Vdiq Oksana, viktima e djemve të politikanëve ukrainas

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0329142148725_m.jpg


Oksana Makar, ukrainasja 18-vjeçare, rasti i së cilës ka tmerruar opinionin publik të botës, vdiq në spital pak javë pas sulmit brutal seksual të tre djemve të rinj, disa prej të cilëve ishin bijtë e njerëzve më të famshëm dhe më të fuqishëm të Ukrainës, raporton BBC.
Oksana është sulmuar më 8 mars në qytetin jugor Mykolayiv. Tre meshkujt fillimisht e kanë dhunuar dhe kanë tentuar ta ngufasin, për ta djegur më vonë dhe për ta lënë trupin e saj në një kantier ndërtimi.

Pas sulmit, Oksana e ka humbur vetëdijen, ndërsa është gjetur ditën tjetër. Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku janë konstatuar djegiet në 55 për qind të trupit, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda mjekët ia kanë amputuar këmbën dhe dorën e djathtë.

Të tre meshkujt janë arrestuar menjëherë, por dy nga ta, prindërit e të cilëve janë figura të njohura politike, janë lëshuar në liri. Reagimet e publikut ishin të ashpra, për çka të dytë arrestohen sërish dhe akuzohen për dhunim, derisa i treti akuzohet edhe për dhunim e edhe për tentim-vrasje.

Pas vdekjes së Oksanas, aktakuza mund të ndryshohet.

Oksana në fillim të javës është dërguar në Donjeck për shërim, ndërsa mjekët kanë raportuar se zemra i ka pushuar për shkak të gjakderdhjes në mushkëri. Ajo ka vdekur pas disa tentimeve të reanimimit. /Telegrafi/
 
Titulli: Vdiq Oksana, viktima e djemve të politikanëve ukrainas

Do tju vinte mir ktyre ordinerave tju perdhunoni ndo nje te afert te tyre :mad::mad:

Por besoj se do ta provojn se cdo te thot perdhunim do ti bej burgu ta perjetojn dicka te till sic dihet ne cdo burg te botes nse bije per perdhunim femrash apo fmijsh ne burg behesh preh e let e tyre ..Uroj te marrin ate ndeshkim qe meritojn..
 
Pe: Vdiq Oksana, viktima e djemve të politikanëve ukrainas

Keta as kafshe nuk jane...
Po edhe ne Shqiperi, femijet e zyrtarve bejne lloj lloj gjerash edhe ia hedhin pa u lagur..
Nqs nuk e marrin denimin me vdekje..ne burg le te kalben...
 
Titulli: Vdiq Oksana, viktima e djemve të politikanëve ukrainas

imagjino cfare shoqerie na rrethon...
 
Titulli: Vdiq Oksana, viktima e djemve të politikanëve ukrainas

Nuk di cte thuash ne rastet e tilla, kur leku ka pushtetin dhe blen gjyqesorin eshte e kot te kerkosh drejtesi.
 
Back
Top