Veshja e gruas në Islam, ishte shkak për pranimin e Islamit nga 7 veta!

braziljania

Anëtar i Nderuar
HIXHABI I SAJ ISHTE SHKAK PثR PRANIMIN E ISLAMIT NGA NJث DOKTOR SHKENCE AMERIKAN!

Shkak i parë për pranimin e Islamit ishte hixhabi i një studenteje amerikane, e cila mburrej me fenë e saj, mburrej me hixhabin e saj, madje me këtë doktor, sebashku kishin pranuar Islamin edhe tre doktorë tjerë te universitetit dhe katër studente.



Shkak i drejtpërdrejtë i pranimit te Islamit nga këta shtatë veta ishte: HIXHABI - Veshja e gruas në Islam

Nuk do ta zgjas shumë prezantimin për shkak te emocioneve por do ta transmetoje ashtu siç e rrëfeu vet doktori amerikan, i cili tani mban emrin e Pejgamberit,Alejhi selam, dhe quhet: Muhammed Akwa

Doktori fillon te na rrëfejë tregimin e vet e thotë: "Para katër vitesh, ne universitet u krijua një kaos, sepse ne atë vit akademik ishte pranuar një studente amerikane muslimanë, i cili vishte hixhab. Ne mesin e profesorëve te saj, ishte një profesor fanatik dhe i cili e urrente shumë Islamin, madje ishte ne armiqësi me te gjithë ata qe nuk sulmonin Islami. Nëse këtë e kuptojmë atëherë armiqësia e tij ndaj atyre qe përqafojnë dhe kryejnë ritet e tij është e hapur dhe shumëfish me e madhe. çdoherë qe gjente shanse, shfrytëzonte rastin dhe para saj përqeshte Islamin. Zhvillonte lufte te dhunshme ndaj saj. Kur ajo diskutonte e qete me te, atij vetëm sa i shtohej urrejtja ndaj saj kështuqë filloi ta luftoj me një metodë tjetër, duke ia pakësuar poenët, duke i dhënë punime seminarike shumë te vështira dhe kërcënime për rezultatin përfundimtar. Kur e gjora nuk gjeti rrugëdalje prej padrejtësive te këtij "profesori", iu ankua rektorit te universitetit, qe t'ia bëj një çare.

Administrate e universitetit kishte vendosur qe te bëj një mbledhje me profesorin dhe me studenten muslimanë, qe t'i dëgjoj ankesat e te dyve. Kur erdhi koha e takimit, prezantuan shumica e strukturës mësimdhënëse. Ishim shumë te interesuar te prezantonim ne këtë tryeze te rrumbullaket, e cila konsiderohet e para e llojit te vet ne universitetin tonë. Filloi mbledhja dhe vajza shprehu para te gjithëve ankesën e saj se profesori ne fjale urrente fenë e saj dhe mu për këtë, ai nuk është duke përfillur të drejtat e saja shkencore. Këtë e argumentoi me shumë shembuj te perditshmerise se saj me atë profesor. Ajo kërkoi nga ne qe te dëgjonim mendimet e disa studentëve, te cilët janë kolegë te saj. Ne mesin e tyre (studenteve) kishte qe u shprehen bute ndaj saj, dëshmuan për te dhe se dallimi ne fe nuk i pengonte te flisnin mirë për te.

Ndërsa profesori pas fjalës se studentes myslimane filloi ta mbronte veten e tij. Vazhdoi të fliste derisa filloi te thellohej ne bisede duke e share dhe fyer Islamin. U ngrit vajza dhe filloi te mbronte fenë e saj me shumë njohuri dhe argumenta. Të folurit e saj kishte qa fuqi sa te gjithë neve na tërhoqi për ta dëgjuar, saqë ne disa raste e nderprenim për ndonjë sqarim. Kur doktori (profesori) na pa se ne ishim te interesuar ne dëgjim dhe diskutim, e lëshoi sallën dhe doli. Ai u shqetësua për shkak te interesimit dhe reagimeve tona kështuqë shkoi ai dhe ata, qe mendonin se kjo teme nuk zgjon asfare interesimi për ta.

E them me plot bindje se ne, një grup profesorësh, përcillnim me vëmendje bisedën ndërsa në fund te saj, vajza u ngrit dhe na shpërndau nga dy flete, te titulluara "çfarë donë te thotë për mua Islami?" , ku kishte cekur motivet, te cilët e kishin shtyre ta pranonte Islamin,e pastaj sqaroi rëndësinë dhe gjurmët e hixhabit. Sqaroi ndjenjat e saja te thella brenda kësaj veshje dhe këtij hixhabi, me te cilin mbulon kokën (flokët), dhe i cili ia shkaktoi tërë këto probleme.

Qëndrimi i saj ishte i fortë por mbledhja nuk përfundoi me asfare vendimi për asnjërën pale. Ajo tha se po e mbron te drejtën e saj, po lufton për hirë te saj, dhe premtoi se në rast se nuk korre sukses te favorshëm, do t'i shtoje përpjekjet për te drejtën e saj, edhe nëse detyrohet qe për disa kohe ta shtyje shkollimin.

Vërtet, qëndrimi i saj ishte qëndrim, dhe ne, anëtarët e këshillit mësimdhënës, nuk e kishim pritur këtë nivel te paluhatshmerise se kësaj studenteje për mbrojtjen e parimeve te saja. E lame pas dorë rezistencën e kësaj femre para një numri të madh profesorësh e studentesh ndërsa çështja e saj mbeti duke u sjellur qosheve te universitetit.

Ndërsa sa me përket mua, filloi një lufte e brendshme për ndërrimin e fesë. Me hyri Islami ne gjak, dhe çdo gjë qe njihja rreth Islamit ma bënte edhe me te dashur dhe me nxiste ta përqafoja kështuqë pas disa muajve e shpalla Islamin tim, duke me pasuar një doktor, pastaj tjetri e pastaj edhe katër studente po ne këtë vit.

Ja kështu, brenda një kohe te shkurtër u bëmë një grup, qe derdhim mund dhe energji për prezantimin e Islamit dhe ftimin ne te. Tani janë disa njerëz, te cilët janë duke u menduar rreth kësaj Islamit dhe se shpejti inshaAllah (nëse donë Allahu) do të përhapët lajmi ne universitet për pranimin e islamit nga ana e tyre.

Falënderimi i takon Allahut te Vetëm

Marrë nga Mudhekkiratun Dhatu Himarin, te Muhammed Reshid El Avid, gazeta Bashkimi Emiratian (El Ittihad El Imaratijje), e hënë, Ramazan 1420, sipas hixhrit.

Marrë nga: .: طريـــق التوبـــة www.twbh.com :.
Veshja e gruas në Islam, ishte shkak për pranimin e Islamit nga 7 veta!, Teologjia, Forumi Islam, Forumi Krishtere, Libraria Islame, Muhamedi a.s, Muslimanet, Mysliman, I Krishter, Jezu Krishti, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Protestande, Hinduiz
 
MashAllah... "Vertet te All-llahut jemi dhe te Ai do te kthehemi" Ska dyshim se All-llahu e ngrit Fenë e Tij edhe pse e urrejn pabesimtarët.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top