Ngadalë vdes kush bëhet skllav i zakonit, duke përsëritur çdo
ditë të njëjtën rrugë,
Kush nuk ndryshon marshin
Kush nuk rrezikon edhe të ndryshojë ngjyrën e rrobave,
Kush nuk iu flet të panjohurve.
Vdes ngadalë ai që shmang një pasion,
Kush preferon të zezën mbi të bardhën
dhe pikat mbi "i" më tepër se një grup emocionesh,
pikërisht ato që ti bëjnë sytë të shndrisin,
ato që kthejnë një gjë të mërzitshme në një buzëqeshje,
ato që e bëjnë zemrën të rrah përballë
gabimit dhe ndjenjave.
Ngadalë vdes kush që nuk rrokullis tryezën,
Kush është i pakënaqur në punë,
Kush nuk rrezikon sigurinë për pasigurinë
për të ndjekur një ëndërr
Kush nuk ja ka lejuar vetes të paktën një herë në jetë
ti shpëtoj këshillave të dobishme.
Ngadalë vdes kush nuk udhëton,
Kush nuk lexon,
kush nuk dëgjon muzikë,
kush nuk gjen hire në veten e tij.
Vdes ngadalë ai që shkatërron vetë-respektin,
Kush nuk kërkon ndihmë
Kush kalon ditët e tij duke u ankuar për fatin e keq apo
për shiun e pandërprerë.
Ngadalë vdes ai që braktis një projekt para se ta filloj
Kush nuk bën pyetje mbi tema që nuk i di,
Kush nuk përgjigjet kur dikush i kërkon diçka që ai e di.
Le të shmangim vdekjen në doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të qenit gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe se sa gjesti i thjeshtë
i frymëmarrjes.
Vetëm durimi djegës do të çojë në arritjen e
një lumturie të shkëlqyer.
Qeveria.eu Aurel Mucaj