Vdes piloti marco simoncelli

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Tragjedi në pistën e Malajzisë në Moto GP. Piloti Marco Simoncelli ka gjetur vdekjen pas një aksidenti të ndodhur gjatë garave të sotme.
Piloti 24-vjeçar sipas mjekëve ka pësuar atak në zemër pas aksidentit në pistën e Sepangut. Sipas njoftimeve, piloti i ri në moshë, humbi jetën nga një aksident në gjysmën e xhiros së dytë në Garën e Sepangut në Malajzi.
Viktima ka qenë në presionin e Colin Edvvards dhe Valentino Rossi kur ndodhi aksidenti. Gara u pezullua ndërsa gjatë aksidentit Simoncellit i kishte rënë dhe eskafandra mbrojtëse.
Piloti i Honda, ishte në gjendje kritike ndërsa mjekët thanë se ai ka pasur një goditje në zemër.
Pas aksidentit autoritetet e kane mbyllur garen me flamur te kuq.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Vdes piloti marco simoncelli

Une e pashe sot mendova se mos kishin genjyer.
Sa keq :(
Ish edhe i ri.
 
Pe: Vdes piloti marco simoncelli

Mu be mishi kokrra kokrra....sa gjynaf :(
 
Pe: Vdes piloti marco simoncelli

Shume gjynah per te...do behej 1 kampion i madh..i pushofte shpirti ne paqe.
 
R.I.P. Marco Simoncelli

Tragjedi në اmimin e Madh të Malajzisë. Marko Simonçeli ka humbur jetë në xhiron e dytë të garës, pasi është goditur nga Eduards dhe Rosi, ndërkohë që ishte rrëzuar vetë më parë. Piloti Italian, kampion bote në vitin 2008 në kategorinë 250cc, ishte vetëm 24 vjeç. Simonçeli ka rrëshqitur në daljen e kthesës, duke qëndruar në motor i bllokuar dhe duke u spostuar në mënyrë të pakuptueshme në qendër të pistës. Më pas, aty, ai u godit nga Yamaha e Eduardsit dhe nga Ducati i Valentino Rosit.

Piloti amerikan dhe Simonçeli, të dy u rrëzuan, ndërsa Rosi vazhdoi jashtë piste, por pa u rrëzuar. Pasojat më të rënda i pati Marko, i cili nga impakti i fortë ka humbur edhe skafandrën, ndërkohë që qëndroi i pa lëvizur në pistë. Një skenë rrënqethëse. Menjëherë vjen ndihma e shpejtë, ndërsa gara u pezullua. Por pavarësisht pranisë së mjekëve dhe ndihmës së shpejtë të tyre, ishte e pamundur të bëhej ndonjë gjë.

Drama Simonçeli menjëherë u dërgua në qendrën mjekësore të pistës, ku mjekët thonë se kishte mbërritur me një arrest kardiak dhe nuk mund të bëhej më asgjë. Babai i Marko Simonçelit, Paolo, i ka kërkuar mjekëve që organet e të birit të dhurohen, por sipas doktorëve, një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi ai kishte mbërritur me një arrest kardiak.

1 minutë heshtje I gjithë sporti në Itali “qan” për ndarjen nga jeta të Marko Simonçelit. Presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Petruci, ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje në të gjitha fushat e lojës.

Analiza e aksidentit Përgjegjësi i mjekëve të garës, doktor Klaudio Makiangodena ka deklaruar: “Jam vërtet i tronditur dhe i trishtuar që më duhet të flas për vdekjen e Marko Simonçelit, një miku tim. Ka mbetur pa ndjenja në një askident të rëndë gjatë garës, ku është përplasur dhe nga pilotë të tjerë. Pas kontrolleve të para vihet re një traumë në kokë, në qafë dhe në toraks.

Kur ka mbërritur stafi mjekësor ai ka qenë pa ndjenja. Në ambulancë është bërë tentativë për t’i rikthyer zemrën në punë, por në momentin e mbërritur në qendrën mjekësore, falë ndihmës së mjekëve lokalë dhe të klinikës së lëvizshme, është tentuar të hiqej një pjesë e gjakut, që gjendej në toraks. Për 45 minuta është tentuar rikthimi i zemrës në punë.

