Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Shkencëtarët besojnë se kanë vërtetuar teorinë e Ajnshtajnit mbi relativitetin e përgjithshëm. Shkencëtari fliste një shekull më parë për valë gravitacionale, ekzistenca e të cilave vetëm tani u provua.

Paneli i shkencëtarëve mbërriti në këtë përfundim gjatë vëzhgimit të shtrirjes së kohës dhe hapësirës pas përplasjes dhe shkrirjes së dy vrimave të zeza më shumë se një miliardë vite dritë larg Tokës.

Grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë thotë se kjo është e para herë që provohet ekzistenca e atyre që Ajnshtajni i ka quajtur “valë gravitacionale”, që janë ndryshimi i shtrirjes kohë-hapësirë në varësi të përforcimit dhe zbehjes së fushës së gravitetit. Sa më e madhe të jetë fusha e gravitetit, aq më e vogël është shtrirja kohë-hapësira dhe e kundërta, ose sipas parimit të Ajnshtajnit, “koha rrjedh më ngadalë atje ku graviteti është më i ulët”.

Kapja e valëve gravitacionale është e vështirë pasi sinjali i tyre në tokë mbërrin i dobët, nëse nuk bëhet fjalë për një aktivitet gravitacional “normal”, por përplasja e dy vrimave të zeza duket se ka qenë “hajmalia” e shkencëtarëve.

“Kemi rënë në gjurmët e valëve gravitacionale. Kjo është hera e parë që universi na flet përmes valëve gravitacionale. Deri më tani ishim të shurdhër”, deklaroi i emocionuar David Reitze, drejtor ekzekutiv i projektit LIGO, i angazhuar në studim prej vitesh.

Për të kuptuar rëndësinë e zbulimit mjafton të përmendet komenti i Karsten Danzmann, një fizikan gjerman dhe një ndër emrat më me peshë në këtë fushë.

“Ky është zbulimi më i madh në fizikë që nga koha e zbulimit të grimcës së Higgs-it. Ky zbulim është për çmim Nobel dhe as që duhet të diskutohet fare për këtë”, thotë ai.

Albert Ajnshtajni foli për ekzistencën e valëve gravitacionale thuasje 100 vjet më parë. Ajnshtajni parashikoi se nëse graviteti apo forca e rëndesës në një zonë të universit ndryshon befas si pasojë e një evenimenti të dhunshëm kozmik, si shpërthimi i një yli, apo në këtë rast përplasja e dy vrimave të zeza, krijohen valë gravitacionale që përhapen me shpejtësinë e dritës në të gjithë universin duke deformuar kohën dhe hapësirën gjatë lëvizjes së tyre.

Valët gravitacionale u kapën më 14 shtator të vitit të kaluar, por grupi i shkencëtarëve vendosi të publikojë raportin me gjetjet e veta vetëm tani pasi konsultimit me një panel prej 1000 fizikantësh dhe astronomësh më me emër në botë.

/ Top Channel
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Nje miliard vite drite hahhohohahahoho:vesyze:::cool:: Dhe paramendo qe njerezia vriten e priten sot e kesaj dite jo e tha kshu Muhamedi/ Jezusi para 1000 a 2000 viteve ::cool::::cool::
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Ashtu dic na dukej dikur vala manjetike perralle e sot gjithe teknologjia eshte trasmetuesi i ketyre valeve ....imagjino si do tallen me ne neser ne kohe pasardhesit tane kur te perdorin valet gravitacionale....
Merak nje gje do me ngelet nga kjo shkence ne jete....a do kem fatin te provoj teletransportin ....ahhh
 
Më rëndësi ne i kemi makiatot më të mira në botë.:murit:
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

RRini pa frike tani, se nuk paska dite kijameti ... :falet:

Ps... Po cmimi , per c'fare ju intereson , strange.
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Ashtu dic na dukej dikur vala manjetike perralle e sot gjithe teknologjia eshte trasmetuesi i ketyre valeve ....imagjino si do tallen me ne neser ne kohe pasardhesit tane kur te perdorin valet gravitacionale....
Merak nje gje do me ngelet nga kjo shkence ne jete....a do kem fatin te provoj teletransportin ....ahhh

Prej krejt postimeve më erdhi qe kjo interesant!
Po kur paska qenë përrallë?

