar nga Shërbimi Sekret i Serbisë, me qëllim që të zhdukin dëshminë për pavarësinë e shpallur, në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, vendim ky që sigurisht se do të jetë plotësisht në favor të Kosovës, por për të cilën gjë esenciale është që GJND-së t’i prezantohet edhe dokumenti origjinal i Deklaratës së Pavarësisë.
“Mendojmë se motiv të madh për ta vjedhur Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ka Qeveria e Serbisë, të cilës vetë ekzistimi i kësaj deklarate i prish punë. Madje, kemi informacione se gjithçka mund të jetë organizuar me kërkesë të ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, dhe është zbatuar nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, duke i përdorur efektivin e MPB-së së Serbisë që vepron në Kosovë dhe strukturat paralele serbe”, ka thënë një burim nga MPB-ja e Kosovës.
Pas vërejtjes së gazetarit a do të thotë kjo që strukturat paralele ekzistojnë dhe veprojnë edhe në Prishtinë, dhe a e ka informuar MPB-ja për këtë kryeministrin Thaçi, i cili insiston se në Kosovë nuk ka struktura paralele, zyrtari nga MPB-ja ka thënë se ”bëhet fjalë për një ngatërrim termesh” dhe se “nuk përjashtohet se deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës, apo edhe ndonjë shqiptar që ka lidhje me Serbinë, Rusinë apo Kazakistanin, të ketë kryer punën për Daçiqin”.
Ndaj një insinuate të tillë ka reaguar ashpër Mimoza Kusari-Lila, zëvendëspresidente e AKR-së, e cila ka thënë se është poshtërsi të akuzohen njerëzit vetëm për shkak se kanë biznese në vende që nuk e kanë njohur Kosovën ende.
“AKR-ja dhe kryetari i saj janë atdhetarë dhe patriotë, dhe kjo më së miri shihet nga shuma e parave me të cilën ai ka kontribuuar, dhe e cila është po thuaj e barabartë me shumën e parave që këta të pushtetit i kanë vjedhur”, ka thënë Kusari-Lila, duke shtuar se hajnat duhet kërkuar “në qarqet rreth pushtetit – jo jashtë tij”.
Jashtë shkëmbimeve në lidhje me vjedhjen nuk kanë mbetur as LDK-ja e LDD-ja. E para ka kërkuar që rasti të mos politizohet, duke shtuar se ka kohë që i ka propozuar Kuvendit që Deklarata e Pavarësisë të transferohet në zyrën e Presidentit të Kosovës, propozim ky që po të ishte miratuar tani vjedhja nuk do të kishte ndodhur.
Ndërsa, LDD-ja ka lëshuar një komunikatë ku thotë se në kohën kur akademik Daci ka qenë në krye të institucionit të Kuvendit, gjëra të tilla kanë qenë të paparamendueshme. “Vjedhja në Kuvend tani tregon sa poshtë ka rënë ky koalicion qeverisës, dhe me vete po e merr edhe shtetin e Kosovës”, thotë LDD-ja, duke vlerësuar se Deklarata e vjedhur e Pavarësisë nuk do të gjendet pa u ndërruar pushteti në Kosovë.
Në anën tjetër, burimet policore kanë përmendur edhe dy pista të tjera hetimi – ata që së voni kanë humbur apo pritet t’i humbasin postet qeveritare, si dhe segmente brenda faktorit ndërkombëtar në Kosovë, posaçërisht nga shtetet që kanë edhe prezencë joformale të njësiteve të inteligjencës.
Për dyshimet në lidhje me zyrtarët qeveritarë që pritet të shkarkohen, policia thotë se bazohen në analizën se ata kanë mundur të veprojnë në shenjë hakmarrjeje ndaj shtetit që i refuzon. “Dyshohet shumë edhe në ministrat e saposhkarkuar, apo edhe ndonjë zyrtar tjetër që pret largimin, të cilët ka gjasë të kenë vepruar në afekt, pas traumave të përjetuara këto ditë nga spekulimet me emrat e atyre që kryeministri dhe presidenti do t’i largojnë nga postet”, tha burimi, duke përjashtuar këtu drejtorin e Policisë, Sheremet Ahmeti, me arsyetimin se ai, në fakt, nuk po shkarkohet, por po promovohet. “Sheremeti s’ka pasur çka me mbërri ma nalt në polici sesa me qenë shef. Tash po e çojnë në Paris me punu në ambasadë, e atje shpejt mundet edhe ambasador me u ba, jo pse ka talent për diplomaci, por ka talent për me u ngrit në detyrë si me lift”, tha një kapiten policor, që thotë se shkollën policore e ka kryer bashkë me Sheremet Ahmetin.
Sa për dyshimet që vjedhja të jetë kryer nga prezenca ndërkombëtare në Kosovë, burimet policore kanë drejtuar gishtin në shumë anë, por posaçërisht në misionin evropian për sundim të ligjit.