Për fat të keq, pas kësaj na u desh të lajmëronim për vdekjen e tij.” Më pas, Pol Batler, pjesëtar i ekipit drejtues të garës, i është përgjigjur pyetjes rreth heqjes së skafandrës gjatë aksidentit. “Nëse do të arrij të gjej një përgjigje do ta them në një moment tjetër. Pasojat e këtij aksidenti do të hetohen dhe kontrollohen deri në detaje.”



Kush ishte “I madhi Sik!

Marko Simonçeli kishte lindur 24 vite më parë në Katolika, por jetonte në Koriano dhe kishte filluar të garonte që fëmijë. Në fillimet e tij në motorët e vegjël, rivalin më të fortë kishte dike, që më pas do ta kishte dhe në kategorinë MotoGP, Andrea Doviciozon. Marko Simonceli në vitin 2002 u shpall kampion Europe për kategorinë 125cc, për të kaluar në kampionatin botëror, ku filloi të garonte si pjesë e skuadrës Aprilia në Brno.

Fitorja e parë ishte në vitin 2004 në Spanjë, më pas kaloi në kategorinë 250cc në vitin 2006 me Gilerën. Tre sezone dhe në vitin 2008 u shpall kampion bote me 6 fitore, sukses që i dha shansin më pas për të kaluar në kategorinë Moto GP në vitin 2010, ku menjëherë bie në sy për shpejtësinë që tregonte në pistë.

Ishte një diplomat në menaxhimin e marrëdhënieve me publikun, ishte i hapur, i qeshur, i drejtpërdrejtë dhe i një disponueshëm me të gjithë. Marko la babain e tij, Paolon, i cili e ndiqte në çdo pistë dhe e ndoqi në çdo hap të karrierës, nënën e tij Rozelën, motrën Martina dhe të fejuarën Kejt, të cilëve u krijoi një boshllëk të madh.

Jo vetëm për atë që mund të jepte në pistë, por për të gjithë motoçiklizmin dhe sportin italian. Një personazh interesant, pasardhës i Rosit, të cilin e kishte mik. Si talent dhe shpejtësi ishin të njëjtë. Ishte një person, që nuk u shpreh asnjëherë banal, një njeri i vërtetëm, një djalosh, që do të na lërë të gjithëve në errësirë, pa fjalë…



Mungon ngushëllimi publik i Rosit, që përlotet në bokse

Mes ngushëllimeve të familjes për ndarjen nga jeta të Marko Simonçelit, mungon një reagim i tij, i Valentino Rosit. Edhe pse në fillim janë publikuar disa fjalë, si të thëna nga Valentino, ato janë përgënjeshtruar menjëherë nga Davide Brivio. “Duket se qarkullon në për internet një letër, që Valentino e shkroi për Simonçelin, por është false. Valentino nuk ka shkruar asgjë deri më tani. Të gjithë pyesin se si është Valentino, por do t’iu a themi më vonë, nëse ai do të dëshirojë. Por mund ta imagjinoni gjithsesi…”



Të gjithë qajnë për Markon

Horge Lorenco: “O Zot, nuk kam çfarë të them në një ditë të tillë, do të na mungojë. Le të prehet në paqe Marko.”

Kejzi Stoner: “U ndjeva shumë keq brenda vetes, kur pashë ato pamje. Kur sheh që skafandra del nga koka, do të thotë se ka diçka të rëndë. Jam i shokuar dhe i tronditur për atë që i ndodhi Markos. Kur ndodhin këto gjëra, të kujtohet edhe një herë se sa vlen jeta. Me mëndje jam pranë familjes së tij dhe shpresoj të qëndrojnë të bashkuar për ta kaluar këtë tragjedi.”

Daniel Pedroza: “Nuk ka shumë për të thënë përpara një tragjedie si kjo. Dua të ngushëlloj familjen dhe njerëzit e tij të afërt. Takova babain e tij dhe vetëm e përqafova, në këto momente nuk vlen gjë tjetër. Ishte një aksident tragjik, që na shokoi të gjithëve. Sigurisht ne bëjmë atë që duam më të shumën, por në situata të tilla asgjë nuk ka vlerë.”

