VEPRA QE "BIEN" NGA QIELLI

Lauri

Anunnak
Krishti i mbuluar me vello, një kryevepër e napolitanit, Giuseppe Sanmartino

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Një Krisht i gjallë në shtratin e vdekjes. Është edhe sot ashtu siç ishte 267 vite më parë, kur ajo u realizua. Të ngjeth kur vështron portretin e Jezusit që ruan të pashlyera vragat e mundimeve dhe një pikëllim i thellë që depërton çdo nerv e ind. Qepallat e mbyllura, fytyra e praruar dhe një vello që i derdhet përsipër si një petk prej uji, është ai ansambël mahnitës i aftësisë dhe talentit të mjeshtrit për t’i dhënë jetë e përjetshme një të vdekuri. Ajo ishte e tillë sa ka ngjallur dyshime, për vërtetësinë e realizimit dhe materiali i përdorur. U thurën legjenda dhe trille dhe nuk resht së krijuari teori nga më të ndryshmet, edhe pse nga analizat e bëra dhe dokumentet dëshmuese, vërtetohet saktësia e materialit, realizimit dhe datimit të kryeveprës.
Krishti i mbuluar me një cohë të hollë është një skulpturë mermeri e Giuseppe Sammartino, që mbahet në Kapelën Sansevero në Napoli. Vepra u realizua në vitin 1753, dhe me të drejtë konsiderohet si një nga kryeveprat më të mëdha skulpturore në botë. Dhe kishte në mesin e admiruesve të saj, Antonio Canova, i cili, pasi kishte provuar - pa sukses - ta blinte veprën, deklaroi se do të ishte i gatshëm të jepte dhjetë vjet të jetës të tij për të qenë autori i një kryevepre të tillë.

ce661b958d1f8e6e6f9acf5854908ff3.jpg

Raimondo di Sangro ishte komisioneri i kësaj sipërmarrje, e cila fillimisht duhej të vendosej në mauzoleun e familjes poshtë kapelës. Një pllakë guri tregon pikën e saktë ku duhej të ishte vendosur statuja. Komisioni për të ekzekutuar Krishtin e mbuluar me vello, fillimisht i’u besua skulptorit Antonio Corradini, megjithatë ai nuk ia arriti, vdiq shumë shpejt Ai pati kohë të bënte vetëm një skicë terakote, e cila sot ndodhet në muzeun kombëtar të San Martinos. Detyra i kaloi kështu Giuseppe Sanmartino, të cilit iu besua realizimi i kësaj vepre. Synohej "një statujë mermeri e skalitur në madhësi reale, që përfaqësonte vdekjen e Zotit tonë Jezu Krisht, i mbuluar nga një copë transparente e bërë nga i njëjti bllok si statuja".
Sanmartino atëherë krijoi një vepër të ideuar prej tij, ku Krishti i vdekur të ishte i shtrirë në një dyshek dhe i mbuluar me një vello që derdhet duke ruajtur në mënyrë të përsosur format e saj. Mjeshtëria e skulptorit napolitan qëndron në faktin, se arriti të përcjellë vuajtjet që ndjeu Krishti, përmes përbërjes së velit, nga i cili mund të shohim qartë shenjat në fytyrën dhe trupin e martirizmit. Në fund, rrëzë skulpturës, artisti realizoi edhe mjetet e torturës së lartpërmendur: kurorën e gjembave, një pincë dhe thonjtë.

xCristo-Velato.jpg.pagespeed.ic.rdB6tMIMKr.jpg

Matilde Serao, mjeshtër i madh i skulpturës, shprehet për këtë vepër se Giuseppe Sanmartino na jep një përshkrim shumë të gjallë të Krishtit: Në një piedestal të madh ka një dyshek mermeri; në këtë shtrat të ngrirë qëndron Krishti i vdekur. Ai është po aq i madh sa një njeri, një burrë i fuqishëm dhe i fortë, në plotësinë e moshës. Ai ndodhet i shtrirë, i braktisur, i shurdhër: këmbët e tij të drejta, të ngurta, të bashkuara, gjunjët e ngritura pak, gjoksi i tij i fryrë, qafa e ngurtë, koka e ngritur mbi jastëk, por e anuar, dhe duart kullojnë ende gjak. Flokët janë të lagura me djersën e agonisë. Sytë gjysmë të mbyllur, qepallat e të cilave akoma kafshojnë lotët e fundit ato më të dhimbshmit. Mbi të gjitha, atributet e Pasionit, kurorës së gjembave, thonjve, sfungjerit të njomur në tëmth, çekiçit [...] dhe asgjë më shumë nuk hidhen mbi dyshek, me një pushim perfekt artistik. Kjo është, jo: mbi Krishtin e vdekur, mbi atë trup të bukur, por të shqyer, atë kur që prehet në përjetësinë e dhimbjes.
Më në fund, firma e skulptorit është ngjitur në pjesën e pasme të piedestalit, nën dyshek: "Joseph Sammartino, Neap., Fecit, 1753".
Aktualisht, Krishti i mbuluar me vello ndodhet në qendër të Kapelës San Severo, përballë altarit kryesor; sidoqoftë kjo nuk ishte vendndodhja e tij origjinale. Disa fotografi që datojnë që nga fillimi i shekullit XX e tregojnë se është përballë fasadës së majtë, pikërisht poshtë skulpturës së modestisë.
Legjenda e velit
Shfaqja me mjeshtëri e velit, "e bërë me art të mjaftueshëm për të lënë të habitur vëzhguesit më të aftë" (për të përdorur të njëjtat fjalë si Princi i Sansevero), me kalimin e shekujve ka dhënë një legjendë, sipas së cilës klienti, shkencëtari i njohur dhe alkimisti, Raimondo di Sangro, do ta kishte mësuar skulptorin se si të kalkulojë pëlhurën në kristale mermeri. Për rreth tre shekuj, në të vërtetë, shumë vizitorë të Kapelës, të goditur nga skalitja e admirueshme e vellos, gabimisht besojnë se ajo ishte rezultat i një "mermerizim" alkimik i realizuar nga Pirnci, i cili do të kishte vendosur një vello të vërtetë në statujë, dhe se kjo ishte koha e ngurtësimit përmes një procesi kimik.
Në realitet, një analizë e kujdesshme nuk lë dyshim se puna ishte bërë tërësisht prej mermeri, dhe këtë e vërtetojnë edhe disa letra të kohës. Një faturë pagese në Sanmartino më 16 dhjetor 1752, e nënshkruar nga Princi dhe e mbajtur në Arkivin Historik Banco di Napoli.
A_ Vataj
cri8.jpg

cri5.jpg
 
E adhurushme!
Ngjan me e gjalle se te gjallet.
 
Vetë imagjinata të krijosh një mbulesë veli nga një bllok mermeri, duket e vështirë. E ta bësh vertetë ?
Të vjen më lehtë të besosh që në skulptorin është mishëruar diçka vertetë hyjnore :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top