Vetmia dhe infarkti

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
f.0103182259582_m.jpg


Grupi i shkencëtarëve nga Instituti i Karolinës në Stokholm, ka konstatuar se izolimi shoqëror është i lidhur me rritjen e nivelit të hormonit të stresit në organizëm, gjë që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut.

Hulumtimet e mëhershme, vetminë e kanë lidhur me stresin dhe me sëmundjet kardiovaskulare, tek meshkujt. Studimet më të reja, ndërkaq, të bëra te 130 femra të moshës ndërmjet 30 e 65 vjeçe, të cilat janë hospitalizuar pas sulmeve të rënda nga angina pektoris, kanë treguar se kjo vlen edhe për gra: ato, me familje e me miq të paktë, madje dyfish më shumë vuajnë nga ngushtimi serioz i arterieve, sesa gratë që kanë i miq.

Sqarimi? Femrat e vetmuara janë më të prira të bëjnë sjellje të rrezikshme që çojnë nga arterioskleroza, si - pirja e duhanit dhe aktiviteti i pamjaftueshëm trupor.

Tjetër, shkencëtarët thonë se izolimi shoqëror i bën më emocionale, kjo është e lidhur me rritjen e nivelit të hormonit të stresit në organizëm, gjë që shkakton dëmtimin e enëve të gjakut. Prandaj, faktorët socialë duhet të kenë vend të rëndësishëm në parandalimin dhe në shërimin e sëmundjeve koronare të zemrës, thotë grupi i shkencëtarëve nga instituti i Karolinës në Stokholm. /Telegrafi/
 
Pe: Vetmia dhe infarkti

Sheeee...Mendoja se stresi lind dhe zhvillohet ne vendet ku ka shume njerez...
 
Titulli: Vetmia dhe infarkti

Ue une vetem kenaqem por qenka e rrezikshme,do bej kthes :P
 
Back
Top