Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Vetmia dhemb...
Vetmia mund të jetë e dëmshme për shëndet, po aq sa pirja e duhanit apo trashësia, zbuluan psikologët. Mungesa e komunikimit me njerëzit tjerë jo vetëm se e bënë njeriun të trishtuar por mund të ndikojë në shëndet psikik dhe fizik.
Ndjenja e izolimit dhe refuzimit rrit shtypjen e gjakut, nivelin e stresit dhe shton gjasat për sëmundjen e Alzheimer. Vetmia gjithashtu zvogëlon fuqinë e vullnetit, qëndrueshmërinë dhe tolerancën. Këtë studim e udhëhoqi profesori John Cacioppo nga Universiteti Chicago, dhe shtoi se vetmia ndikon edhe në imunitet, dhe gjithashtu shton depresionin. Njerëzit të cilët janë të vetmuar do të kenë probleme edhe me gjumë. Njerëzit e vetmuar kanë shëndet më të dobët.
Ushtrojnë më pak dhe heqin dorë më lehtë. Hanë më shumë yndyra dhe sheqer jo të shëndetshëm", tha profesori Cacioppo duke shtuar se dallimi në shëndet mes njerëzve të vetmuar dhe atyre shoqëror është i njëjtë sikur mes atyre që pijë duhan dhe nuk pinë. Profesori tërhoqi vërejtjen se vetmia dhe izolimi me kohë mund të marrin më shumë hov. Në shoqërinë moderne ka gjithnjë e më pak familje tradicionale, njerëzit kanë më pak fëmijë dhe miq të afërt sesa gjeneratat e mëhershme.
Studim psikologjik