Andria Doviciozo: “Përballë një situate të tillë fjalët nuk kanë vlerë. Mendoj për familjen e Markos dhe njerëzve të tij të afërt, në veçanti nënën dhe babain. Të gjithë në garë mundohemi të ecim sa më shpejtë dhe të japim maksimumin, por tragjedinë e kemi shumë pranë. Jam i shokuar nga humbja e Markos, më duket e pabesueshme.”

Maks Biaxhi: “Jemi të gjithë të tronditur për këtë humbje të madhe, jo vetëm për botën e sportit. Nuk kam fjalë për të thënë në këto momente, preferoj heshtjen. Jam pranë familjes së tij dhe dua ta përshëndes edhe një herë Markon.”

Marko Melandri: “Udhëtim të mbarë Marko”, fjalët nuk do ta shpjegojnë asnjëherë dhimbjen.”

Xhakomo Agostini: “Eshtë e vështirë të flasësh për momente të tilla. Nuk gjen fjalët, brenda vetes mendon që një djalosh humb jetën nga sporti që donte aq shumë. Nga ajo sa pashë faji ishte i gomave, por nuk duhet të harrojmë se janë pilotët që i zgjedhin vetë. Dikur nuk ishte kështu, gomat ishin më rezistente dhe motori më i kontrollueshëm. I duhet vënë frerë këtyre zhvillimeve.”

Xhovanoti: “Lamtumirë Marko, kampion i madh! Një njeri i mrekullueshëm, i mbushur me energji, entuziazëm, talent e pasion. Lamtumirë Marko, një përqafim familjarëve.”

Heshtje, Milan e Inter: “اdo sportist kuqezi dhe pjestar i shoqërisë AC Milan ngushëllojnë familjen e Markos, tifozit të madh kuqezi.” “Presidenti Masimo Morati dhe skuadra e Interit, i bashkohen dhimbjes së botës së sportit italian, për humbjen e jetës së Marko Simonçelit. Në kujtim të një të riu të apasionuar, Interi ngushëllon familjen dhe miqt e Marko Simonçelit.

Xhankarlo Fizikela: “Një ditë e hidhur për sportin, për Italinë dhe për të gjithë. Ishte një djalosh i mrekullueshëm, simpatik ndaj të gjithëve, një pilot që do të na qëndrojë gjatë në zemër.”

Alberto Xhilardino: “I bashkohem dhimbjes së botës së sportit për humbjen tragjike të Marko Simonçelit, dua të ngushëllojë familjen e tij dhe miqtë. Lamtumirë Marko.”

Skuadra Ducati: “Ducati, si skuadër dhe piloted, i bashkohen dhimjes që sot ka prekur të gjithë Moto GP, i bashkohen familjes së tij dhe miqve. Do ta kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e Markos dhe disponibilitetin. Ishte një nga ne.”

Stefano Domenikali dhe Ferrari: “Në këto momente të vështira gjejmë fjalët ngushëlluese për humbjen e një djaloshi të mrekullueshëm, si Marko. Episode si ky dhe ai i Dan Ueldonit, na rikujtojnë edhe një herë se sa të ekspozuar ndaj rrezikut janë këta pilotë. Mbështesim dhe e mundohemi të qëndrojmë pranë familjes së tij, si pjestarët e Ferrarit, ashtu edhe punonjësit në autodromin e Muxhelos.”

RIP Mario simoncelli

Marco Simoncelli - Deadly crash Malaysia 2011 - YouTube :(:(
 
Pe: R.I.P. Marco Simoncelli

sa gjynaf..........:(.
ca thone se kishte pasur me perpara probleme me zemren dhe prandaj ka humbur ekuilibrin.
 
Pe: R.I.P. Marco Simoncelli

Nuk e di por shife vidion me kujdes i ka ik skafanda :( gjynah

---------- Post added at 13:15 ---------- Previous post was at 12:38 ----------

Babai: E mori Zoti sepse ishte i mirë!

