braziljania
Anëtar i Nderuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 9,619
-
- Reagimet e mara
- 443
-
- Vendndodhja
- Butterfly flying away
Zirina Llambro
Hapen studimet dyvjeçare master, sipas sistemit të Bolonjës. Universiteti i Tiranës, Politekniku dhe Bujqësori do të ofrojnë ciklin e dytë të studimeve, për të gjithë ata që kanë përfunduar të parin 3-vjeçar. Pas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit 4 muaj më parë për kushtet dhe kreditet e nevojshme për të përfituar këtë lloj diplome, saktësohen degët sipas fakulteteve. Qeveria miratoi dje hapjen e programeve të ciklit të dytë të studimeve për vitin akademik 2008-2009. Gjithashtu për një pjesë të degëve janë përcaktuar profilet përkatëse, mes të cilave studentët do të zgjedhin për të marrë diplomën e dytë. Në këtë mënyrë përmbushet cikli 3+2, sipas Kartës së Bolonjës. Nga sa bën me dije Ministria e Arsimit, për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të zotërojë diplomë të nivelit të parë, ose diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të. Këto studime do të zgjasin dy vjet dhe për të marrë diplomën është e domosdoshme që të merren 120 kredite. Për fitimin e diplomave është parashikuar përgatitja e një teze, të përpunuar në mënyrë të pavarur dhe krijuese nga studenti. Universiteti i Tiranës do të ofrojë masterat në fakultetin e Shkencave të Natyrës, Gjuhëve të Huaja, Histori Filologji dhe në fakultetin e Shkencave Sociale. Programi i studimit “Gazetari”, do të ofrojë shumëllojshmërinë më të madhe të diplomave. Sipas vendimit të qeverisë, studentët që kanë përfunduar 3-vjeçarin në këtë degë do të kenë mundësi të marrin diplomë në një nga 5 profilet që janë: Marrëdhënie Publike; Gazetari Evropiane dhe Ndërkombëtare; Komunikimi Ndërkulturor; Marketing Mediatik; Drejtimi dhe Menaxhimi i Mediave. Sa i përket Universitetit Politeknik, ai do të ofrojë ciklin e dytë të studimeve në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe atë të Inxhinierisë Mekanike. Në Universitetin Bujqësor studentët do të kenë mundësi të ndjekin masterat në fakultetin e Bujqësisë, Mjedisit dhe në fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit.