Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

vellezerit.jpg


اdo mbrëmje, dy vëllezër nga Pakistani, bëhen të paaftë të flasin, lëvizin hanë apo pinë.

Menjëherë pasi dielli perëndon, ata bien në një gjendje letargjie. Gjatë ditës janë mës e normal, fëmijë shumë të shkathët e plot jetë. Mjekët në Islamabad, kryeqyteti i Pakistanit, ku dy djemtë janë duke u kuruar e kanë pamundur ta kuptojnë misterin që fshihet pas gjendjes së tyre së tyre të pazakontë.

Për ne kjo është një sfidë e vërtetë”, – thotë Javed Akram, profesor mjekësie në Pakistan për ‘The Associated Press’

vellezerit-1.jpg


“Mjekët tanë janë duke bërë testet e nevojshme mjekësore për të kuptuar se pse këta fëmijë janë mjaft aktivë gjatë ditës, por nuk mund të hapin sytë, s’mund të lëvizin, të hanë apo të flasin sapo dielli perëndon”, – shprehet ai teksa viziton djemtë në spital. Qeveria është duke u ofruar mjekim falas dy vëllezërve, të cilët vijnë nga një familje e varfër nga një fshat i vogël pranë Quetta.

Specialistët kanë marrë mostra të ajrit dhe tokës nga vendlindja e djemve. Gjithashtu kanë marrë edhe mostra të gjakut të tyre. Të gjitha këto do të dërgohen jashtë vendit për t’u ekzaminuar nga specialistët. Babai i djemve, Mohammad Hashim ka një shpjegim të thjeshtë: “Mendoj se djemtë e mi marrin energji nga dielli”, thotë ai.

vellezerit2.jpg


Prindërit e djemve janë kushërinj të parë mes tyre. Nga 6 fëmijë të tyre, dy kanë vdekur në moshë të re. Dy fëmijët e tjerë nuk kanë shfaqur simptomat e dy vëllezërve.

Sipas mjekëve, drita e diellit nuk ka të bëjë fare me gjendjen e vëllezërve. “Ata qëndrojnë aktivë gjatë ditës, edhe pse mund të gjenden brenda një dhome të errët”, shprehen mjekët.
g.shqip


Zemrat e vogela :(,une mendoj qe smundja e tyre e ka emrin; RADIoaktivitet. :(
 
Titulli: Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

Zemrat e vogela :(,une mendoj qe smundja e tyre e ka emrin; RADIoaktivitet. :(

Ndersa une mendoj se duhet te jete kjo arsyeja...

Prindërit e djemve janë kushërinj të parë mes tyre. Nga 6 fëmijë të tyre, dy kanë vdekur në moshë të re. Dy fëmijët e tjerë nuk kanë shfaqur simptomat e dy vëllezërve.
 
Titulli: Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

Dicka e cuditeshme e lexove dhe dje
 
Titulli: Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

Pse nuk i cojne tek agimet polare 3 muaj dite me pa e kane nga dielli apo jo
 
Titulli: Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

Hmmm rast enigmatik vertete, ose kane ndonje defekt gjenetik qe se kane zbuluar akoma ose eshte psikologjike e atyre nuk u shkon mendja ta trajtojne rastin me kete kendveshtrim.
 
Titulli: Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

Mund te jene tprekur edhe nga magjia.
 
Titulli: Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

Mir tka shku mendja lover.
Radioaktivitet do e kishin zbuluar mjeket.
fakti qe jan kusherinj? Ska lidhje pasi prap do kishin probleme qe shkenca mumd ti kuptoje.

Zoti i sherofte!
 
Titulli: Vëllezërit që paralizohen sapo perëndon dielli

Keshtu eshte kur prinderit se respektojne ramazanin
Iahhh i kap femije. Koecidence?
Jo!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top