Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në të kundërt të asaj që mendonin shumë njerëz, se më mirë jetohet në vendet skandinave apo për një palë tjetër në Amerikë (e cila për 21 vjet rresht është cilësuar si vendi ku jetohej më mirë), studimi më i ri në këtë kuadër arrin në përfundimin se janë francezët ata që kanë arritur t‘i krijojnë vetes kushtet më të mira të jetesës në nivel global.


Images.jpg
Në të kundërt të asaj që mendonin shumë njerëz, se më mirë jetohet në vendet skandinave apo për një palë tjetër në Amerikë (e cila për 21 vjet rresht është cilësuar si vendi ku jetohej më mirë), studimi më i ri në këtë kuadër arrin në përfundimin se janë francezët ata që kanë arritur t‘i krijojnë vetes kushtet më të mira të jetesës në nivel global. Sipas revistës amerikane "International Living", specializuar për udhëtimet turistike, është pikërisht Franca ku jetohet më mirë. Ekspertët e revistës amerikane e kanë përkufizuar si vendin në të cilin cilësia e jetës është më e mira krahasuar me të gjitha vendet e tjera të globit, ku një seri shërbimesh si trenat me shpejtësi të lartë, shëndetësia, kultura, turizmi, plazhet e klima janë mjaft më cilësore se mesatarja. Përtej taksave të larta, burokracisë e kostos së lartë të jetesës, Franca duket se arrin të ofrojë kushtet më të mira të jetesës për popullsinë e saj.
Për t‘u shënuar është fakti se jashtë Parisit kostoja e jetesës është mjaft e pranueshme, ndërkohë që shtëpitë e banimit shiten për më pak se 100 mijë dollarë. Gjithashtu Franca mund të krenohet për rrjetin shëndetësor më cilësor dhe funksional në botë, gjithashtu edhe për kulturën e saj legjendare. "Franca gëzon një klimë mjaft të këndshme, natyrë të mrekullueshme dhe sistem shëndetëso për t‘u pasur zili nga të gjithë. Ndërkohë që kryeqyteti i saj, Parisi, pa asnjë dyshim mbetet qyteti më i bukur dhe më romantik në botë, tha Laura Sheridan, një ndër drejtueset e revistës "International Living". "Shtojini të gjitha këtyre edhe një infrastrukturë të cilësisë mjaft të lartë dhe mund ta kuptoni edhe vetë përse Franca është vendi ku mund të jetohet më mirë se kudo tjetër në rruzull".
Kriteret
Revista amerikane "International Living" u përpoq të përcaktonte cilësinë e jetës në 191 vende, duke përdorur për këtë përllogaritje aspekte e kritere të reja: koston e jetesës, kulturën e kohën e lirë, ekonominë, ambientin, lirinë, infrastrukturat, sigurinë e rrezikun dhe në fund klimën. Përtej shërbimeve që përmendëm më sipër, Franca shërben edhe për mënyrën e jetesës së popullatës së saj, ndjenjën e komunitetit, vlerat antike të vendit dhe për rëndësinë që u jep tregjeve rajonale.
Klasifikimi
Ajo që bie në sy është klasifikimi ndër 10 vendet e para të listës të Australisë e Zelandës së Re (ndërkohë që mund të vihet re lehtë se në krye të saj dominojnë vendet evropiane. Për t‘u shënuar është se një vend si Argjentina, e cila deri pak vite më parë përballej me probleme të varfërisë ekstreme, ka arritur të renditet e 10-ta në listë.
1. Franca
Burokracia e lodhshme dhe taksat e larta bëhen të papërfillshme nga cilësia fantastike e jetës dhe sistemi shëndetësor.
Pikët: 80/100
Kostoja e jetesës: 55/100
Ekonomia: 69/100
2. Australia
Ekonomia e Australisë ka arritur të përballojë krizën financiare botërore më mirë se asnjë vend tjetër në botë.
Pikët: 81/100
Kostoja e jetesës: 56/100
Ekonomia: 71/100
3. Zvicër
Zvicerianët ia kanë dalë mbanë sepse kanë bërë gjithçka të punojë sipas mënyrës dhe kohës së duhur.
Pikët: 81/100
Kostoja e jetesës: 41/100
Ekonomia: 79/100
4. Gjermani
Pavarësisht krizës botërore gjermanët ia kanë dalë mbanë shumë mirë. Llogarit këtu dhe 30ditë pushime të paguara në vit.
Pikët: 81/100
Kostoja e jetesës: 54/100
Ekonomia: 71/100
5. Zelanda e Re
Në Zelandë një shtëpi kushton mesatarisht 275 mijë dollarë. Nuk ka ndotje dhe kujdesi shëndetësor është në nivele maksimale.
Pikët: 79/100
Kostoja e jetesës: 62/100
Ekonomia: 65/100
6. Luksemburg
Luksemburgu ka një GDP prej 88 mijë dollarë për frymë dhe është një prej vendeve më të pasura të botës.
Pikët: 78/100
Kostoja e jetesës: 44/100
Ekonomia: 85/100
7. SHBA
ثshtë një ndër vendet më të dobishme në botë. Në asnjë vend tjetër nuk mund të arrish më lehtë atë që do.
Pikët: 78/100
Kostoja e jetesës: 56/100
Ekonomia: 67/100
8. Belgjikë
Brukseli është kryeqyteti më i gjelbër i Evropës. Bashkia sterilizon macet endacake dhe punëson dikë për t’i ushqyer.
Pikët: 78/100
Kostoja e jetesës: 41/100
Ekonomia: 66/100
9. Kanada
Kanadaja ka mbetur e qëndrueshme përgjatë gjithë krizës financiare dhe bankat e saj konsiderohet më zvicerane se ato zviceranet.
Pikët: 77/100
Kostoja e jetesës: 62/100
Ekonomia: 69/100
10. Italia
Dimrat janë të shkurtër dhe të butë në jug të Italisë e sigurisht vendi shquhet për jetën e tij të bukur.
Pikët: 77/100
Kostoja e jetesës: 56/100
Ekonomia: 63/100
Vendet me jetesën më të keqe
1. Somali
2. Jemen
3. Sudan
4. اad
5. Afganistan
6. Sierra Leone
7. Djibouti
8. Eritrea
9. Guinea
10. Angola


