Venezuelë, gjendet të vdekur dhjetë futbollistë kolumbianë

elbruna

Anëtar i Respektuar
Autoritetet venezueljane bëjnë të ditur, se të paktën 10 pjestarë të një skuadre amatore futbolli nga Kolumbia, janë gjetur të vdekur, pasi ishin marrë peng në territorin venezuelian. Zv.presidenti i Venezuelës, Ramon Karrizales deklaroi për gazetarët, se në trupat e futbollistëve u gjetën shenja plagësh me armë zjarri dhe ato ishin shpërndarë në disa pjesë të ndryshme të shtetit Taçira, në kufirin me Kolumbinë. Një prej 12 pjesëtarëve të ekipit të futbollit i ka shpëtuar ekzekutimit, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur.
TAR
 
Back
Top