Vetvrasja

con man

Anëtar i ri
Shkruan: Argjend XHELILI

Terminologjia



Pa dashur të thellohemi në studime gjuhësore të termit "vetëvrasje" ndonëse term i qartë e drithërues për shumicën megjithatë e shoh të udhës ta bëjë një skjarim të leht të këtij termi.



"Vetëvrasje " siq po e shihni edhe vetë është një fjalë e cila përbëhet nga dy tjera nga fjala vetë dhe fjala vrasje e që kur lidhen jep të kuptojmë se në fakt bëhet fjalë për vrasje ndaj vetes , e që natyrisht se qdo vrasje është krim.



Pra askush nga ne nuk guxon ti jap vetes aso të drejtash mbi veten se në fakt asnjëri nga ne nuk e posedon veten , dhe nuk guxon asnjëri nga ne ta burgos zemrën e mendjen e tij në qelinë e vrazhdë të qënjes së tij fizike dhe ta kontrolloj qënjen e tij të brendshem me timonin e qënjes fizike , në fakt duhet të ndodhë e kundërta.



Vetëvrasjen nëse e shikojmë nga një kënd më i gjerë e nëse nuk e izolojmë vetëm në aktin e shpejt e përfundimtar të jetës tonë në mënyrë të padrejt nga vet vetja jonë , përfshin në fakt edhe dëmet shkatërruese që ne i sjellim qënjes tonë fizike e të mbrendshme qoftë në mënyrë fizike[1] ose psiqike[2] e që në të shumtën e rasteve nga këto dëme përfundojmë më vdekje , e kjo vdekje nuk është si ç'do vdekje , ngase këti lloji të vdekjes rrugët i'a hap vet vetvetës , pra me pak fjalë e kuptoni se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Akti i vetëvrasjes ka qenë i njohur qysh herët , kan ndryshuar vetëm mënyra e të kryerit të saj dhe me kohën edhe motivet e saj.



Herë i kuptuar si akt qyqarë e herë si akt patriotik [3] vetëvrasja ka marrë shum jetë njerëzish , herë në mënyrë individuale e herë në atë grupore [4] .

Prej rasteve individuale nuk mungojnë as ato të personaliteteve me renome botërore si: Kleopatra , piktori i njohur Van Gogu , shkrimtari amerikan Ernest Heminguej etj.







Motivet e vetëvrasjes



Në shumicën e rasteve të vetëvrasjeve , nga hulumtime të shumta nuk gjenden shkaqe tjera pos : mërzitjes së jetës , humbja e shpresës në zgjidhjen e problemeve , prezenca e fajita për ndonjë arsye i cili faj nuk i lë të lirë në botën shpirtërore dhe arësye të ngjashme me to.



Prej motiveve që më së shumti nxisin këto ndenja e pas tyre edhe vet aktin e vetëvrasjes jan ato ekonomiko-sociale dhe ato psikologjike.



Motivet ekonomiko-sociale:

Ekzistenca e njeriut në planetin tokë është e lidhur ngushtë për këta dy faktorë dhe pa ta do ishte e pakuptimt për të mos thënë e pamundur se shum afër saj është.

Shoqëria luan rol kryesor në personalitetin e njeriut , në organizimin e jetës së tij , në të perceptuarit e gjërave dhe ndodhive që ngjanjnë në këtë planet.

Pra si i tillë njeriu është shum i mvarur nga shoqëria dhe shkëputja nga ajo e bënë qenien që të brengoset , të ndiej faj , vetneveri , humb vetbesimin dhe kalon nëpër gjendje të pakëndshme psikologjike për të cilat do flasim më poshtë.

Prej shkaqeve sociale gjithashtu është edhe mosha.[5]



Gjithashtu edhe faktori ekonomik është një nga motivet më të shpeshtë që nxisin njeriun ti hyjë udhës së vetëvrasjes shpesh herë si "zgjidhje e vetme" e problemeve të tija.

Dështimi në sferën ekonomike , humbja e pasurisë , zhytja në borgje shtyen kah problemet edhe më të gjëra e shpesh duken pa zgjidhje , për këtë arësye shum persona që veq jan të zhytur në këto probleme e nuk dijn not ose I'u kan prerë krahët preferojnë të fundose vet se sat ë mundohen të dalin mbi sipërfaqe ngase një gjë të tillë e shohin sit ë pamundur.





Motivet psikologjike:

Nga këndi neuropsikiatriko-psikologjik shohim se motivet e vetëvrasjes jan ç'rregullime mendore si :neuroza , depresionet e thella etj të cilat sulmojnë të gjitha moshat po në veqanti moshën nga 15-25 vjeqare.

