Video e dhimbshme, vogëlushi pi gji te nëna e vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Video e dhimbshme, vogëlushi pi gji te nëna e vdekur

PAY-A-heartbreaking-video-shows-a-17-month-old-toddler-crying-and-drinking-his-mothers-milk-unaware-s.jpg


Një video mjaft e dhimbshme është shpërndarë në mediat e huaja, kur shihet një fëmijë i vogël, vetëm 17 muajsh, që pi gji të nëna e tij e vdekur.

Vogëlushi qan për nënën e tij, por ajo nuk i përgjigjet. Më pas, ai afrohet te gjoksi i saj dhe pi gji.

“Ne pamë një grua të shtrirë pranë hekurudhave dhe njoftuam policinë. Por kur u afruam ne vumë re një fëmijë pranë saj duke pirë qumësht. U tronditëm dhe u trishtuam shumë kur pamë këtë moment tragjik”, tregojnë dëshmitarët.

Sipas policisë, dyshohet se gruaja është përplasur nga treni, teksa përpiqej që të kalonte shinat. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Madhya Pradesh, në qendër të Indisë.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


g.shqip
 
Back
Top