****************************************

Sa për temën ështe interesant të dihet me çka i mbatën këto valët:
me shoshë apo antenë që para 30 viteve mundoheshim me kapë RTV Prishtinën.

Shkenca e sotshme kushton shumë, dhe paratë e shpenzuara duhet arsyetuar
qoftë ajo edhe duke treguar vica. Nuk është çudi që nesër të dalin me një
demantim sikur që ndodhime neutrinot.

I tërë kozmosi është përplot e vale dhe rrezatime, dhe të vijsh me konstatime
të llojeve sikur para ca viteve se gjoja kemi pranuar rrezatime që kanë
burimin hiç më pak se tek Big-Bangu.

Sa për gravitacion kemi këtu, Hëna e Dielli janë shumë afër, dhe ndikimin e tyre
e kemi çdo ditë edhe praktikisht, pse nuk i kapin? - Kurse me sy tona shohim
se si gravitacioni ndikon në ngritjen e nivelit të ujit!

Nejse, njerëzit kanë të drejtë të besojnë në çfarë të dojnë,
nga se edhe shkenctarët e sotem na shesin lloj të "besimit"!
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Ne epoken e gurit ricky...
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Duke te marre parasysh ty po ...patjeter qe po!
Ndoshta ti nga planeti i majmuneve ke qene i perparuar padiskutim...shnet
 
Sa skeptik qe je dhe ti, e kuptoj qe shkenca thote dysho gjithcka derisa te shohesh faktet me syte e tua, por disa gjera edhe pranohen me arsye te shendoshe :)
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Riky nuk eshte skeptik per aq kohe sa fene qe as e prek e as e sheh e beson! Thjesht besimi i tij eshte me dy standarte....feja besohet , shkenca provohet
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Duke te marre parasysh ty po ...patjeter qe po!
Ndoshta ti nga planeti i majmuneve ke qene i perparuar padiskutim...shnet

Ne te ky planeti i majmunëve mësojmë, nuk tregojmë përralla.
Ne nuk bëjmë krahasime me shkencën e mirëfilltë me kohën e gurit.
As si ka qenë diçka, dhe është zbular, nuk e pohon një teori tjetër
si të saktë. Si Toka me Qiellei larg.
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Riky nuk eshte skeptik per aq kohe sa fene qe as e prek e as e sheh e beson! Thjesht besimi i tij eshte me dy standarte....feja besohet , shkenca provohet

Po de aty dallohen: shkenca kërkon fakte, feja jo! Pa u vërtetu nuk eshtë shkencë!
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Po de aty dallohen: shkenca kërkon fakte, feja jo! Pa u vërtetu nuk eshtë shkencë!

Ate thashe de...apo e ke fiksim kte pjesen e berjes oponence kot.
Por per aq kohe sa dikush nuk paragjykon besimin tend qorrazi ..ti pse e ben me ata qe besojne ne te kunderten tende? Gjithsesi nese je shqiptar nga shqiperia mos harro historine se deri dje besoje teorine e evolimit....e nese je prej kosove sdi cke besuar e mesuar!
E ja kshu o ricky martin
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Ate thashe de...apo e ke fiksim kte pjesen e berjes oponence kot.
Por per aq kohe sa dikush nuk paragjykon besimin tend qorrazi ..ti pse e ben me ata qe besojne ne te kunderten tende? Gjithsesi nese je shqiptar nga shqiperia mos harro historine se deri dje besoje teorine e evolimit....e nese je prej kosove sdi cke besuar e mesuar!
E ja kshu o ricky martin

Nuk kam kohë të merrem me përrala, se nuk të kuptoj për çfarë flet.
Unë për besimin dhe shkencën i kam vijat e ndara, dhe nuk kam nevojë
për leksione të kota. E as nuk "paragjykoj" asgjë por flas goxha me fakte.
Në vazhdim "besoje" se askush nuk të ndal.