Paolo Simonçeli flet për gjithçka që ndodhi në Malajzi dhe për momentin e mbërritjes në Itali, ku e prisnin qindra tifozë

Dhimbja është shumë e fortë, por Paolo Simonçeli, babai i Markos, ka gjetur forcë për të folur. “U përpoqa edhe ta përshëndesja Markon, por tani nuk kemi më se çfarë të bëjmë. Eshtë bukur kur sheh lidhjen e ngushtë që kanë pasur me njerëzit, nuk e kisha kuptuar që e donin kaq shumë, por me sa duket e kuptuan që ishte i drejtë. Nuk mund të them se jam i kënaqur, por është një gjë që të bën të ndihesh mirë. Thonë që Zoti “thërret” në Parajsë më të mirët, ndoshta është kështu.”

Babai i Simonçelit i rikthehet edhe një herë momenteve të tmerrshme të aksidentit. “Isha pranë mjekëve, që e mbanin në barrelë dhe u mundova t’i ndihmoja, por nuk mund të bëja asgjë. Marko ishte i vdekur. Dua të falenderoj autoritetet malajziane, ambasadorin italian dhe djemtë në pistën e Sepangut, që nuk na lanë për asnjë moment vetëm. U treguan të mrekullueshëm. Më pas, në Romë, ishin të gjithë, duke filluar nga presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Xhani Petruci.

Qindra persona kishin mbërritur për të përshëndetur Markon. Ai ishte një person i veçantë, ndoshta njerëzit më në fund e kishin kuptuar që ishte ashtu, ishte i ndershëm dhe ndoshta prej gjithë këtyre të mirave që kishte, “u largua”. Unë e dua shumë, pasi edhe ai më donte shumë, Marko ishte i madh.

Përpara çdo gare përqafoheshim dhe e bëmë edhe këtë herë, por nuk shërbeu për asgjë. Nëse do ta kishte lëshuar motorin, nuk do të vdiste. Marko shijoi gjithçka që kishte. Ditën e shtunë më tha: “Jam i lodhur, dua të kthehem në shtëpi. Por ai ishte kthyer në formë shumë të mirë, si në fillimin e sezonit, do të kishte bërë një garë të mirë.”



Deklarata e babait të tij në emisionin “Matrix”

“I kisha mësuar që të ishte një luftëtar dhe të mos dorëzohej kurrë. Nuk di nëse bëri mirë apo keq.” Këto janë fjalët që tha babai i Marko Simonçelit te Matrix. “Atë të dielë dëshironte të fitonte dhe dinte që mund të bënte mirë. A bëri mirë? Bëra keq? Gabova në diçka? Nuk e di.” Sa i përket aksidentit shton: “Një coincidence, i mjaftonin 10 centimetra të tjera që ta godisnin në shpatull, por në të vërtetë e goditën në qafë. Gjithsesi është shumë i bukur edhe i vdekur. E doja shumë. Në dhomën e tij të gjumit flinte përkrah motorit.”



Janë specialistët që përpiqen të shpjegojnë me 5 përgjigje gjithçka i ndodhi pilotit italian të Hondës në pistën e Sepangut

5 pyetje, rreth asaj që i ndodhi Marko Simonçelit!

Një rrëzim i çuditshëm. Banal në dinamikën e tij. Si ai rrëzim kemi parë shpesh dhe shumë të tjera do të shohim në të ardhmen. Por për shkak të pasojave të rënda që pati, lë shumë vend për diskutime dhe hetime. Nga dinamika, te teknologjia që përdorin aktualisht motorët e Moto GP, për ta mbyllur me sigurinë, që ka mbetur në pasivitet.



1. Përse Marko Simonçeli dhe Honda, pas rrëzimit u spostuan në pjesën e brendshme të kthesës?

Ai që provon të përgjigjet është Marko Melandri, i cili në vitin 2010 kishte ndarë me Simonçelin boksin te skuadra Gresini. “Jam i shokuar, ishte një rrëzim i çuditshëm, motori normalisht duhet të rrotullohej rreth vetes dhe të dilte në pjesën e jashtme. Ndërkohë që bëhej fjalë për një kthesë të sigurtë dhe të ngadaltë.

