Veçori interesante të syve

PiNkY

Anëtar i Nderuar
sytee.gif

Shpesh herë mendojmë se vetëm duke e parë në sy një person mund të përcaktojmë diçka rreth karakterit të tij.
Për të zbuluar më tepër rreth syve, mund të lexoni disa fakte interesante që nuk i dini për sytë.

Sytë nuk janë gjithmonë me të njëjtën ngjyrë

Ky fenomen në mënyrë profesionale quhet iridis heterokromia. Ndodh që një person tërë jetën të ketë sy me ngjyrën e njëjtë dhe me kalimin e kohës vjen deri te ndryshimi i ngjyrës në njërin sy.
Nëse kjo ndodh, atëherë është e nevojshme të konsultohet mjeku. E njëjta gjë vlen edhe për foshnjat.

Pas lëndimit, syri shumë shpejt shërohet

Gërvishtjet e syrit zakonisht kurohen në më pak se 48 orë. Por nëse dhimbja është e padurueshme, menjëherë duhet të kontaktoni mjekun, sepse ajo mund të tregojë një infeksion i cili mund edhe të çojë në verbëri.
Prandaj, duhet të keni shumë kujdes dhe të reagoni me kohë.

Sytë mund të digjen nga dielli

Përdorimi i syzeve të diellit me faktor mbrojtës është me rëndësi. Pas një periudhe të gjatë të ekspozimit të syve në diell, shkaktohet trashja e indeve brenda syrit dhe kjo dalëngadalë dëmton shikimin.

ثshtë e mundur që të përmirësohet pamja me kalimin e kohës

Ndodh që njerëzve t’iu zvogëlohet apo përmirësohet pamja me kalimin e kohës, megjithatë, ky nuk është gjithmonë një lajm domosdoshmërisht i mirë.
Ndryshimet në dioptri ndodhin për shkak të sëmundjeve të caktuara, për shembull diabeti.

Qendra vizuale është e vendosur në pjesën e poshtme të zverkut

Nervi optik fillon në pjesën e pasme të syrit dhe përmes një vargu lidhjesh, transmeton imazhe vizuale në korën e zverkut. Prandaj, është e mundur që dikush të verbohet në qoftë se rrëzohet dhe bie me fytyrë.

Gjatësia e syrit është e lidhur me vizionin

Njerëzit shkurt-pamës kanë sy më të gjatë, kurse ata më largpamës më të shkurtër.

Ngjyra e syve varet nga melanociti

Melanociti, qelizat që prodhojnë ngjyrën e lëkurës, janë përgjegjës për ngjyrën e syve tanë.
Njerëzit me më shumë melanocite, kanë lëkurë, flokë dhe sy të errët dhe numri i këtyre qelizave është i përcaktuar gjenetikisht.

/albeu.com/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Veçori interesante të syve

Vetem dikush i ka syt e bukur...
 
Titulli: Veçori interesante të syve

Ajo me foshnjat eshte kot...sepse ne disa psh i kane syte sh blu dhe kjo varet nga qumeshti i nenes, me kalimin e kohes behen bojeqielli, pastaj gershetohet me ngjyre tj :)
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top