“Shumë dyshojmë në këta të EULEX-it. Pasi që ata janë për status-neutral, atyre u duhet me zhduk Deklaratën e Pavarësisë, si dokument ligjor, për mos me dalë dikush e me kërku prej tyne zbatimin e tij”, tha një burim policor, duke shtuar se për këtë arsye qeveria ka urdhëruar policinë që të identifikojë dhe të ruajë të gjitha kopjet e Kushtetutës së Kosovës, meqë ka rrezik që edhe ato të bëhen cak i vjedhësve të Deklaratës së Pavarësisë. “Me ba me e zhduk edhe Kushtetutën, është sikur me na e zhbë shtetin. Kështu na tha kryeministri”, tha një burim nga policia që ka qenë prezent në një takim urgjent të kryeministrit Thaçi me krerët e policisë dhe njësitin special për hetime të vjedhjeve në institucione.
Në deklarata të tilla kanë reaguar përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.
EULEX-i ka mohuar çdo përfshirje ndërsa i ka cilësuar akuzat e tërthorta ndaj misionit të vet si skandaloze.
“Jemi të habitur me deklaratat që i dëgjojmë. Ato përveçse nuk janë të vërteta, janë edhe skandaloze. EULEX-i është këtu për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, jo për ta shkelur atë”, ka thënë shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, në një deklaratë urgjente për media të lëshuar përmes postës elektronike. Kreu i EULEX-it më tutje ka thënë se misioni që ai udhëheqë është i vullnetshëm t’i ndihmojë policët në hetimin e rastit, por burime të gazetës kanë thënë se paraprakisht është kërkuar nga kryeministri Thaçi një sqarim në lidhje me akuzat e raportuara kundër EULEX-it, si dhe një kërkim-falje.
Më i butë, por po aq demantues ka qenë edhe Pieter Feith, i cili foli gjatë një takimi pune me ministrin e pushtetit lokal, Sadri Ferati.
I pyetur të komentojë akuzat ndaj EULEX-it, Feith së pari foli në cilësinë e përfaqësuesit special të BE-së: “Absurde!”.
Ai ishte pak më elaborues kur foli në cilësinë e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar: “Jam i brengosur, dhe paksa i nervozuar. Besoj se kryeministri dhe presidenti e dinë që akuzat e tilla nuk ju ndihmojnë”, tha ICR Feith.
Por, burime policore kanë lënë shtegun e hapur edhe për mundësinë që në vjedhjen e Deklaratës të jetë i përfshirë ndonjë segment tjetër ndërkombëtar, jashtë EULEX-it. Burimi nga policia përkujtoi se edhe në të kaluarën ka pasur raste kur spiunë të shteteve të caktuara perëndimore janë “zënë me pelë për dore”, madje pikërisht duke marrë në shënjestër edhe vetë prezencën ndërkombëtare, por më pas u liruan për hir të raporteve miqësore.
“Dyshohet në shumë, se tash po dalin shërbime sekrete të shteteve të ndryshme që kishe kanë dosje për ministra të Kosovës, që kishe i kanë evidentuar vjedhjet në tenderë, e kishe kanë informacione për korrupsion e krim të organizuar në qeveri e institucione… sigurt, nëse kanë dosje për naj ministër, munden me pas edhe Deklaratën e Pavarësisë”, tha burimi, i cili refuzoi të vazhdojë të flasë për gazetën kur u pyet nëse ka dyshime që në vjedhjen të jetë implikuar edhe ndonjë organizëm i tillë vendor, si shembull SHIK-u. “Ik, ik. Nuk du me fol me juve ma. A po provokon a çka ke? Ti bre djalë ta paska mbush kokën me mjegull Nazim Bllaca! Hiqmu qafe, se muj me të arrestu për pengim të personit zyrtar, e me të qu në podrum, dhe atje e sheh kush është e çka është SHIK-u…”, ishin fjalët e fundit që ishte i vullnetshëm ti thotë burimi nga policia.
Megjithatë, derisa të gjithë mbeten të dyshuar se kanë pasur motiv apo edhe mundësi për të kryer këtë vjedhje makabre, të gjitha burimet që ka konsultuar gazeta kanë insistuar se ka një shtet që përjashtohet nga çdo dyshim: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Jo vëlla, amerikanët janë gjith me neve. Ma përpara vetë na e vjedhim veten, se me na e ba amerikanët. Ma përpara i arrestoj si të dyshuar Hashimin, Jakupin e Fatmirin, sesa Dellin”, tha një polic hetues, i përfshirë në rastin, duke u zotua se nuk ka asnjë mënyrë që SHBA-ja të jetë e implikuar: “Tekefundit, vetë amerikanët e kanë shkruar atë Deklaratë të Pavarësisë. Pse me vjedh ata?” Aprililililiiiii!