Nga imazhet duket, se Marko ka humbur kontrollin e gomës së parë në momentin që hap gazin dhe lëshonte frenat, duke e mbajtur motorin me gju. Duket qartë nga motori i Bautistës, vija e zezë që la shenjë pas mbështetjes së gjurit. Tentoi të ngrinte disi gjurin për t’u ngritur, por nuk mjaftoi për t’u drejtuar si duhej.

Por, a ka qenë ajo pjesë e vogël që prekte me asfaltin, që i ndryshoi trajektoren motorit. Ishte shumë lart, në raste të tjera do të ia kishte dalë mbanë, por këtë herë u penalizua, nuk arriti të ngrihej dhe as të rrëzohej. Ndoshta në një moment ka menduar për të mos e lëshuar motorin, që të qëndronte në mes të pistës. Në ato momente gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nuk u kuptua se çfarë ndodhi.



2. A ndikon këtu elektronika e tepërt që kanë këta motorë të Moto GP?

“Ky është një tjetër diskutim, më i përgjithshëm. Por në rastin specifik mund të them që elektronika nuk pati asnjë ndikim në çfarë ndodhi,” – përgjigjet i sigurtë Melandri.



3. Rrëzimi u shkaktua nga gomat?

“Jo, jo në këtë rast, – përfundon piloti, i cili sapo ka firmosur një kontratë me BMW-n në Superbike. – Sigurisht që nuk ishin të ftohta, ishte xhiro e dytë dhe kthesa ku ra Marko, ishte në krahun e djathtë, kah në të cilin janë shumica e kthesave në Sepang. Gjithashtu edhe temperatura e asfaltit nuk ishte e ulët dhe Marko kishte imagjinuar një duel të gjatë me Bautistën. Tani të gjithë do të thonë të tyren, por gjëja më e mirë është që të pranojnë atë që ndodhi dhe ta marrin atë që la Marko. Jemi të pafuqishëm dhe duhet të shijojmë çdo minut.”



4. Përse skafandra e Simonçelit u shkëput?

Sipas Vitorio Kafaxhit, përgjegjësit të zhvillimeve te kompania Dainesi, kompania që furnizon disa pilotë të botërorit të motoçiklizmit me pajisje, ku përfshihen edhe skafandrat. “Eshtë diçka normale ajo që ndodhi. Ashtu edhe në vitin 1983 me Franko Uncinin, nëse nuk do t’i ishte shkëputur skafandra, ndoshta mund t’i shkëputej koka. Rripi që e lidh skafandrën duhet të rezistojë deri në një farë pike dhe më pas këputet.

Ekziston një testim specifik, rrëzohet nga 75 centimetra një skafandër, që i është montuar një manekini me një kokë, e cila i peshon mbi 10 kilogram. Kjo provë gjeneron 750 kg, në secilin krah rripi duhet të rezistojë 375 kg. Impakti i atij aksidenti në Sepang duhet të ketë qenë iu një force më të madhe, këputja e rripit është në një pikë që nuk ndodh zakonisht. Kjo do të thotë që është penguar në diçka dhe është këputur. Si përfundim skafandra e kreu funksionin, rezistoi sa ishte përllogaritur dhe më pas u këput.



5. Përse është e pamundur që të mbrohet më mirë qafa?

“Mund të themi se ky është një problem, – shton Kafaxhi. – Piloti lëviz dhe nuk mund t’i vendosësh asnjë shtresë të fortë. Nëpër rrugë shohim skafandra që vejnë disa motoçiklistë me një tip mbrojtje në qafë. Por ndonjëherë, me shpejtësi të tilla, kush mund të thotë që kjo “kollare” mbrojtëse nuk mund të kryejë rolin e gijotinës? Airbagët mund të jenë një zgjidhje, por nuk mund t’i frysh shumë dhe t’i vësh në qafë. Principi i gjithçkaje është që të krijosh masa mbrojtëse, pa sjellë probleme.