Zakonisht personat që bejnë vetëvrasje vijnë deri te ky vendin pasi që humbin ndjenjën për jetë , sensin e humorit , izolohen nga shoqëria , fenomene këto që ndryshe njihen me termin ç'rregullim gjendje shpirtërore.

Interesante është të ceket se shum probleme psikologjike që shfaqen në moshën madhore në fakt zanafillën e kan në fëmijëri , për këtë prindërit duhet të ken kujdes ne edukimin e fëmijëve të tyre.









Statistikat e vetëvrasjeve Kosovë



Statistikat për 6 mujorin e parë të vitit 2008 tregojnë se në Republiken e Kosoves janë raportuar gjithesejt 25 raste Vetevrasje dhe 105 tentim vetëvrasje.



nr
Rajoni

7
Prishtinë

4
Pejë

5
Prizren

5
Mitrovicë

3
Gjilan

1
Ferizajn




nr
Nacionaliteti

21
Shqiptarë

3
Serb

1
Të tjerë













nr
Gjinia

20
Meshkuj

5
Femra











nr
Mosha

1
deri 18

4
18-30

3
30-40

17
Mbi 40




tentime
vetëvrasje
Viti

4
33
2000

23
59
2001

37
48
2002

65
67
2003

84
63
2004

105
53
2005

169
54
2006

154
58
2007






Islami kundër vetëvrasjes



Jeta është dhuratë e Allahut xh.sh dhe si të tillë islami e konsideron të shenjtë,madje ai tërë gjininë njerëzore e trajton si një familje,e cila duhet të çmoj jetën në mënyrë të merituar.Prandaj sipas islamit, sulmi kundër jetës , vrasja menjëherë pas mosbesimit(kufrit) konsiderohet si krimi më i madh tek Allahu i madhëruar. Kush vret një njeri (pa të drejt)… është si t'i kishte vrarë të gjithë gjithë njerëzit". (el Maide 32).

Muhamedi a.s vrasësin e konsideron njeri të dale nga korniza e fesë së tij, dhe thot:



"Besimtari vazhdon të jetë brenda sferës në fesë në tij përderisa nuk derdh ndonjë gjak të ndalur" (trasmenton Buhariu)).



Edhe vetëvrasja është e po kësaj kategorie , sepse edhe ajo është privim i jetës: si e tillë,ajo është e ndaluar rreptësisht..



"Dhe mos vritni vetveten.Vërtet Allahu është i mëshirshëm për ju" : (Nisa 29)



Prandaj pavarësisht se si bëhet vetëvrasje nga shkaqet dhe motivet e saj Islami e ndalon kategorikisht.

Zoti xh.sh na e dhuroi jetën me gjithë begatitë e saj pa asnjë qmim , nga ne kërkoi t'u qëndrojm larg kufijvë që vendosi për ne , t'I zbatojmë urdhërat që na i dërgoi e të mos I bëjmë zullum vehtes dhe të tjerëve.

Zgjidhja më qyqare e problemeve të kësaj bote është vetëvrasja , një besimtarë I devotshëm e me mendje të shendoshë duhet ta dij se jetën të cilën po e jeton duhet duhet jetuar në at mënyrë që ta arrijë kënaqësinë e Allahut s.ë.t e jo me këtë jetë ta tërheq veprimin e Tij.

Për ta dëshmuar këtë që e tham se me vetëvrasje tërhiqet pas vete hidhërimi I Krujuesit tonë përmendëm argumente Kur'anore dhe hadithe të profetit tonë paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të , mirëpo për ta ilustruar me një shembull konkret po përmendim një ndodhi në kohën e proetit a.s:



Në të kaluarën një njeri ishte plagosur dhe nga dhembjet e mëdha , kishte marrë thikën dhe kishte prerë nyjën e dorës . Nga gjakderdhja e madhe kishte vdekur për këtë Zoti i madhëruar ka thënë:Robi im nuk e ka duruar kushtin tim për këtë jetë prandaj këtë shkak ia kam ndaluar xhenetin". (Buhariu)



Gjithashtu i derguari i Zotit profeti a.s ka thënë: Ai që lidhet nga kodra(lartësia) dhe bën vetëvrasje do të hyj në xhehnem.Atje do ë mbetet përgjithmon.Kush pi helm dhe e vret vetën, ai duke e mbajtur helmin në dorë do ta pi në zjarr të xhehnemit përgjithmon. Kush e vret vetën me hekur, duke e mbajtur hekurin në doren e tij do ta godas vetën në xhehnem për gjithmon (transmeton Buhariu)



Ka dhe të tjera argumente në Kur'an dhe sunnet për ndalimin kategorik të vetëvrasjes si dhe për dënimin në botën e ardhshme që i pret të vetëvrarët , argumente ka dhe nga aspekti shoqërorë edhe nga librat e hershëm [6] .





