Vendimet politike të gjykatave shqiptare

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Geraldo Durda/qytetar

-Vendimet e gjykatave shqiptare kanë treguar se drejtësia është vetëm për disa.

1) اështja “Basha” ku Gjykata e Lartë pushoi çështjen “Basha”,për shkak të procedurave. Gjykata e Lartë shpall të pavlefshëm hetimet ndaj Lulzim Bashës për abuzimet që pretendoi Prokuroria për aksin “Rrëshen-Kalimash”. Kolegji Penal i kësaj gjykate pushoi çështjen ndaj Bashës, që po hetohej për abuzime në tendera në kohën kur ka qenë ish-Ministër i Transporteve dhe Punëve Publike dhe ish-drejtorit të rrugëve, Andi Toma. Kolegji i quajti të pavlefshme hetimet ndaj Ministrit pasi i konsideroi ato jashtë afatit. Dëmi i shkaktuar sipas Prokurorisë nga ish-ministri dhe ish-drejtori i rrugëve është 232 milionë euro.

2. اështja “Gërdeci”. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pak minuta pasi Mediu mori “Ok” e Presidentit për të qenë ministër i kabinetit “Berisha”, Kolegji Penal i kryesuar nga Besnik Ymeraj, në Gjykatën e Lartë ka pranuar gjatë seancës kërkesën e avokatëve mbrojtës të cilët kërkuan mos procedimin penal të çështjes duke paraqitur si provë mandatin e deputetit të fituar më 7 shtator të këtij viti. Gjykimi ndaj Mediut, nisi pak muaj pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit që ndodhi më 15 mars të 2008. Tragjedia shkaktoi 26 viktima qindra të plagosur dhe shkatërrimin e mijëra bizneseve dhe banesave. Vlen për t’u përmendur se tashmë imuniteti është hequr dhe ndaj Mediut nga ana e prokurorisë nuk ka filluar akoma procedura penale.

3. اështja “Meta”. Përfaqësuesi ligjor i Metës, kërkoi në Gjykatën e Lartë që të shpallen të pavlefshme hetimet e prokurorisë ndaj klientit të tij me pretendimin se janë të kundërligjshme. Sipas tij, prokuroria ka realizuar hetime ndaj Metës që në kohen kur ai ishte me imunitet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë…Të papërdorshme u konsideruan nga mbrojtësi ligjor edhe deklarimet e ish- ministrit te Ekonomisë, Dritan Prifti, si autori i videos kundër zotit Meta. Vendimi i ndërmjetëm i Gjykatës së Lartë për “اështjen Meta” shihet si nisja e gjykimit me themel të akuzave, por nga të tjerë vlerësohet si mbyllja e një beteje politike mediatike për efekte elektorale. Në pikën tre të vendimit Gjykata e Lartë rrëzoi ekspertimet e videoregjistrimit nga specialistë amerikanë dhe britanikë, sepse prokuroria i kreu ato në kundërshtim me ligjin. Ndërsa në pikën pesë të vendimit Gjykata e Lartë thotë se mungon prova origjinale në mjetin e regjistrimit. “Me këto dy pika, pika tre dhe pika pesë e vendimit të Gjykatës së Lartë, themi që nuk ka “اështje Meta”. Gjykata e ka hedhur poshtë, sepse thotë shprehimisht se nuk ka provë origjinale”.

4. اështja e “21 Janarit”. اështja e 21 janarit, e cila për nga rëndësia mund të krahasohet me tragjedinë e Gërdecit. Megjithëse kanë një rëndësi të madhe, të dyja ngjarjet patën të njëjtin fat, pra dështimin. Prokuroria preu pas ngjarjeve të 21 janarit disa fletë-arresti, të cilat nuk u ekzekutuan nga policia dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve ka lënë shumë për të dëshiruar. Vetëm demonstruesit e 21 janarit janë marrë të pandehur apo dhe janë dënuar për sulme ndaj institucioneve, ndërsa personat që i qëlluan apo i organizuan për të dalë në rrugë deri tani janë të “pafajshëm”. Pak ditë më parë me vendim qesharak gjykata i liroi dhe të pandehurit kryesorë të kësaj çështjeje.

5. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Tiranë. Në argumentin prej 8 faqesh dhe të firmosur nga të pestë anëtarët, Kolegji thekson se padia e PS-së është bërë jashtë afateve ligjore të dorëzimit të saj. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Socialiste, ku kërkohej që të detyrohej KQZ, të shqyrtojë ankesën për pavlefshmëri të rezultatit të 284 qendrave të votimit në Tiranë, duke lënë në fuqi vendimi e KQZ-së që shpalli fitues kandidatin e mazhorancës Lulzim Basha me 93 vota para ndaj kundërshtarit, Edi Rama.


Shekulli
 
Titulli: Vendimet politike të gjykatave shqiptare

Ky qytetar esht vellai i nje prej viktimave te Gerdecit,i nje vogelushi 7 vjecar.


E ema Zamira pas nje vendimi te gjykates...

timthumb.php
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top