Veprat e mira dhe virtytet të shpijne ne jete te lumtur

Veprat e mira dhe virtytet të shpijne ne jete te lumtur
Aid el Karni

Çdo njeri që e dëshiron lumturinë e vërtetë, sigurinë dhe qetësinë duhet të garojë me vepra të mira dhe të stoliset me virtyte.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Përkushtoju punës së dobishme dhe kërko ndihmë nga Allahu.”
Një shok iu lut të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), që të jetë në shoqërinë e tij në Xhenet, andaj ai i tha: “Ndihmoje vetën kundër pasioneve tua, ashtu që do të bësh më shumë herë sexhde. Sa herë që bën sexhde, Allahu të ngritë për një shkallë më lart.”
Një shok tjetër e kishte pyetur për atë që do t`i sjellë gjithnjë dhe gjithkund mirësi, andaj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i tha: “Të jetë gjuha jote gjithnjë e lagur nga të përmendurit e Allahut.”
Të tretit, gjithashtu, i kishte thënë: “Mos e fyej asnjërin dhe mos e godit askënd; e nëse ty të fyen ndokush, ti mos ia kthe atij. Mos e konsidero të pavlerë asnjë vepër të mirë, edhe nëse kjo është që nga gota jote t’ia shuash etjen ndokujt.”
Prandaj, besimtarët duhet gjithnjë të jenë në iniciativë dhe të garojnë për vepra të mira, e për këtë aludojnë hadithe të shumta në të cilat përmenden fjalët: “Jini të parët”, ose: “Shfrytëzojini pesë gjëra...”.
Në Kuran, gjithashtu, përmenden këto fjalë, gjegjësisht virtytet e besimtarëve.
"Dhe nxitoni të fitoni faljen e Zotit dhe Xhenetin. Ata kanë nxituar të kryejnë vepra të mira. Edhe ata janë të parët, gjithnjë të parët."[1]

"Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh."[2]

"Dhe ata që kanë prirë në besim e që do të prijnë edhe në Xhenet."[3]

Kurrë mos i injoro veprat e mira, mos i moho dhe mos prit që të tjerët ta bëjnë këtë.

Rrahjet e zemrës i thonë njeriut,
jeta është veçse minuta dhe sekonda.

"Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen."[4]

Omer ibën Hatabi, ndonëse i plagosur për vdekje, e kishte parë se si një të riu rrobat po i tërhiqeshin zvarrë nëpër tokë dhe në atë moment e këshilloi me fjalët: “O biri i vëllait tim, ngriti rrobat tua, kjo është më mirë te Allahu dhe më e pastër për rrobat tua.”
Shikoni se si ky shok i shquar i të Dërguarit i nxitë virtytet dhe urdhëron për mirë, madje edhe në momentet e vdekjes.
Lumturinë nuk do ta arrish me gjumë të gjatë, me lojë, me argëtim dhe me fjala të kota.
Atij që midis jush që dëshiron të bëjë mirë ose atij që nuk dëshiron."[5]

Kurani besimtarit ia ndalon vonesën në kryerjen e veprave të mira.
"Sikur të kishin për qëllim të shkonin, me siguri për këtë do të përgatitnin çka ka nevojë, por Allahu nuk dëshironte që të shkojnë, andaj i ndaloi dhe u tha: ‘Rrini me ata që rrinë!’"[6]
Ata që nuk kanë fê dhe të cilët i janë përkushtuar materializmit të ulët largojnë nga e vërteta dhe nga lufta në rrugën e Allahut.
"Ata që mbetën prapa të Dërguarit të Allahut gëzoheshin në shtëpitë e tyre – e kishin mëri të luftonin në rrugën e Allahut duke shpenzuar pasuritë dhe jetët e tyre, e njëri tjetrit i deklaronin: ‘Mos u nisni në luftë nëpër vapë!’ Thuaj: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” – vetëm sikur ta dinin! "[7]
"O besimtarë, mos u bëni si jobesimtarët të cilët deklarojnë për vëllezërit e tyre kur marrin ndonjë rrugë të largët ose luftojnë në një betejë: ‘sikur të kishin qëndruar me ne, nuk do të vdisnin dhe s’do të vriteshin’ - po, Allahu e bën këtë në zemrat e tyre; edhe jeta edhe vdekja janë vepër e Allahut, Ai e sheh mirë çka bëjnë ata."[8]

Besimtarit i ndalohet të vonohet në kryerjen e veprave të mira.