Kjo është diçka më e rëndësishme. Teknikisht nuk është problem të frysh një airbag brenda 30 milisekondash, por kur krijohet kontakti me kokën, ajo është e ulur dhe ia kthen nga krahu tjetër. Jemi duke kryer disa studime, për t’i dhënë një tjetër mbrojtjeje qafës, por duhet kohë. Marko përdorte një nga skafandrat më të mira, megjithatë nuk ka asgjë perfekte.

Le të shohim kur të vijë uniforma në Itali dhe të bëjmë kontrollet e duhura. Airbag-u i tutave nuk duhej hapur, të paktën funksionin e ka, nëse do të ishte duke u rrotulluar. Ndoshta mund të jetë hapur në momentin e kontaktit me Eduards dhe Rosin, nga të dhënat do të kuptojmë shpejtësinë e rënies dhe të impaktit. Ajo e Markos është një tragjedi, por na ka dhënë një shtysë më tepër për të rritur nivelin e sigurisë, ai ishte vendimtar, për zhvillimin e airbagëve.”



“Doktori” ka mbërritur në Itali, së bashku me arkivolin e trupit të Simonçelit, i cili humbi jetën ditën e dielë në Sepang

Rosi: Nuk do ta harrojë kurrë Markon!

Ishte edhe miku i tij, Valentino Rosi, që shoqëronte trupin e Marko Simonçelit, i cili kthehej në Itali nga Malajzia. “Marko ishte një njeri i madh dhe nuk do ta harroj kurrë, – ka thënë ai menjëherë, sapo ka zbritur në Fiumiçino. – Po, kam folur me babain dhe është shumë keq, e përqafuam të gjithë. E dimë që janë gjëra që mund të ndodhin. Të tërhiqem? Nuk e kam thënë kurrë, ndoshta ka qenë ndonjë deklaratë thjesht për të shitur dikush gazetën.”

Më pas, Vale i kthehet kujtimeve të mira që ka kaluar me mikun dhe kolegun e tij, i cili humbi jetën ditën e dielë në pistën e Sepangut. “Qëndronim bashkë thuajse çdo ditë, – shton piloti italian i Ducatit, me një pamje thuajse të mbuluar nga streha e kapeles së zezë, ndërkohë që mbante veshur një xhup sportive ngjyrë gri.

- Stërviteshim gjithmonë bashkë, shkonim në palestër dhe më pas garonim me çdo gjë që kishte motor. Këto janë kujtimet e mia më të bukura. Megjithatë, në këto momente të vështira nuk mendova për asgjë nga këto, nuk mendova për asgjë…”

Rosi: Simonçeli ishte si vëllai im i vogël


Pas rikthimit në bokse, “Doktori” nuk është parë më në asnjë moment, të vetmen fjali e ka publikuar në rrjetin social Twitter

U gjend mes gomave të motorëve dhe nuk pati asnjë mundësi për ta evituar. Valentino Rosi në pjesën e jashtme dhe Kolin Eduards. Nuk panë asgjë, “Doktori” vetëm më vonë e kuptoi se kishte goditur me gomën e përparme mikun e tij, Marko Simonçeli. Në krahë? Në qafë? Në pjesën sipër skafandrës? Nuk i dihet, pamjet nuk e tregojnë qartë, ku Valentino e ka goditur Simonçelin.

“Valentino është i bindur se e ka prekur në pjesën e sipërme, pasi ishte thuajse në limitet e evitimit.” Dëshmia e vetme është ajo e Mauricio Vitalit, ish-pilotit, i cili gjithmonë ndodhet pranë Rosit si asistent, sa i përket zgjedhjes së skafandrave, ndërkohë që prej disa vitesh kishte marrë nën patronazh edhe Simonçelin. “Por, – shton Vitali, – nëse nuk ke mundësit jetër zgjedhjeje, pak rëndësi ka se ku është goditur.”

