Vdes ylli shqiptar i futbollit amerikan: Dua të varrosem në Shqipëri!

cent

...Lontano
TIRANث-Shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka vdekur të hënen me 21 janar 2013, ndërsa ishte duke bërë stërvitje me bashkëlojtarët.

24y4hvr.jpg

Ishin të kota përpjekjet e bashkëlojtarëve, por edhe e mjekut që erdhi pas 7 minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci vdiq në moshën 22 vjecare dhe ka luajtur me ekipin e Wayne State.

“Vdekja e tij ishte e papritur dhe humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan”, shton kapiteni Steve Goralski.

“Guraleci ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane të cilën shijonte me suksese të shumta, ndërsa buzëqeshja e tij do të mbetet gjithmonë ne mendjen time”, thotë trajneri Rick Bye. Sipas trajnerit, ai ishte një njeri i vecante në këtë ekip, ishte një ari i vërtetë në fushë.

Sipas dëshirës së sportistit, të cilën ai kishte shprehur para shokëve dhe familjarëve të tij, Guraleci thoshte gjithmonë se nëse një ditë vdes, do të dëshironte të varrosej në vendlindjen e tij.
Klubi i Futbollit amerikan “Sterling Heights Stevenson” ka hapur një llogari bankare për të mbledhur para që të dërgojnë trupin e të riut, në vendlindjen e tij, në Shqipëri.

Ceremonia funebere do mbahet të premten në kishën katolike shqiptare të Rochester në SHBA.

/d.b
 
Titulli: Vdes ylli shqiptar i futbollit amerikan: Dua të varrosem në Shqipëri!

Mesa di une nuk eshte sikur futbolli amerikan, sikur ai normal ne shtetet e tjera .
Biles biles ne shqip as futboll sduhej te quhej.. vihet re edhe nga veshjet.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vdes ylli shqiptar i futbollit amerikan: Dua të varrosem në Shqipëri!

i Paharruar qoft kujtimi tij,shpreh ngushellime per familjen :(
 
Titulli: Vdes ylli shqiptar i futbollit amerikan: Dua të varrosem në Shqipëri!

Sa i ri ka ikur. Gjynah e ngushullime familjes.
Ndonjehere eforti i madhe qe kerkon nje sport con ne vdekje ne mosha kaq te reja!
 
Titulli: Vdes ylli shqiptar i futbollit amerikan: Dua të varrosem në Shqipëri!

Ky sport esht i rende duhet te kesh trup dhe force gje qe per tu arritur abuzohet ne ushqim ne proteina ne stervitje :( u preft ne paqe skam cthem me teper.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top