“Vëllaçko, dua 850 dollarë! Recetën e hodha në kosh”, zbulohen mesazhet: Si funksiononte skema e mashtrimit në Facebook

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Vëllaçko, dua 850 dollarë! Recetën e hodha në kosh”, zbulohen mesazhet: Si funksiononte skema e mashtrimit në Facebook

1595090710334.png
1595090724373.png
1595090736973.png

Personi binte pre e mashtrimit, i premton me mesazh që do t’ia dërgoj sapo të marrë rrogën, pasi pronari ku punon nuk ia ka vonuar pagën për shkak të situatës së pandemisë dhe do t’i duhej që t’ia vonojë.

“Po.. më thuaj ça emri t’i nis, korrekt për ty. Sot do të mundohem t’i nis, ose maksimumi nesër.. se marr rrogën. Po, ka mundësi edhe sot”, i përgjigjet miku në mesazhin në Facebook.
Personi u peshkua, Agron Maqellara e falënderon dhe i sugjeron që t’i nisë me anë të transfertave të parave sipas agjencive të ndryshme, por jo me emrin e tij, por të dajës, pasi ka kredi dhe ia bllokon banka.

Rrengu funksionon dhe i jep emrin e kartës së identitetit të Artan Meços, si foto, si dhe kodin ku do ta kalojë. “Shumë faleminderit vëllaçko. Dërgomi me emrin Artan Meço, Shqipëri, se unë kam kredi në bankë. Të falënderoj shumë që po më zgjidh këtë problem”, reagon Maqellara.

1595090765414.png

Një ditë më pas më 17 prill, miku i kthen përgjigje: “Goni, bosim im dha një pjesë të rrogës, dje ma prishi qejfin se është mbylljes si të gjithë të tjerët, biznesin vet. Sorry vëllai im dhe për të nis vetëm 100 USD. Për respekt se nuk kam mundësi. Më tepër dhuratë nga unë! Në ca emri do që t’i nis për 1 orë, të lutem shumë!”.

Pavarësisht se shuma nu është aq sa duhej, ai e falendëron dhe i thotë se ia po pret që t’ia transferojë shumën e premtuar.

“E kreva me sukses. Arjanit Bejko nga New Yorku, 100 USD nisa dhe mbërrijnë aty 100 USD se taksën e pagova këtu 12 USD. Kodi është 24110114. Në emrin Artan Meço, siç më the ti. Po e ruaj faturën deri sa të më thuash t’i që i more, në rregull dhe pas unë këtë e hedh në kosh... nuk ka çmë duhet më. E ruaj për garanci derisa të marrësh porosinë time. Të fala shumë dhe mbarësi më shumë”, i çon mesazhin si përgjigje..
Janë me dhjetëra mesazhe për viktimat dhe se shuma që kërkojnë janë të njëjta, që variojnë nga 700-800 USD, premtimi është se ia kthejnë pas disa muajsh. Ndërsa në postimet në foto janë edhe faturat e transfertave të parave.

Policia ka dhënë vetë inicialet e të nëntë arrestuarve nga ky super mashtrim që shkon në në shumë jo të vogël, por në total shuma shkon në 38 mijë euro. “Në kuadër të operacionit u kapën 9 shtetas, për të cilët u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” për shtetasit: E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., 21 vjeç, E. H., 33 vjeçe, A. Sh., 21 vjeç, A. A., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Por A.Spahiu në Facebook jep edhe emra personash, pasi në mesazhin e tij shprehet “kur arijnë dhe të vjedhin dhe miqtë në Facebook dhe kërkojnë euro dhe te miqtë e tyre. Ka pi kafe disa here me N.A e kërkon të mashtrojë , ta vjedhë vëllanë e tij s’di ça më thane me shumë. Këto miq do Zoti nuk t’i jep pjesë. L Pllaha më kë njohur ty me ca shokë që mallkoj veten një mijë herë në ditë se pse u kam dhënë shoqëri”, shkruan Spahiu. Ndërsa një tjetër denoncim është edhe për Erenik Pekën 30 vjeç.