"O besimtarë, përse disa hezituat kur ju kërkua: ‘Shkoni në luftë në rrugën e Allahut?’ Sikur të ishin ngujuar në tokë? Mos e pëlqeni më shumë jetën në këtë botë e atë në botën tjetër? Kurse kënaqësia në këtë botë, karshi asaj në botën tjetër, s’është gjë."[9]

"Në mesin tuaj ka edhe të atillë të cilët me siguri do të hezitojnë dhe të cilët, nëse përjetoni disfatë, do të deklarojnë: ‘Vetë Allahu më ka mëshiruar që nuk shkova me ta!’"[10]

"Hipokritët mendojnë se mund ta mashtrojnë Allahun dhe Ai për mashtrimin e tyre do t’i dënojë. Kur ngrihen për të kryer namaz, ngrihen me përtaci, edhe vetëm sa për t’i parë të tjerët, kurse Allahun gati s’e përmendin fare."[11]

"Ngase më shumë e duan jetën në këtë botë se atë në botën tjetër, kurse Allahu nuk do t’i drejtojë në Rrugë të drejtë ata që nuk dëshirojnë të besojnë."[12]
"Allahu pastaj dërgoi një korb që të gropojë në dhê për t’i treguar se si duhet ta varroste vëllain e vet. ‘I gjori unë!”, bërtiti ai, ‘a nuk mundem edhe unë si ky korbi, ta varros trupin e vëllait tim të vdekur!’ Dhe u pendua."[13]

"E sikur Ne do të dëshironim, do të mund ta gradonim me ta, por ai iu përkushtua kësaj bote dhe e ndoqi pasionin e vet. Rasti i tij është si rasti i qenit: nëse e dëbon ai e qet gjuhën duke lehur, e nëse e anashkalon ai sërish lehë. Të tillë janë njerëzit që i konsiderojnë të rreme dëshmitë Tona; andaj ua trego ngjarjet që ata të mendojnë."[14]


I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Është i sinqertë ai që nuk shkon pas epsheve të veta dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse është i pafuqishëm ai që i plotëson pasionet e veta dhe mashtrohet me mëshirën e Allahut.”
Ai, gjithashtu, në lutje ka kërkuar: “Zoti im, kërkoj ndihmën Tënde nga përtacia.”





[1] Ali Imran, 133.
[2] Enbija, 90.
[3] Vakia, 10.
[4] Mutafifin, 26.
[5] Mudethir, 37.
[6] Teube, 46.
[7] Teube, 81.
[8] Ali Imran, 156.
[9] Teube, 38.
[10] Nisa, 72.
[11] Nisa, 142.
[12] Nahl, 107.
[13] Maide, 31.
[14] Araf, 176.

 
Te shpijne???
Çojne
Ose
Sjellin
'Te shpijne' nuk eshte shqip.

Nese dikush nga stafi deshiron ta korigjoje titullin do ishte mire, nese jo asgje, ne te dyja rastet ju lutem ta fshini kete postim
 
E di

E di fjalen shpie por nuk perdoret 'te shpijne'!
Nejse, ndjese qe dola jashte teme, uroj ti fshijne postimet e mia🙏
Vetem zanorja "e" mungon tek fjala shpijne te behet shpiejne dhe gjithçka eshte ne rregulle.
Kushdo qe mund ta rregulloj titullin e temes mund ta beje dhe inshaallah Zoti te shperblene per kete🤗
Faleminderit per mirekuptimin!
 
Ne fakt te cojne vertet.. cdo e keqe njeriut i vjen veç nga vetja dhe budallalliqet qe bejme..
 
Ne fakt te cojne vertet.. cdo e keqe njeriut i vjen veç nga vetja dhe budallalliqet qe bejme..
Keshtu kur lexojme shkrimet e shkurtera, kur lexojme librat dhe ndegjojme ligjeratat per veprat e mira eshte lehte per secilin prej nesh. Por sa te ndryshueshme jane ditet sa te veshtira jane gjithe keto mesime qe i lexojme
eshte aq e veshtire dhe qe rrall ndokush prej neve do te arrij qe diten ta permbyll ne baze te ketyre verseteve dhe haditheve ne perputhshmeri sic eshte e kerkueshme.
Nuk e besoj qe ka qene ndonje kohe sa ekziston njerezimi kaq e veshtire te qendroj besimtari ne te miren dhe ne rrugen e drejte prej menegjesit deri je mbremje ashtu sic eshte i kenaqur Zoti😌
Zoti na meshirofte dhe udhezofte,amin.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top