Vënde dhe popuj

Lauri

Anunnak
Po i jap këtë titull kësaj teme pasi më solli ndërmend një program televiziv, i cili trasmetonte kryesisht tribu afrikanë në vende të ndryshme.

Në ndryshim me programin televiziv që koncentrohej vetëm në Afrikë, po i jap drejtim universal temës duke lënë hapësirë gjithë vendeve të botës.
Vënde dhe popuj, pra.
__________________________
Kështjella Popi në Arezzo (Toscana), është kështjella e ndërtuar nga familja Guidi, është kështjella më e re në ato zona ku themelet e sajë datojnë në fashën e shek Xll.
IMG_20201206_170911.jpg
Kështjella përbëhen një xhevahir kulturor jo vetëm për komunën e Poppit, por i të gjithë zonën përreth. Në ambjentet e kështjellës sot kryhen evente e konfenca të ndryshme. Një vëmendje të veçantë kërkon bibloteka Rilliana, një trashëgimi e paçmuar prej 25,000 vëllimesh antike.
IMG_20201206_175314.jpg
Ajo u ndërtua me rastin e vdekjes së Kontit Fabrizio Rilli Orsini (1828) i cili dhuroi trashëgiminë e tij të madhe librash për komunitetin e Poppit.

Il-Castello-di-Poppi.jpg
Një bust i Dante Alighierit i vendosur në sheshin para kështjellës kujton lidhjen e Poetit Suprem me këtë ndërtesë historike, në vitin 1310 u prit këtu për një vit nga Konti Guido di Simone gjatë mërgimit nga Firence. Dante duket se ka kompozuar kanton XXXIII të Ferrit në këtë periudhë.
by Lauri

castello-poppi-02.jpg
Castello_Poppi2019_neve_verticale-2.jpg
castello-poppi-a-big.jpg
images (6).jpegunnamed (4).jpg
IMG_20201206_175231.jpg
 
Kalimi ne rrugicat mesjetare te qendres historike te Gubbio ne provincen e Perugia ne itali.
Siper, Palazzo dei Consoli, nga gjysma e pare e viteve 1300, aktualisht ende nje nga ndertesat me te medha publike ne itali.

FB_IMG_1607356887341.jpg

images (1).jpeg Mauzoleumi-ku-u-varros-Mbreti-Gent_1.jpg
Me Gubbio ne shqiptarve na nje histori mbi 2000 vjecare, qe ne kohen e mbretit Ilir Genti ne vitet 180 para Krishit. Genti si kundershtar i politikave romake mbi kontrollin adriatikut, detyron senatin romak te futet ne konflikt ushtark me iliret. Genti kapet rob dhe trasferohet me gjithe familjen tij ne Gubbio ku edhe vdiq, dhe nderohet si nje mbret me nje varr te denje (per kohen)si i takon nje mbreti

2000_lek_2009_ob.jpg
 
Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë javët e fundit në shkretëtirën Namib në Afrikë kanë shkaktuar një nga fenomenet më spektakolare natyrore, lulëzimin e miliona zambakëve që për dhjetëra kilometra kanë mbuluar tokën me rërë që është tharë plotësisht për tre vjet.
FB_IMG_1615535054012.jpg
Zambakët e shkretëtirës i përkasin familjes Hesperocallis, një gjini e bimëve lulëzuese që përfshin një specie të vetme Hesperocallis, e njohur gjithashtu si ajo zambak. Lulet e kësaj specie janë të mëdha, të bardha, me nuanca rozë ose jeshile dhe janë shumë aromatik, sidomos natën. Duhen shira të mira për të zgjuar zambakët e shkretëtirës, të njohur më mirë në këtë zonë të Afrikës si zambakët Sandhof. Përqendrimi më i lartë i zambakëve Sandhof lulëzon në situata të caktuara në Namibinë jugore dhe pjesë të Botsvana.images (8).jpeg
Kjo mrekulli natyrore ka një jetëgjatësi të shkurtër, sepse dielli Namibian shkurton jetëgjatësinë e bimës me disa ditë dhe fidanët janë shumë delikatë. Pas lulëzimit bima krijon gjethe dhe kur ato rriten dhe bëhen shumë të mëdha ato ndahen në një ose më shumë pjesë. Çdo Zambak është në gjendje të riprodhohet në një mënyrë të harlisur, duke i dhënë jetë një procesi riprodhimi praktikisht të përhershëm. Hera e fundit që ka ndodhur kjo lulëzim ishte në verën e
gigli-Sandhof-deserto-namibia-cover.jpg2016/2017. burimi: Namibia, Farm Sandhof Liliesgettyimages-147947645-1540930448.jpg
download (3).jpeg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top