I shkatërruar Për fat të keq kështu është. Në raste të tilla, kur një pilot të rrëzohet përpara gomave, impakti është i tmerrshëm, po ashtu edhe rreziku i të evituarit. E di mire edhe Valentino, i cili është i shkatërruar dhe nuk gjen arsye. Pavarësisht se si ndodhi, ai di të thotë që përpara syve i humbi jetën një mik. “U rikthye në bokse, më pas, praktikisht nuk e pamë më,” – thotë Mateo Flamingi, telemetristi i Valentinos, që nga koha kur ai pilotonte për Yamahan.

Disa imazhe u panë, ku Rosi ishte i mbuluar nga lotët. Ishte vetëm një moment përpara se Valentino të kthehej në qendrën e skuadrës dhe më pas atë e panë në hotel, ku mori të gjitha rrobat e tij. Ndoshta ka marrë avionin e parë gjatë natës që e dërgonte në Itali, ndoshta është vonuar një ditë. Edhe kjo pak rëndësi ka. Valentino vetëm ka publikuar një fjali në rrjetin social “Twitter: “Simonçeli për mua ishte si vëllai im i vogël, shumë i fortë në pistë dhe po kaq i ëmbël në jetë. Akoma nuk më besohet, do të më mungojë shumë.”

Lidhja Rosi dhe Simonceli ishin të lidhur nga një miqësi e vërtetë. “Për mua është një djalë shumë i mirë dhe e dua shumë,” – kishte deklaruar gjithmonë Valentino kur e pyesnin për Simonçelin. Një marrëdhënie që ishte krijuar prej vitesh, kjo edhe për shkak të afërsisë së vendeve të banimit, vetëm 30 km larg njëri-tjetrit i kishin shtëpitë.

Ishin të ngjashëm në karakter dhe kishin të njëjtën dëshirë për t’u argëtuar me motorët, e mbi të gjitha, dëshironin të qëndronin bashkë. Ishin aq të lidhur me njëri-tjetrin, sa dikush edhe e akuzonte Simonçelin se kërkonte t’i ngjante Valentinos. “Ai kështu është, është natyral dhe ndoshta më i çmendur se unë,” – thoshte duke e përsëritur disa herë Rosi.

Shkëndija Mes të dyve në pistë nuk kanë munguar shkëndijat, si në Mizano, kur Simonçeli nuk u tremb aspak se kishte përpara një pilot të atij kalibri, madje e parakaloi ashtu si dinte ta bënte më mirë, në mënyrë spektakolare. “Në këto momente vetëm mund t’i afrohem, pasi nuk e kam mundësinë që t’i përgjigjem,” – tha në atë kohë Valentino.

Por më pas trajektoret e këtyre dy pilotëve nuk u kryqëzuan më, deri në atë kthesë të errët të 11-të të pistës së Sepangut. Si gjithmonë, gjithçka ndodhi në një fraksion sekondi dhe Rosi nuk pati as kohën që të mendonte një reagim. Kështu vendosi të kthehej në bokse, një rikthim që u duk i gjatë dhe i tmerrshëm, një moment shprese deri në lajmin e tmershëm të dhënë nga Karmelo Ezpeleta, shefi i Dornas. Më pas, vetëm lot…



“Valentino nuk do të tërhiqet nga sporti”!

“Valentino nuk po mendon që të tërhiqet nga sporti, më vjen keq që qarkullojnë lajme të tilla në momente si ky.” Kjo është fraza që është publikuar sërish në Twitter, Alesio Saluci, që njihet nga të gjithë si Ucio, miku i ngushtë i Valentino Rosit, i cili ka përgënjeshtruar thashethemet që kanë qarkulluar në këto dy ditë, sipas të cilave “Doktori” kishte ndërmend ta mbyllte karrierën pas aksidentit tragjik në Sepang, ku kampioni nga Tavulia u përfshi në mënyrë të pavullnetshme në vdekjen e mikut të tij, Marko Simonçeli.



Përse iu hoq skafandra gjatë aksidentit?!