Gazeta “Shqip” po publikon një pjesë të mesazhe që kërkojnë favore

Mesazhi 16 prill

Agron:
Vëllaçko përshëndetje! Si të kam ty? A je lodh, si të kanë shkuar punë, familja. Unë po vazhdoj përpjekje me ardhë në USA, por të drejtohem si vëlla, kam ngelur për një dokument për punën, më prish punë për vizën. A ke mundësi më ndihmo me ndonjë shumë të hollash, 850$. Dërgomi sot në Shqipëri. Unë këto do t’i kthej në maj, se do marrë rrogën Lili. shumë respekt vëlla, të përqafoj, besoj shumë se do të më ndihmosh.

Përgjigja: Po.. më thuaj ca emri ti nis, korrekt për ty. Sot do të mundohem t’i nis, ose maksimumi nesër.. se marr rrogën. Po, ka mundësi edhe sot.

Mesazhi tjetër/ 20 shtator 2019

Përshendetje Egzon, si je? Si je?, si po kalon. A je lodh? A ke mundësi më ndihmo për një hall me 700 euro, dërgomi sot në Shqipëri. T’i kthej në nëntor, respekt Goni.

Mesazhi i 16 prillit

Argon:
shumë faleminderit vëllaçko. Dërgomi me emrin Artan Meço, Shqipëri, se unë kam kredi në bankë. Të falënderoj shumë që po më zgjidh këtë problem.

Përgjigja: Goni, bosim im dha një pjesë të rrogës, dje ma prishi qejfin se është mbylljes si të gjithë të tjerët, biznesin vet. Sorry vëllai im dhe për të nis vetëm 100 USD. Për respekt se nuk kam mundësi. Më tepër dhuratë nga unë! Në ca emri do që t’i nis për 1 orë, të lutem shumë!

Goni: Ok! Shumë Faleminderit

Agroni: Po iki në vend tjetër me Money gram, sepse kjo që isha tani ka defekt, wester unioni...shans i keq për momentin, por jam duke ikur te vendi tjetër i moneygram..

-Sa të mbaroj për nja 20 ose 30 min të bëj, taksirat për të gjitha... mos u mërzit fare... Leket i kamë me vete

Mesazhi po më 17 prill në ora 4:18 pm

Agroni:
E kreva me sukses. Arjanit Bejko nga New Yorku, 100 USD nisa dhe mbërrijnë aty 100 USD se taksën e pagova këtu 12 USD. Kodi është 24110114. Në emrin Artan Meço, siç më the ti. Po e ruaj recetën deri sa të më thuash ti që i more, në rregull dhe pas unë këtë e hedh në kosh... nuk ka ç’më duhet më. E ruaj për garanci derisa të marrësh porosinë time. Të fala shumë dhe mbarësi më shumë.

Mesazhi tjetër po më 17 prill, ora 6:10 Pm

Shumë falemenderit vëllaçko për këtë ndihmë. Unë këto do t’i marr të hënën, sepse janë mbyllur. Nesër nga koronavirusi këtu. Sapo t’i marr të hënën do të njoftoj vëllaçko im. Të përshëndes shumë dhe të uroj shumë mbarësi atje. Do të takohemi shumë shpejt kismet. Natën e mirë.

Mesazhi tjetër

21 gusht 2019

Agroni:
Përshëndetje Shuajb, a je mirë? Si e ke kaluar? Më fal që të shqetësoj, a ke mundësi më ndihmo me 700 euro, m’i dërgo sot në Shqipëri, kam një hall. Unë t’i në tetor, respekt Agroni

Shuajbi: O vllaçko si të kam? Ne këtej në shpi s’kemi lekë për momentin vëllaçko se na ka ardh kontenieri tjetër e jemi tu pagu doganë a gjona. Edhe po i them babit që ti nis nga Zvicra lekët.

Agroni: Po a mundesh mi dërgo me Uester Union. të lutem ma mbaj konfidenciale, Shuajb, shumë faleminderit po ma zgjidhe këtë hall.


1595090822352.png

g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top