************************************************** *****

Për temën ja një video:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Ka njerez normal qe duan te mohojne gjithcka ekzistuese, kshu dhe kane lindur teorite konspirative kur njerezit lexojne dy gjera dhe mendojne se jane me te zgjuar se vete ata qe e ushtrojne ate profesion :)

Tani Stephen Hawking e paska besuar dhe pranuar, po ky cuni nga youtube do jete me i zgjuar se Ajnshtajni e Hawking :), nuk e di se sa do qendroje kjo me tej, por me kete qe kane zbuluar kane baza te forta me ate qe thone

Einstein's gravitational waves 'seen' from black holes - BBC News
 
Bazë të forta??? Me një film të animuar do të bindësh Botën?
Punë e madhe se Hawking e ka besuar! Se ben aspak më tepër të besueshëm.
Nuk është se mendojnë njerëzit se janë më të mençur, por nuk u besojnë
gjithçkaje pa u sjellë fakte të mjaftueshme, dhe kjo me plot arësye, pasi që
nuk do të ishte hera e parë që shkencëtarët "sharrojnë" thellë.

Kur më flet per zgjuarësinë e Ajnshtajnit: nga e nxori ai idenë për valë
e gravitationale? Fakte nuk pati, këtë e dijmë! - Thjesht ishte ide! Mund të jetë, mund të mos jetë,
dhe sidoqoftë gravitationi disi funksionon, andaj edhe të japësh një ide dhe mund ta qëllosh.
 
Po dhe kjo qe ka thene ky tipi ne youtube mund te jete, mund dhe te mos jete, tani ky na qenka me i besueshem se Hawking thua ti, e si do ti qe ta vertetojne ndryshe, ta shohesh me sy? Nuk shihet kete e di, po tani po e sjell dhe ti ne ceshtje besimi, fundja qe nje ligj shkencor te vertetohet duhet te linde si ide ne fillim, shkenca zanafillen ne teori e ka dhe Ajnshtajni nuk ishte se shihte endrra dhe u be i njohur me video ne youtube, oh ndal ne fakt kete tipin qe poston video dhe nuk e njeh njeri :)
 
Me i besueshëm? Dmth, po varet kush po e thot, e jo çka po thot.
Efekt i trushpërlarjes ky!

Po edhe shumë teori kanë mbetë vetëm teori, akoma
vetëm në letër janë.

Sa per Ajnshtajnin ishte edhe i zgjuar (por zgjuarsia është e llojit të ndryshëm),
po të them se ka ëndërruar mjaft, nëse nuk e ke dijtë.
Nejse, po e lë me kaq. Klm.
 
Nuk eshte efekt i trushpelarjes eshte efekt i seleksionimit te njohurive te nje personi, sa per Ajnshtajnin e di ti e ke njohur nga afer, mbase dhe ushtrine keni bere bashke, eh ketu te besoj :)
Kalofsh mire gjithashtu :)
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Ndoshta nuk keni dëgjuar, por edhe diku para 1 viti ka qenë
lajmi rreth zbulimeve të valëve gravitacionale të Big Bangut,

Ja lajmi rreth zbulimit të tyre:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Mandej demantimi:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vërtetohet teoria e Ajnshtajnit

Se kush ka besimin e tij/saj ... edhe shkenca si gjithe besimet e tjera, e ka ndryshuar rolin e saj. Dalin e thone me fakte, por jane ca fakte qe ne nuk do ti shikojme asnjehere , e kjo ngelet thjeshte nje besim si gjithe besimet e tjera.

....Per mendimin tim , shkenca me shume po shkaterron se po rregullon , gjithe ato billiona para per te gjetur vale gravicitionale neper hapesire, krejt pa lidhje ... etj etj etj . K'to po e shkaterrojne token, e po sjellin lloj lloj semundjesh ... ka filluar te djegi edhe dielli si asnjehere me pare , tashme paskan filluar te kerkojne edhe c'mime.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top