Skafandra e Marko Simonçelit, që iu hoq gjatë aksidentit është sekuestruar dhe është marrë nga personeli i IRTA-s. Vetëm Mauricio Vitali, ish-pilot dhe përgjegjës në pistë i skafandrave AGV dhe Dainese, skafandër që mbante dhe piloti romanjol, mundi ta ekzaminojë. “Shihet një shenjë e një gome në krahun e djathtë të skafandrës. Impakti ka qenë as i forte, sa rripi që e mban të lidhur skafandrën me pilotin, është këputur.

Një gjë normale në raste të tilla. Duke patur parasysh se çfarë aksidenti ishte, skafandra është në gjendje të mirë, nuk ka shenja të dyshimta. Për fat të keq, këndi i goditjes ka qenë deciziv edhe pse shpejtësia nuk ishte shumë e madhe. Ngushëlloj edhe një herë familjen e Simonçelit.”
 
Pe: R.I.P. Marco Simoncelli

Eshte edhe nje teme tj per kete, por jo tek sportet...
 
Pe: R.I.P. Marco Simoncelli

Nuk e di...por ky ka pas bo sport dhe ketu i takon.....
 
Pe: Vdes piloti marco simoncelli

R.I.P!
 
Pe: Vdes piloti marco simoncelli

Paolo Simoncelli (Babai i Marcos) : - "Nje minut heshtje ne garen e Valencias ??? Nuk jam dakort.....do ishte me mire nje minut zhurme motorrash duke i bashkuar te gjitha kategorite (125,250,500 kubik) te gjitha se bashku ti japin gaz per nje minut.
 
Pe: Vdes piloti marco simoncelli

Pista e Misanos merr emrin Marko Simonçeli

Pista e Misanos në motoçiklizëm, që ndodhet në San Marino, do të marrë emrin e ish-pilotit italian Marko Simonçeli, që u nda nga jeta 2 javë më parë, gjatë garës së Sepangut, në Malajzi. Vendimi është marrë dje nga këshilli drejtues i këtij cirkuiti, që në unanimitet vendosi të ndryshojë emrin e pistës. “Një vendim i ardhur natyrshëm.

Ne do t’ia dedikojmë pistën pilotit italian, familjes së tij, qindra e mijëra tifozëve të tij që e admironin për kujaron dhe thjeshtësinë. Ne jemi të lumtur që ‘tia dedikojmë Markos pistën tonë, një i jashtëzakonshëm në sport dhe jashtë tij,” – ka thënë dje për mediat Luka Caloiacovo, përgjegjës i këtij piste. Ai më tej shtoi: “Së shpejti do të takoj familjarët e Simonçelit dhe do t’u jap këtë lajm. Marko do të jetë një prej nesh gjithnjë dhe kjo pistë do të jetë përgjithnjë e tij.”

Motoçiklizwm: Valencia, ndalesa e fundit sezonale

Këtë fundjavë, në pistën e Valencias, në Spanjë, do të zhvillohet gara e fundit sezonale e motoçiklizmit, në të trija kategoritë. Ky do të jetë një rikthim i vështirë në pistë për pilotët, sidomos për ata të Moto GP, pas vdekjes dy javë më parë të pilotit italian Marko Simonçeli, në pistën e Sepangut (Malajzi). Garat e kategorisë 125cc do të zhvillohen në orën 11.00 e më pas do të jetë radha e kategorisë Moto2, në proën 12.15 dhe më pas do të garojnë pilotët e kategorisë më të rëndësishme, Moto GP (ora 14.00).

Ski: S’ka dëborë, anulohet gara e sllallomit në Levi

Vapa e madhe që ka pushtuar veriun e Europës ka bërë që një nga etapat e Kupës së Botës në ski, ajo e Levit në Finlandë, të mos zhvillohet. Tepmeraturat e larta të regjistruara kanë detyruar organizatorët që të anullojnë garat e sllallomit për femra dhe atij për meshkuj, që ishin të parashikuara të zhvilloheshin më 12 dhe 13 nëntor. Të gjithë prisnin rënien e temperaturave dhe rënien e dëborës, por kjo gjë nuk ndodhi. Federata Ndërkombëtare e Skive pritet të vendosë se ku do të zhvillohet gara e ardhshme
 
Pe: Vdes piloti marco simoncelli

R.I.P Super Sic :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top