Video tronditëse, keqtrajtohen jetimët në Shkodër

Arfenilla

Themelues i Forumit
E “اa thu” në Agon Channel ka publikuar një video shokuese.

Në pamjet e saj duket një kujdestare që keqtrajton fëmijët e jetimores së Shkodrës.

Në pamje dallohet që kujdestarja ulet mbi një fëmijë dhe nuk ngrihet prej tij, pavarësisht të qarave.

Pamjet flasin vetë.Bota sot.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Video tronditëse, keqtrajtohen jetimët në Shkodër

Ajo ka dasht dicka tjt po kan qen te vegjej ata cunat...ptuu k..ka.

O nuk behemi njerez neve joooo :S
 
Titulli: Video tronditëse, keqtrajtohen jetimët në Shkodër

:(
Kshu eshte kur kap e fut te punoj me femijet kedo! A kane femije vet kto bitchat? Kshu i keqtrajtojne dhe femijet e tyre?
 
Titulli: Video tronditëse, keqtrajtohen jetimët në Shkodër

Mallkuar qofshin keta njerez.... Denimin pak e kane.... Cfare behet me keto njerez, cfare njerez te tmerrshem qe jan shendrru, pa pike gjynahu, turpi e ndergjegje...nuk i vret ndegjegjja keto, se keto psika moti e kan vrar ate....

mu kujtua edhe nje video tjeter... ndoshta se ka vendin por do e postoj ketu...
[video]http://video-vie1-1.xx.fbcdn.net/hvideo-xap1/v/t42.1790-2/11155914_732380880204924_1618518789_n.mp4?efg=eyJy bHIiOjM4MywicmxhIjo1MTJ9&rl=383&vabr=213&oh=17815f69d224bb1def90de3f30b1232c&oe=559C6A37[/video]
 
Titulli: Video tronditëse, keqtrajtohen jetimët në Shkodër

Iq o iq :( Nje kriminele qe punonte ne nje kopsht (jetimore) femijesh

Mjere shtepia qe ka nje femer te tille brenda rrethojes se oborrit :sharr: mjere lagjeja, :sharr:
 
Titulli: Video tronditëse, keqtrajtohen jetimët në Shkodër

Nji letër e pashkrueme për teta edukatoren. E mrekullueshme.. PO e sjell te kjo teme meqense i dedikohet ketyre rasteve...


(Nga Agustin Prenga)

Edukatore

E kam të vështirë me të thirrë me këtë emër. Jo ma shumë prej dhimbjeve fizike që më ke shkaktu herë pas here sesa për dhimjen që më shkakton në zemër sa herë të shoh. Desha me të pyet a i mban mend ditët kur ishe e vogël sa unë? Cfarë të pëlqente me ba, me çfarë të pëlqente me lujtë. Cfarë të pëlqente me hangër? A t’i blijshin nana e baba ato që dojshe?

Kur semureshe kush të rrinte te kryt! Kush t’i mlonte kamtë natën kur u shtrijshe me fjetë?

Si të pëlqeshe më të thirrë, zemra e nanës, princesha e babës? Kur të tjerët të binin në qafë kush të dilte zot? Ma merr mendja që ti u thoshe që tash po i kallxoj babës.

E pra unë tash i vogël sa ti dikur nuk u jap përgjigje dot këtyne pyetjeve.

Në fakt as nuk i baj? Hera herës guxoj me i menue por sa të shof ty mendimi më kthehet mas kreje. Kambët nuk më binden. Fryma më ngashrehet.

Shumë ditë më bahen natë e shumë netë janë ditë. Ndërsa për ty asht vec turni i punës për mua ky shtë turni më i vështirë i jetës. Shpesh ka zgjatë për javë të tana dhimbja të kofshët e mija të brishta të shtypuna prej bëths tande. Do kisha me e quajte bethen indiferente por nuk e di a ka ajo mend sa me e fajesu kaq rande. Në stomakun tem të vogël ka pasë luftë të zhurmshe sic bajnë retë e zeza mi` tarabosh në fund të gushtit. Shpesh teshat e mija kanë pasë ma shumë ere jashtqitje se sa kanë qënë të pastra.

Ka pasë netë që në mendjen time të vogël është rrokullisë një mendim që ma mirë mos me celë dita. Se e dijsha që dita kishte më të pru prapë ty në jetimore.

Por unë jam jetim, unë s’kam në dorë gjana ma të vogla e jo ma ciklin e ditës e të natës.

Më vjen me thirrë oj nanë, por një si tullë në grykë si buka e ngurtsume që hamë këtu ma mbyll zanin. Noshta nana jeme nuk jeton! Noshta jeton por nuk do t`ia di për mue. Noshta do t`ja dijë por nuk mundet. Noshta….

Ka ditë që urrejtja m’i ban sytë kaf si të kuq ka ditë që nuk të shof me sy. Ka ditë që nuk më bjen ndërmend për ty me gjithë kujtimet e lëndimeve që me ke shkaktu.

Një ditë do jem sa ty e ti do të jesh sa unë. Jo ma në moshë por në pamundësi fizike. Nana e baba do të kenë vdekë. Bethet do të thahen nga lëngu i rinisë e do e kesh vështirë me shtyp kënd vec ujit të hollë a të trashë që kanë me t’u derdhë pa leje nga mosha e vjetër.

Teta, ti mbase mendon që unë e dishroj atë ditë. Por unë që tash nuk e duroj dot erën e keqe të pisllëkut dhe aromen e randë të mosdashtunisë.

E kam vështirë me thanë fjalën T’kam falë. Por boll kam vujtë fizikisht, boll shpirtërisht. Urrejtjen nuk e përballoj dot. Kam qejf edhe me jetu naj ditë. Andaj më bjen ma leverdi me të fal.

Në fund të fundit dicka mësova prej teje mos me u ba kurrë si ti.

Si ma tha zemra,

Unë jetimi

p.s Ka ditë që e ndjej veten jetim. E ndjej veten vetëm.Jo jetim prej babit e mamit. I kam të dy. Por jetim prej Botës. Prej mos dashurisë, prej indiferencës, prej padrejtsisë, prej ajrit të randuem. Prej të gjallëve të vdekun që takoj.

jetimi.jpg
 
Titulli: Video tronditëse, keqtrajtohen jetimët në Shkodër

Skandali në jetimore, “arrest me burg” për kujdestaren 40-vjeçare


Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kujdestaren e Shtëpisë së Fëmijës, Edvana Sulaj, e cila u filmua teksa ushtronte dhunë ndaj një fëmijë të mitur jetim.

Viedo-skandali që tronditi opinionin publik, detyroi Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi KLosi të shkarkojë drejtoreshën e jetimores, Anjezë Gjeluci disa kujdestarë të tjerë.

Tashmë 40-vjeçarja Sulaj, e cila u ndalua para dy ditësh nga policia, duhet të qëndrojë në burg, pasi akuzohet për “keqtrajtim të miturish”.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top