Publikuar: Sot, më 01 prill 2010 ne Koha Ditore
 
Titulli: Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Po bre, kshtu ndegjova edhe une. Ama ndegjova se kane per ta kthyer me 1 Prrill 2011 perseri :p:lol:
 
Titulli: Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Gezuar 1 Prillin! :)
 
Titulli: Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Hallall ju qofte, porse s'do t'ju fal kurre!!!

Ndersa po e lexoja po mendoja, valle kush mund ta kete bere kete, si dhe pse te lihet Kushtetuta ne nje vend aq te lehte per t'u gjetur??!!
 
Titulli: Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Pavarsia e Kosoves me teper se nje akt juridik i shkruajtur ne nje leter, eshte nje ralitet objektiv i pa tjetersushem qe nuk mund te c'behet.....Shqiperia nuk e ka arigjinalin e aktit te shpalljes se pavarise dhe kete nuk ka qene dt. 1 prill kur e kam degjuar! Jemi vellezer te nje gjaku dhe ...... mos qente e thene te ngjajme ne c'do gje.
 
Titulli: Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

me falni por me erdhi per te qeshur dhe pse nuk eshte...por lihen letrat dekrete kaq hapur.....dhe si eshte e mundur te mos ishte asnjenjeri roje dicka sic duket per te perfituar dikush tjeter e kane bere
 
Titulli: Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

me falni por me erdhi per te qeshur dhe pse nuk eshte...por lihen letrat dekrete kaq hapur.....dhe si eshte e mundur te mos ishte asnjenjeri roje dicka sic duket per te perfituar dikush tjeter e kane bere

Ishte 1 prilli oj mace
 
Titulli: Vidhet Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

Po shikoja titullin me avazh ne fakt, pastaj kthej syte ne te dhjathe thote "Humor"... Gjithe ai artikull, shume jane lodhur, gjynah me vjen per ate qe e ka shkruar...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top