Vëzhgimi

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Vëzhgimi​


Vëzhgimi është ndjekje e sjelljes se një personi ne situata te jetës se përditshme për një kohe te caktuar. Vëzhgimi ideal është ai natyralist, kur personi vëzhgohet ne ambiente normale.

Megjithatë, shume here vëzhgimet duhen bere ne një ambient klinik, si psh. Kur psikologet mundohen te diagnostifikojne probleme te sjelljes; ose ne ambiente artificiale si. Psh një zyre (gjate një interviste pune). Vëzhguesi merr shënim sjelljet e subjektit dhe pastaj mundohet te përcaktoje motivacionin dhe te beje një përshkrim te personaliteti te individit qe po vëzhgohet.

Përsëri, suksesi i vëzhgimit varet nga aftësitë e vëzhguesit dhe kooperimit te subjektit. Vëzhguesi duhet et interpretoje sa me drejt sjelljen qe shfaq subjekti. Dhe ka shume mundësi qe gjate vëzhgimit subjekti te sillet disi me ndryshe se zakonisht. Ky problem kapërcehet duke bere vëzhgime ne një periudhe te zgjatur kohe, ne mënyre qe individi te c’tensionohet dhe te sillet ne mënyre normale.

Me qellim qe vëzhgimi te standardizohet e te behet me objektiv, psikologet kane hartuar disa shkalle klasifikimi. Shkalla e klasifikimit është një formular qe mbushet me laps nga vëzhguesit kur vlerësojnë subjektin. Me qellim qe te behet një vlere sa me e sakte, i objektit, është mire qe kjo shkalle klasifikimi te mbushet nga disa vëzhgues. Klasifikime te tilla përdoren gjerësisht ne arsim dhe ne industri, por përdoren gjithashtu për te vlerësuar personalitetin.

Zakonisht shkalla e klasifikimit ka një numër kategorish ne te cilat shërohen karakteristikat qe shfaq subjekti. Mund te përdoren gjithashtu edhe shkallet e veteklasifikuese, ku subjektit i kërkohet te vlerësoje veten duke shënuar karakteristikat dhe tiparet qe ka.

Një forme e ndërlikuar e shkalles se vete-klasifikimit ka një numër kategorish ne te cilat shënohen karakteristikat qe shfaq subjekti. Mund te përdoren gjithashtu edhe shkallet vete-klasifikuese, ku subjekti i kërkohet te vlerësoje veten duke shënuar karakteristikat dhe tiparet qe ka. Një forme e ndërlikuar e shkalles se vete-klasifikimit është testi objektiv i standardizuar i personalitetit.


psikologi
 
Back
Top