Shqiperia
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

ا'eshte kjo. Ku eshte Anglia aty?
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

per mua ne Gjermani do ishte perfekte te jetoja......
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

per mua ne Gjermani do ishte perfekte te jetoja......

kopjac :P:P:P
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

un kam fixim te jetoj ne gjermani, dhe ne shtator me ke aty :P
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

un kam fixim te jetoj ne gjermani, dhe ne shtator me ke aty :P

po ja ti ne kete shtator une ne tjetrin :P.....
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

kam degjuar se ne vendet e uleta dhe ne skandinavi jetohet mire
dhe kush8 e jeteses besoj se jane te mira
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

Kurse per mua Franca dhe Shba... jan me se mire ( skerkoj shume, jo?!)
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

Une kam vetem nje enderr Zelanden e re,keto vendet e tjera jane thjesht per te jetuar,mire, keq,varet nga njeriu.
Ne parajsen tokesore mendoj se te gjithe njerezit qe dashurojne natyren do te jetonin mire .
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

Ne parajse jetohet me mire :P

Nese i ke kushtet dhe je e kompletuar ne cdo gje ...vendlindja eshte vendi ku jetohet me mire :D
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

Ne ate vendin e fundit te temes dua te jetoj sme hyne ne sy te tjerat .
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

Franca/Paris..E ku ka me mire?! Cdo gje eshte perfekte.. :)
 
Titulli: Vendet ku jetohet më mirë dhe më keq

Gjermani ne ndo1 qytet te vogel studentor ku dhe cmimet nuk jane te shtrenjta po ka dhe mundesi per tu argetuar pafundesisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top