Video/ Rrëfimi i një të kthyeri nga Siria: Ta bëjnë rrugën me lule, por e ke ferra

Guest2

Antarë i Respektuar
Që nga viti 2012 e deri sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë, kanë shkuar në Siri, duke ju bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve, 110 prej tyre janë kthyer në Kosovë, kryesisht të zhgënjyer më atë që kishin parë dhe përjetuar atje. Në videon më poshtë ndiqni rrëfimin e një prej të kthyerve. /tvklan.al

Burimi: VOA
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Video/ Rrëfimi i një të kthyeri nga Siria: Ta bëjnë rrugën me lule, por e ke

Ajo qe me trishton me se shumti ne kete mes jane gjendja apo fati i femijeve qe gjenden atje. Mendja ime nuk arrine deri ne ate nivel per ta analizuar dhe kuptuar se cila ishte nevoja e dergimit te femijeve atje. Nde mbare boten dhe ne cdo vend ku ka lufte njerezit tentojne te bejne te pamunduren per te larguar femijet ndersa me ta ndodhi e kunderta sepse familjaret e tyre, besoje pa vullnetin e tyre, i derguan ne nje lufte qe me se paku ju takonte atyre. Hove-hove i them vetes se erresira ne tru kapercen dhe thyen edhe horizonte te pakufishmerise.

Poashtu edhe gjendja e grave, sidomos te atyre qe atje iken pa vullnetin e tyre, gje qe besoje se nuk jane pak, eshte e tmerrshme. Se cfare ju duhej atyre kjo aventure them te drejten nuk arrije ta kap dot.

Ata burrat, nese munde ti quajme te tille, gjeten ate cfare kerkuan dhe une uroje qe perfundimi i tyre te jete i atille per cfare e nisen.

Kjo ishte per demin qe ata i shkaktuan vetes.

Per demin qe i shkaktuan shoqerise them se e kemi konsumuar deri diku si debat. E rendesishme mbetet per shtetin qe ne momentin e kthimit t'i kete nen survejim dhe te beje mundin qe ti risocializoje ne shoqeri.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top