Përfundime



Nuk arrij ta definoj në ndonjë mënyrë tjetër vetëvrasje pos si një akt qyqarë I cili kryhet nga njerëz te dobët , që u frikësohen sfidave të jetës edhe më keq që nuk e kuptojn fare jetën.

Megjithatë si do që ta kem definuar e sa do që ti kem kritikuar ky akt a fenomen vazhdon e rritet , se edhe faktorët e motivet e tij paralelisht rriten.

Po t'ia hedhim një sy statistikave të fundit të bëra në kosovë lidhur më këtë dukuri do shqetësohemi shum se shifrat ndryshojn nga viti në vit gjithherë në dëm të shoqëris e në dobi të vetëvrasjes.



Të qudit fakti se në vitin 2000 edhe pse gjendja ekonomike ishte shum më e rëndë , e disa nga motivet që zakonisht e shkaktojn vetëvrsajen ishin më evidente , megjithatë numri I të vetëvrarëve ishte shum simbolik sa për të mos thënë se kjo dukuri as nuk ekzistonte , u bënë 8 apo 9 vite nga përfundimi I luftës e në vend që ky fenomen të pakësohej a të zhdukej fare , veq vie e rritet.



Nga statistikat u pa qartë se shumica e atyre që bëjnë vetëvrasje ne vendin tonë jan meshkuj shqiptarë të moshës mbi 40 vjeqare , kjo edhe lë për të kuptuar se faktori kryesor në vendin tonë që nxit vetëvrasjen është ai socialo-ekonomik .

Në pakësimin e këtij faktori nuk kan kontribuar në masë të kënaqshme organet udhëheqëse të shtetit që nga periudha e pas luftës , bile është për të ardhur keq se ka nga ta që i kan kontribuar të kundërtës , e pasojat jan fatale dhe nuk ndalen me kaq.[7]



Shoqëria jonë mund të ndikojë në parandalimin dhe pakësimin e vetëvrasjeve me anë të zhdukjes së motiveve që nxisin atë , nuk e vlen gjithëhere t'I fajësjomë të tjerët se edhe neve na takon një pjes e fajita përderisa bashkejetojmë në një shoqëri ku ndodhin këto fenomene e nuk bëjmë asgjë në parandalimin e saj.



Bëjmë thirrje te organet e shtetit që të punohet më shum me rastet sociale , veteranët e luftës , t'u krijohen kushte më të mira jetese , të rinjëve t'u krijohen kushte studimi e vende pune se statistikat jan treguesi më I mirë I gjendjes së atyre që bjënjë vetëvrasje e këto statistika viteve tjera duhet të ndryshojnë për të mirë sepse ky fenomen sa më shum që rritet bëhet më i vështirë evitimi itij.

















--------------------------------------------------------------------------------

[1] Përdorimi i duhanit , alkoolit , drogës dhe e ç'do lloj ushqimi të pakëndshëm e të dëmshëm për shëndetin tonë.

[2] Brengosja e tepërt me gjëra të thjeshta të kësaj bote , nervosa , stresi , depresioni etj…

[3] Kinse për të mos I rënë në dorë armikut etj.

[4] Rastet e vrasjeve masive të sekteve fetare për qëllime të pakuptimta …

.[5] E kush nga ne u bë 30 vjeç, e nuk e vrau veten nja dy a tri here" shkruan H. Balzaku në një nga romanet e tij"

Besoj se me këtë frazë nuk e kishte fjalën për aktin final po për skepticizmin e shprehur nga shumica e njerëzve ndaj sfidave të jetës e në rastin konkret shkrimtari përmend moshën 30 vjeqare mirëpo ka nga njerëzit që I frikësohen edhe sfidave të moshave tjera si të pubertetit , krijimit të familjes , pleqërisë etj.



[6] Librat që u zbritën popujve të hershëm si : Tewrati , Zebrui , Inxhili ( Bibla e sotme ) etj.

[7] Shum të rinj Kosovarë po marrin rrugët e mërgimit në mënyrë më massive se para luftës kur ishin të përndjekur.

E nëse edhe këtë nuk munden atëhere jan shum afër vetëvrasjes
 
Redaktimi i fundit:
kush do me e vra,ta vrasi............se per te vdek qe per te vdekur kemi :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top