Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vetëm 3 shqiptarë në Presidencën e Ivanovit

Sa në kabinetin e tij përfaqësohet përbërja e bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni? Nga gjithsej 32 të punësuar në Presidencë, vetëm tre janë të etnitetit shqiptarë.


Sa respekton presidenti Gjorge Ivanov Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e vendit, për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike? Sa në kabinetin e tij përfaqësohet përbërja e bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni? Nga gjithsej 32 të punësuar në Presidencë, vetëm tre janë të etnitetit shqiptarë:
Luljeta Qufliu, këshilltare shtetërore,
Ejup Berisha, asistent për marrëdhënie me publikun, dhe
Florie Latifi, udhëheqëse e sektorit për bashkëpunim me OJQ-të.

Nga kabineti i Presidentit vlerësojnë se Ivanov që nga dita e parë e marrjes së detyrës, ka mbajtur llogari për obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe respektimin e drejtë dhe adekuat në institucion që drejton. Por, sipas kabinetit të Ivanovit tre janë kushtet kryesore që të arrihet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike në Presidencë.
1. Vullneti i Presidentit, i cili nuk kontestohet se është i mirë,
2. Buxheti i vogël i Kabinetit të Presidentit, dhe
3. Niveli profesional i njerëzve që do të angazhohen në kabinetin e tij.

"Konfrimin për ekzistimin e vullnetit të mirë të Presidentit, është fakti se me ardhjen e tij në këtë detyrë, ka punësuar edhe dy shqiptarë. Duke pasur parasysh se në kabinetin e tij ai ka gjetur vetëm një shqiptar, tani numri i të punësuarve shqiptarë në kabinet është rritur në tre", thuhet në sqarimin e kabinetit të Presidentit Gjorgje Ivanov, duke shtuar se dyert e këtij institucioni nuk janë të mbyllura për punësime tjera, pa saktësuar nëse bëhet fjalë për punësime të reja të shqiptarëve.

Ish këshilltari i Presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, Mersel Bilalli tha për ALSAT se parlamenti duhet të miratojë ligj me të cilin do t'i obligojë institucionet shtetërore në këtë drejtim përfshi edhe Presidencën, që të respektojnë Kushtetutën e vendit për përfaqësimin adekuat. Bilalli tha se partive politike shqiptare, gjatë gjithë kësaj kohe rreth kësaj çështjeje janë treguar indiferent pasi ata reagojnë vetëm nëse mendojnë se bëhet fjalë për interesa dhe profit politik.

"Kryetari i shtetit është një institucion që ka obligim që të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe në këtë drejtim shkelje e kushtetutës dhe ligjeve nënkupton nëqoftëse ai nuk respekton principin e përfaqësisë adekuate dhe të drejtë, megjithatë për tejkalimin e situatës mendoj se Parlamenti duhet të miratojë një ligj me ç'rast të gjitha institucionet i obligon në programe vjetore të operacionalizuara të realizojnë këtë princip të Kushtetutës së Maqedonisë", theksoi Bilalli.

Debat lidhur me përfaqësimin adekuat të shqiptarëve, hapi edhe vendimi i Presidentit Gjorge Ivanov që nga këshilli i sigurimit kombëtar të largojë dy shqiptarë dhe në vend të tyre të emërojë një shqiptar tjetër dhe një përfaqësues të nacionalitetit turk./alsat/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back