Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

mcdonalds-291x250.jpg



Jean McDonald, 64-vjeçe nga Britania është një grua e rrallë. Ajo kapërceu pragun mes dy botëve pasi vdiq për 30 minuta dhe më pas u ringjall përsëri.
Gjithçka konfirmohet prej mjekëve që thonë se e moshuara humbi çdo shenjë dhe çdo gjurmë jete për 30 minuta dhe më pas i ringjall sërish.
Gruaja kishte pësuar disa infarkte zemre njëherësh ndërsa familjaret thirren ambulancën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Mjekët thanë se rrugës për në spital, zemra e 64-vjeçares pushoi. Ata bënë të pamundurën me anë të aparaturave për ta mbajtur në jetë edhe për disa minuta.
Të gjithë menduan se 64-vjeçarja vdiq ndërsa familjarët nisën t’i këpusnin nga një fije floku për të patur një shenjë prej saj dhe ndërsa i shoqi e puthi për herë të fundit.
Në këtë kohë, zonja McDonald iu përgjigj të shoqit më një puthje, duke dhënë shenjat e një njeriu që ishte zgjuar prej gjumit të thellë.
Mjekët janë habitur pasi prej disa minutash e kishin shpallur të vdekur. Për rreth gjysmë ore asnjë organ i saj nuk ishte në jetë. Zonja McDonald tani është në gjendje që të ushqehet, të ecë, të bëjë banjë.
Mjekët nuk arrijnë ta shpjegojnë çfarë ka ndodhur, ndërsa familjarët thonë se e gjitha kjo është një mrekulli.

B:LajmiFundit
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

awwww kjo po.... se kisha degju na i her u habita....!!!
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

WoooW amezing lol thane si qe ande lol cfare bote kishte ande
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

awwww kjo po.... se kisha degju na i her u habita....!!!

hahaha,.dashuria gjithmone habite,.te len pa fryme..por dhe te kthen frymen...
drejt une si besoj shume mrekullite,por dhe mua me beri pershtypje,..por kam iden qe mjeksia eshte shume mbrapa ne krahasim me zhvillimin e trurit dhe trupit njerzore,..ndaje disa fenomene jane te pashpjegushme akoma..
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

Loves... I bie te fiket :D

Ps: Pret ringjallje :P
 
Titulli: Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

Të shkretët beqarë/e nuk do ketë më njeri të na shpëtojë . Po vdiqëm ëhë........... nuk ka puthje që prish magjinë LOL LOL
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

E shikoni cfar ben puthja :P
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

E pastaj thone qe nuk ekzistojne perrallat ncncnc
Ia psh perralla e bukuroshes se fjetur ekzistoka.

Po burri mos ka dashur vertete te ndodhte ashtu :D
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

Antonia, mos harro dhe Borebardhen... Ahhh dashuria :)
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

Ajo mu kujtua e para :d, por meqe kjo skish ndonje molle ne fyt..
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

Ku esht ky qe ngjallka me nje puthje se ka ca vite me ka vdek gjyshia mua ishalla po e gjej ta nmgjall :D:D
 
Pe: Vdes për 30 minuta, ringjallet pasi burri i dha puthjen e fundit

Nuk eshte ndonje rast per tu habitur, fat i asaj qe eshte ngritur ne ate moment, me aq pak sa di une, keto quhen vdekje klinike, qe nenkupton se c`do organ i trupit kalon ne nje gjendje pasive... Jan te shumta rastet si puna e kesaj, shumica pasi kan dale nga nje gjendje e tille kan vdekur vertet nga frika se jane gjendur te mbyllur ne nje arkivol...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back