Vdes njeriu më i moshuar në botë

redi-

Anëtar i Respektuar
Njeriu më i moshuar në botë, amerikani Uolter Bruning u nda nga jeta në moshën 114 vjeçare.

Një zyrtar në qendrën për të moshuar ku jetonte zoti Bruning në shtetin Montana thotë se ai vdiq dje.

Uolter Bruning ishte shtruar në spital që në fillim të prillit, me probleme shëndeti të paspecifikuara.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, ai veçoi si faktorë për jetëgjatësinë e tij faktin që hante vetëm 2 vakte në ditë, kishte punuar sa kishte mundur dhe kurrë nuk i ishte trembur vdekjes.

Uolter Bruning kishte lindur më 21 shtator, 1896 në shtetin Minesota dhe kishte punuar për kompaninë hekurudhore për 50 vjet.

nga: Lajme | SHQIP
 
Back
Top