Vera 2 mijë vjeçare

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1720205211971.png
Është patjetër një zbulim me rëndësi historike ai i një ekipi shkencëtarësh nga Universiteti i Kordobës. Zbulimi është unik dhe shumë emocionues, jo vetëm për arkeologët, historianët por edhe për verëdashësit, kështu që nuk mund të lihej pa përmendur këtu në Nunc est Bibendum. Është zbuluar vera më e vjetër gjetur deri më sot, brenda një ene funerare romake dy mijë vjeçare, në atë krahinë që dikur quhej Betica, në jug të Spanjës.

Natyrisht, analizat nuk ishin të menjëhershme. Ena funerare, në fakt, u gjet në vitin 2019. Në atë kohë, një familje nga Carmona, një komunë andaluziane në provincën e Seviljes, vendosi të bënte punë strukturore në shtëpinë në të cilën kishin jetuar për një kohë shumë të gjatë. Punimet shkuan shumë thellë, derisa arritën në një lloj dhome misterioze shumë poshtë nëlartësi.

Studimi i detajuar mbi moshën e verës u publikua para pak ditesh në Journal of Archaeological Science: autori kryesor, José Rafael Ruiz Arrebola, profesor i kimisë organike, deklaroi për CNN se ena e gjetur përmbante mbetje trupore të djegura dhe afërsisht 4,5 litra lëng të kuqërremtë.

Për arkeologët habia do të ketë qenë shumë e madhe. Patjetër që diçka e tillë nuk u kishte ndodhur kurrë më parë. Pas një analize kimike të lëngut, nuk kishte më dyshime: ishte verë. E jashtëzakonshmja e ngjarjes qëndron në faktin se ky lloj lëngu zakonisht avullon shpejt sepse është kimikisht i paqëndrueshëm. Edhe sipas Arrebola-s, është pothuajse e pamundur “të gjesh atë që gjetëm, por vera duket të jetë mbrojtur nga një vulosje hermetike që ka parandaluar avullimin e nuk dihet se si u formua kjo vulë”.

Kushtet e ruajtjes së varrit në të cilin u gjet ena, ishin jashtëzakonshme dhe pikërisht këto kushte kanë bërë të mundur që vera të ruajë gjendjen e saj. Varri nuk është ndikuar, ndër shekuj, nga përmbytje, humbje, rrjedhje të ndryshme apo procese kondensimi.

Megjithëse lëngu në enën funerare paraqitej i kuqërremtë (në fakt kujtdo mund t’i ketë ndodhur të hasë verëra dikur të bardha të kenë marrë këtë ngjyrë edhe pas pak vjetësh), studiuesit mendojnë se bëhet fjalë për verë të bardhë, pasi nuk është i pranishëm acidi siringik, një substancë e pranishme vetëm në verërat e kuqe”.

Por çelësi i vërtetë i identifikimit të tij është tek polifenolet, biomarkerët e pranishëm në të gjitha verërat. Falë një teknike të aftë për të identifikuar këto përbërës në sasi shumë të ulëta, ekipi gjeti 7 polifenole specifike të pranishme gjithashtu në verërat e sotme si Montilla-Moriles, Jerez dhe Sanlúcar.

Tepër interesant është fakti që lëngu i gjetur paraqiste gjithashtu një përbërje kripërash minerale shumë të ngjashme me çka përmbajnë verërat që prodhohen ende sot në Spanjën jugore.

Sipas studiuesve kombinimi i verërave në orenditë funerale ishte një zakon i atyre kohërave për të shoqëruar të ndjerin drejt jetës së re: zakonisht shoqërohej edhe me ujë dhe ushqime të tjera, si mjalti. Mendohet të jenë shtuar që atë kohë edhe aditivë të ndryshëm për të parandaluar dekompozimin e verës.

Në këtë banesë të fundit dergjen eshtrat e gjashtë personave: Hispana, Senicio dhe katër të tjerë (dy burra dhe dy gra, emrat e të cilëve nuk dihen). Një rit funebër që askush nuk mund ta imagjinonte do të bëhej kaq i famshëm shumë shekuj më pas. Si pjesë e këtij rituali, mbetjet skeletore të njërit prej burrave u zhytën në një lëng brenda një ene funerare prej xhami (që tregon edhe për një mirëqenie të të ndjerit, sa ishte në jetë).

Po a mund të futet në gojë e të shijohet kjo verë, do të pyeste verëdashësi si edhe studiesi, apo edhe thjeshtë kuriozi? Aq më tepër kur ekziston bindja midis ekspertëve të fushës, se verërat e romakëve apo edhe të grekëve para tyre, do të kishin shije të keqe për ne dhe standardet e kohës sonë.

Studiuesit i kanë thënë The Guardian, se vera është e papijshme jo sepse është shumë e vjetër apo toksike. “Lëngu nuk është toksik: ne kemi kryer analiza mikrobiologjike – ka thënëkryearkeologu Juan Manuel Román – por do të kisha gjithsesi disa skrupuj lidhur me këtë. Kjo verë ka jetuar për 2000 vjet në kontakt me eshtrat e një romaku të vdekur e të djegur. Lëngu është pak i turbullt për shkak të mbetjeve të kockave. Mendoj se mund ta filtrosh dhe ta shijosh, por le ta bëjë dikush tjetër në vendim tim më mirë”,- vazhdon ai.

Edhe njëherë, historia na ka dhuruar një tjetër thesar të trashëgimisë dhe dijebërjes. Edhe kësaj here na befason e na emocionon, edhe pse nuk ngremë dot një dolli me të. / Andi Qinami – Nunc Est Bibendum
bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top