Vetëflijimi, zemër e shëndoshë!

Besimtarja

Antarë
Vetëflijimi, zemër e shëndoshë!

figure0022.jpg


“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.” – Kur’an, 49:15. “Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.” – Kur’an, 26:88-89

Shkruan: Avni Tafili

Vetëflijuesit kur flasin, nuk tregojnë diturinë e tyre. Kur veprojnë, nuk tregojnë devotshmërinë e tyre. Kur Allahun e adhurojnë, janë të nënshtruar plotësisht dhe të qetë. Po, sepse këta janë të mbushur me qetësi e paqe hyjnore.

Të mos e vlerësosh veten, e të mos flasësh për vetveten, e të mos jesh fodull, e as mendjemadh, e të mos ecësh me kryelartësi, por të jesh i thjesht, i shoqërueshëm, i dashur dhe i respektueshëm, është vërtetë veti e atyre njerëzve që kanë zemra të shëndosha! Vetëflijim do të thotë ta nënshtrosh pasurinë dhe vetveten tënde në shërbim jo vetëm të vetvetes por edhe ndaj të tjerëve. E mbi të gjitha, ndaj Allahut, Zotit të çdo gjëje.

Ti njeri, ke zemër të shëndoshë, atëherë kur vetvetes ia mohon me gjuhën tënde dhe sjelljet tua vetitë e mira, jo duke e ofenduar atë, por duke e ndjerë nevojën për të qenë më i mirë. Nuk ndihesh më i pastri, më i miri e më i ngrituri. Por, gjithnjë në vetëdijen tënde ndjen nevojën për përmirësim. Pasi ti je vetëflijues, duke dashur që të fitosh sa më shumë virtytesh të mira e të fitosh kënaqësinë e Zotit tënd.

Të jesh vetëflijues, e tërë qenia jote është e prehur në qetësi dhe respekt. Ty të mjafton Zoti, pasi ti vetëm Atë e ke vlerësues, e nuk pret prej njerëzve që ti të vlerësohesh a të lëvdohesh. Këta njerëz, njëmend kanë zemra të shëndosha. Zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri, me paqe, me respekt, e me përulësi ndaj Zotit, e ndaj krijesave të Zotit janë të dashur e të respektueshëm!

Kur është në shtëpi, di të sillet me butësi dhe tolerancë. Por edhe kur është në shoqëri, a në rrugë, di të jetë i respektueshëm, i sjellshëm dhe i urtë. E sidomos, kur është në vende ku përkujtohet Allahu azze ve xhel prej fytyrës së tij shkëlqen drita e udhëzimit. Ka fytyrë të përulur dhe të buzëqeshur. Këta janë, ata, që nuk janë mendjemëdhenj dhe e konsiderojnë veten e tyre të nevojshme për të qenë edhe më të mirë.

Po, sepse këta njerëz, me fytyra të ndritshme, të ndriçuara me dritën e udhëzimit të Allahut xh.sh., shembull të tyre nuk kanë njerëzit që i rrethojnë, por njerëzit e zgjedhur e të devotshëm ndaj Zotit të tyre, qofshin ata edhe jashtë rrethit të tyre. Shëmbëlltyrë kanë të Dërguarit e Allahut, kanë besimtarët e devotshëm që dëshmuan besimin dhe përkushtimin.

اdo herë që lexojnë për moralin dhe devotshmërinë e të Dërguarve të Allahut, këta pajisen me moralin e tyre. Nuk heqin dorë dhe nuk hezitojnë t’i pasojnë. Po, sepse këta njerëz me zemra të shëndosha mohojnë vetveten, dhe pasojnë gjithçka të ndritur, të pastër e të bukur! Vërtetë, këta janë ata që përpiqen në rrugën e Allahut me pasurinë dhe vetveten e tyre.

Nuk shpresojnë pasurinë e të tjerëve, e as pushtetin e të tjerëve, e as dunjallëkun e të tjerëve. Këta nuk shpresojnë, por punojnë. E kur punojnë, kërkojnë devotshmëri, qetësi, siguri, e paqe, që i bëjnë të jetojnë të ruajtur e të mbrojtur nga e keqja e kësaj dynjaje. Këta njerëz, janë ata që zgjodhën Jetën e Përhershme. Vërtetë, bënë tregtinë e vërtetë!

Flijojnë çka kanë për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh.. E pra, këta janë muslimanët e devotshëm, të cilët forcohen kur muslimanët dobësohen, këta kapen edhe më shumë për Kur’an dhe Sunnet kur muslimanët thyhen, këta ngadhënjejnë kur muslimanët dështojnë! Po, sepse këta janë muslimanët e devotshëm, e nuk njohin dëshpërim, e as dështim, e as ftohje. Sepse këta shembull nuk marrin njerëzit e dobët e të thyeshëm, por njerëzit e fortë dhe të pathyeshëm!

Zemrat e tyre janë të shëndosha. Plot dritë. Plot udhëzim. Plot qetësi. Plot paqe. Asgjë nuk i mposhtë, e as nuk i bën të ftohen, e as nuk i bën të ndjehen të dobët. Po, sepse këta duke qenë të pajisur me moral të lartë e përkushtim të njerëzve të zgjedhur, e ndjejnë fuqinë dhe madhështinë e bindjes dhe devotshmërisë së tyre ndaj Krijuesit të çdo gjëje.

Këta kanë Zot Allahun e Gjithëpushtetshëm, të Gjithëfuqishmin, të Gjithëdijshmin! Nuk kanë nevojë të dëgjojnë e as të marrin shembull askënd veçse atë që është në Librin e Allahut, Kur’anin, dhe të Dërguarin e Allahut, Muhammedin salAllahu alejhi ve selem! U mjafton Allahu dhe i Dërguari i Tij! Prandaj, dhe nuk kanë nevojë të tregojnë devotshmëri, sepse vetë jeta e tyre e dëshmon atë! Po për ta Allahu u mjafton për Dëshmues!

Vetëflijuesit kur flasin, nuk tregojnë diturinë e tyre. Kur veprojnë, nuk tregojnë devotshmërinë e tyre. Kur Allahun e adhurojnë, janë të nënshtruar plotësisht dhe të qetë. Po, sepse këta janë të mbushur me qetësi e paqe hyjnore. Allahu azze ve xhel në zemrat e tyre ka vendosur qetësi e paqe. E kur njerëzit grinden, këta tërhiqen, e kur njerëzit fyejnë, këta sa s’lotojnë, e kur këta provokohen, bëjnë durim dhe kërkojnë faljen e Allahut xh.sh..

Lum për këta njerëz, njerëz me zemra të shëndosha, njerëz që flijojnë gjithçka, pasurinë dhe veten e tyre, e flijojnë kohën dhe jetën e tyre vetëm për të qenë në shërbim të Allahut xh.sh.. Këta njerëz, njëmend, janë të devotshmit, të vërtetit, të shpëtuarit!

O Allah, na bëj prej atyre që zemrat e tyre gjetën prehje e qetësi në adhurim ndaj Teje, dhe vetëm Ty që të adhurojnë me plot sinqeritet dhe përkushtim! Amin!

Ve-l-hamdu lilahi ve salAllahu alejhi ve selem
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top