Jean McDonald, 64-vjeçe nga Britania është një grua e rrallë. Ajo kapërceu pragun mes dy botëve pasi vdiq për 30 minuta dhe më pas u ringjall përsëri.
Gjithçka konfirmohet prej mjekëve që thonë se e moshuara humbi çdo shenjë dhe çdo gjurmë jete për 30 minuta dhe më pas i ringjall sërish.
Gruaja kishte pësuar disa infarkte zemre njëherësh ndërsa familjaret thirren ambulancën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Mjekët thanë se rrugës për në spital, zemra e 64-vjeçares pushoi. Ata bënë të pamundurën me anë të aparaturave për ta mbajtur në jetë edhe për disa minuta.
Të gjithë menduan se 64-vjeçarja vdiq ndërsa familjarët nisën t’i këpusnin nga një fije floku për të patur një shenjë prej saj dhe ndërsa i shoqi e puthi për herë të fundit.
Në këtë kohë, zonja McDonald iu përgjigj të shoqit më një puthje, duke dhënë shenjat e një njeriu që ishte zgjuar prej gjumit të thellë.
Mjekët janë habitur pasi prej disa minutash e kishin shpallur të vdekur. Për rreth gjysmë ore asnjë organ i saj nuk ishte në jetë. Zonja McDonald tani është në gjendje që të ushqehet, të ecë, të bëjë banjë.
Mjekët nuk arrijnë ta shpjegojnë çfarë ka ndodhur, ndërsa familjarët thonë se e gjitha kjo është një mrekulli.
B:LajmiFundit